Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Lisandër Hoxha
Shtetet monokratike kanë si tipar të tyre kryesor përqendrimin e të gjitha pushteteve te një njeri.
Kur ligjet nuk burojnë nga legjislativi, por nga monokrati, duke bërë që Parlamenti të humbasë rolin e tij kontrollues ndaj Qeverisë.
Kur institucionet e pavarura kthehen në shërbëtorë të monokratit dhe e humbasin pushtetin e tyre dhe rolin balancues.
Kur Kushtetuta dhe ligjet e vendit zbatohen sipas humorit dhe interesit të monokratit.
Kur pushteti bëhet një mjet për të sunduar dhe jo për të shërbyer.
Në Monokraci sovrani nuk është më qytetari, por është sunduesi.
Ky tashmë është rasti i Shqipërisë.
Jemi kthyer në nje Monokraci, të cilën e drejton Edi Rama.
Të gjitha ligjet që Parlamenti miraton burojnë nga vullneti i tij.
Parlamentarizmit i ka humbur vlera dhe kuptimi, sidomos pas vitit 2019 kur opozita e kohës la mandatet dhe u zëvendësuan vendet e tyre nga disa njerëz që nuk përfaqësonin asgjë në politikë.
Aty nisi edhe transformimi i jetës parlamentare, duke i humbur rëndësinë dhe kuptimin deputetit.
Parlamentarizmi ynë, edhe për shkak të mënyrës se si hartohen listat, ka ardhur në përkeqësim të dukshëm, duke i zbehur rolin jetik në demokraci të zgjedhurit të popullit.
Edi Rama ka përfituar nga kjo situatë duke lënë në listat e tij vetëm elementë kamikaz të partisë së tij, të cilët për mua duhet të identifikohen me shprehjen e famshme të Taulant Ballës thënë Ben Blushit, “ne e duam më shumë Partinë se Shqipërinë.”
Kjo i përmbledh të gjitha sjelljet e papërgjegjshme të Partisë Socialiste, e cila mban dhe barrën e të qënurit parti qeverisëse.
Edi Rama e ka asgjesuar Parlamentin, duke ndërmarrë vendime të njëanshme me anë të deputetëve kamikaz.
Ai ndryshoi i vetëm ligjin për komisionet hetimore, duke i kufizuar opozitës të drejtën e saj universale për të ekzistuar si alternativê në politikë përmes kontrollit dhe kontestimit të shpenzimeve publike të saj.
Monokrati Rama ka ushtruar presion ndaj të gjitha institucineve kushtetuese dhe të pavarura deri sa i ka zëvendësuar ato me kamikazë partiak.
Që nga ILDKPI deri te KLGJ,KLP, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, KLSH, KQZ, Presidenti i Republikës, INSTAT, AMA, etj.
Kjo, sepse pushtetin ky njeri nuk e ushtron dot ndryshe, përveç se i vetëm.
Edi Rama e urren kontrollin mbi të. Ai nuk mund të pranojë se disa pushtete nuk i përkasin atij.
Për këtë arsye është kujdesur personalisht që kamikazët partiak të zgjidheshin në drejtim të këtyre institucioneve.
Kjo ka bërë që anomali të ndryshme të sistemit demokratik të kthehen në defekte të sistemit dhe në precedent jo demokratik.
Një rast konkret është çështja e pazgjidhur juridikisht e vulës së Partisë Demokratike.
Në një shtet demokratik kjo do të zgjidhej për 30 ditë.
Në Monokracinë tonë kjo çështje zvarritet prej dy vitesh gjykatave pa asnjë kuptim.
Nëse do të kishim një demokraci funksionale i gjithë sistemi do të reagonte ndaj këtij skandali.
As Presidenti i Republikës, as Parlamenti dhe asnje institucion tjetër i pavarur nuk reaguan.
Ka edhe disa raste të tjera se si qeverisja në Shqipëri paraqitet si Monokraci, pasi të gjitha pushtetet janë grumbulluar në duart e Edi Ramës.
Kjo ka bërë që edhe ligjet e vendit të shkelen lirisht pa patur pasoja.
Një rast tipik janë hartimi i ligjeve “nominative”, ku Monokrati “qëras” me asete publike ndonjë biznesmen/mik të tij.
Rasti i ligjit për ndërtimin e Tetarit të ri Kombëtar apo ligji për bazën ushtarake të Marinës në Sarandë tregojnë për vetëbesimin e Monokratit se asnjë pasojë nuk do të ketë nga veprimet e tij, pasi i kontrollon vetë të gjitha pushtetet.
Kjo ka bërë që korrupsioni të bëhet një normë në qeverisjen e Edi Ramës, duke e kthyer Shqipërinë me dekada pas në aspektin e zbatimit të ligjit.
Në fakt, edhe vetë Monokrati Rama e quan ligjin “kinezëri” apo mall të dobët, pasi vendosi ta shkelte atë publikisht gjatë zgjedhjeve lokale.
Ai me bindjen e tij dhe në shkelje të ligjit zgjedhor vendosi të shpërblente rreth 680 mijë pensionistë me 5 000 lekë gjatë fushatës zgjedhore.
Asnjë institucion nuk reagoi për këtë skandal.
Kjo është dëshmia se në Shqipëri sundon një njeri i vetëm, Edi Rama.
Të gjitha pushtetet e tjera janë thjeshtë makiazhi i një demokracie që nuk ekziston.
Edhe vendimet e institucioneve të tjera jashtë qeverisë janë të dakordësuara më parë me të.
Drejtësia është plaga më e madhe nga të gjitha.
Asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar që punon sot në sistemin e të ashtuquajturës “drejtësi e re”, nuk tregon dot integritet dhe profesionalizëm për shkak të presionit të Monokratit Rama.
Ata pak prokurorë dhe gjyqtarë që u shpëtuan filtrave partiak të familjarëve të kamikazëve socialistë, që u zgjodhën në institucionet e vettingut, nuk e përballojnë dot presionin e monokracise.
Vendimet e tyre penale ndaj disa ish zyrtarëve publik lënë për të dëshiruar.
Ish Ministri i Brëndshëm, që kanabizoi vendin, u dënua më pak se një adoleshent që arrestohet me 5 gram kanabis.
Ish Kryetari i Bashkisë Durrës, Ish Ministri i Mjedisit, etj., po përballen me akuza qesharake në raport me peshën e fajit të tyre.
Edhe veprimet e SPAK ndaj Kryetarit të PD, Sali Berisha, dëshmojnë se ligji dhe Kushtetuta nuk janë norma që rregullojnë punën e tyre, por ështe urdhri i monokratit që prevalon.
“Drejtësia e Re” nuk ka asgjë të re në të.
Nëse puna e tyre është të paraqesin si sukses statistika shpërndarësish droge, ndërkohë që vendi ynë është kthyer në furnizuesin kryesor të Europës me kokainë, kjo është zhgënjyese.
Sot, edhe partnerët tanë europian dhe amerikan e kanë kuptuar se Monokracisë Rama i duhet dhënë një goditje përfundimtare.
Shqipëria nuk është më një partner i besueshëm, pasi korrupsioni madhor i Qeverisë Rama ka kaluar të gjitha limitet.
Partnerët tanë janë seriozisht të shqetësuar për fatin e Shqipërisë.
Për këtë arsye, Europa ka ndaluar procesin e integrimit dhe vendos kushte shtesë në çdo samit, ndërsa Shtete e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë “block” Edi Ramës sepse kanë “frikë se mos i korrupton”, ashtu siç veproi me Charls Mcgonigal.
Sot, Rama është delja e zezë e Europës.
Shqiptarët, që të ndryshojnë përditshmërinë e tyre, duhet te rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti.
Nëse ankohesh për çmimin e naftës, fajin e ka Edi Rama.
Nëse nuk ke zgjidhur çështjen e pronës, fajin e ka Edi Rama.
Nëse je i/e papunë, fajin e ka Edi Rama.
Nëse nuk të del pensioni që të mbijetosh, fajin e ka Edi Rama.
Nëse ankohesh për shërbime të caktuara publike, fajin e ka Edi Rama.
Pa larguar Edi Ramën, ky vend nuk do të ketë demokraci, ndarje pushtetesh, drejtësi të pavarur, zhvillim dhe progres.
Monokracia merr fund ditën kur qytetarët të mblidhen te dera e Kryeministrisë për të mos ikur pa u larguar Monokrati Rama nga pushteti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38