Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ministria e Diasporës u mbyll; Diaspora, problemet dhe përparësitë e saj mbeten
Ruben Avxhiu*
Krijimi i Ministrisë së Diasporës, që kryente një punë e cila mund të mbarohej fare mirë nga drejtori përkatëse në ministritë e Jashtme, të Arsimit e të Kulturës, mund të kritikohej si një fryrje e panevojshme e administratës shtetërore në Shqipëri.
Sigurisht ministria nëse bazohej mbi një vizion të përcaktuar mirë e një strategji të ndërtuar me largpamësi e sinqeritet, përtej përfitimeve e propagandës partiake, me shpirt mbarëkombëtar e ideale humaniste do të ishte diçka e mrekullueshme. Mirëpo, pakkush kishte iluzione në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, mbyllja nuk është për t’u gëzuar. Ministria e Diasporës në Shqipëri shton listën e gjatë të projekteve të nisura me bujë e të lëna në mes të rrugës. Me investime që mund të ishin menduar e përdorur ndryshe.
Jo më kot bashkatdhetarët janë shpesh mosbesues, cinikë, e të painteresuar për nismat që vijnë nga atdheu. Zakonisht nuk shkojnë askund, rrëmbehen nga disa individë, krijojnë një zhurmë të përkohshme, disa rezultate të vogla, ngacmojnë inate e smira të reja e të vjetra në tregun e konkurrencës patriotike, e në fund shuhen sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.
Tani jeta njerëzore kjo është. Provo e dështo, deri sa të arrish diçka që funksionon për një kohë të gjatë. Ndoshta vjen një qeveri që nuk do të mendojë për ciklin zgjedhor të radhës apo për bujën e personale të momentit dhe do të hedhë një themel serioz për bashkëpunim me diasporën. Është mbase një shpresë e kotë, por shpresa është shpesh e vetmja gjë që na mbetet.
Në një plan praktik, të komunikosh dhe bashkëpunosh me diasporën është një mision i papërmbushshëm sepse diaspora është shumë e shpërndarë gjeografikisht, shumë e decentralizuar, dhe shumë e ndërlikuar. Asnjë qeveri apo parti politike nuk mund ta mbulojë me një batanije te vetme partiake, ideologjike, programore etj. As nuk do të ketë ndonjëherë një udhëheqës apo organizatë që mund të thuash kjo është dhe nuk ka tjetër që flet për diasporën. Kjo nuk është detyrimisht diçka e keqe. Përkundrazi, konkurrenca ka sjellë fryte të mëdha, sidmos në lobimin në Washington e nivele të tjera të politikës edhe biznesit. Sigurisht ka pasur probleme dhe anë negative. Në këtë drejtim nuk kemi asnjë dallim nga të gjitha komunitetet e tjera etnike në SHBA.
Kjo larmishmëri është edhe mburoja më e mirë kundër çfarëdo manipulimi e përpjekje për kontroll nga politika në atdhe. Kjo sjell edhe dyshimin e politikës dhe ngurrimin për të na bërë pjesë të proceseve politike e zgjedhore aty. Me diasporën vjen një përmasë lirie që nëse ia hap derën vërtet i gjithë kombi shqiptar mund të përfitojë jashtëzakonisht. Nuk do të ndodhë me elitën e tanishme politike sidomos në Tiranë.
Ideale do të ishte që nga “rrënojat” e ish-ministrisë së Diasporës të nxirren mësime e të përdoret përvoja për projektet e ardhshme. Se si mund të bëhet nuk e di. Mbase në shpresë të reflektimit dhe komenteve të atyre që punuan me të duke nisur nga ish-ministri Pandeli Majko, nga ata që e krijuan dhe pastaj e shuan, me në krye kryeministrin Edi Rama, nga ata që përfituan deri diku në diasporë, mbase shkollat që morën abetare e ndonjë ndihmë materiale, ata që pritën diçka tjetër e mbetën të zhgënjyer nga nisma, ata që i ndenjën larg në parim etj.
Në një farë mënyrë të gjitha ministritë duhet të jenë të diasporës, sepse kontributi e komunikimi me diasporën është në të gjitha nivelet e jetës. Kryeministri i tanishëm e shumë prej zyrtarëve shqiptarë kanë jetuar vetë me vite jashtë vendit e mund të kishin përfunduar fare mirë emigrantë. Njerëz të afërt të familjeve të tyre janë emigrantë. Gati çdo familje shqiptare e ka dikë të afërt në emigrim. Ne jemi një komb me një këmbë brenda e një këmbë jashtë atdheut. Nuk është e lehtë ta strukturosh këtë marrëdhënie mes popullsisë së ikur dhe asaj të mbetur, por në një botë që bëhet gjithnjë e më e vogël, gjetja e një rruge është e pashmangshme.
*Kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38