Flash News

E-TJERA

Çmontohet grupi kriminal shqiptar i narkotikëve në Katalonjë, pesë në pranga

Çmontohet grupi kriminal shqiptar i narkotikëve në

Autoritetet spanjolle kanë “çmontuar” një grup kriminal shqiptar që vepronte në Katalonjë, i specializuar në kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës. Sipas mediave spanjolle, hetimi filloi në fund të vitit të kaluar, kur policia katalanase Mossos d’Esquadra zbuloi aktivitet të dyshimtë në një magazinë industriale në Cervera, në rajonin e Segarrës. Ky hetim zbuloi një plantacion të madh marijuane dhe çoi në arrestimin e disa personave të dyshuar.

Në bastisjen e parë në Cervera, autoritetet gjetën 277 bimë marijuanë dhe 600 vazo bosh. Instalimet ishin të pajisura për kultivim intensiv me ajrim, ndriçim industrial dhe sistem ajri të kondicionuar. Pas kësaj, një plantacion i dytë u gjet në Manlleu, në Osona, ku u sekuestruan 567 bimë marijuanë dhe u arrestua një person tjetër i përfshirë në grup.

Operacioni i policisë përfshiu gjithashtu kontrollin e disa apartamenteve, ku u arrestuan pesë persona të tjerë dhe u sekuestruan 75 kilogramë sytha marihuanë të gatshme për shpërndarje, 10,900 euro në para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera totale e drogës së sekuestruar në tregun e zi arrin në 482,500 euro.

Ky aksion ka shpërbërë një grup të rrezikshëm të përfshirë në krime të lidhura me narkotikët, duke parandaluar kështu shpërndarjen e drogës në të gjithë Katalonjën.

Të fundit