Flash News

OPINEWS

Mos u bëj intelektual!

Mos u bëj intelektual!

Bota nuk ka nevojë për shumë intelektualë. Shumica e njerëzve nuk kanë as talentin dhe as shijen për punë intelektuale, dhe shumëçka mbetet e admirueshme dhe e mirë në jetën njerëzore (dashuria, vetë-sakrifica, drejtësia, pasioni, martirizimi, shpresa), ka pak ose aspak lidhje me atë që bëjnë intelektualët. Aftësitë intelektuale, madje edhe madhështia intelektuale, ka po aq gjasa të bashkëshoqërohet nga vesi si edhe virtyti moral. Dhe bota (të paktën bota amerikane), ka pa interes dhe pak shpërblime për intelektualët. Jeta e një intelektuali është vetmitare, e vështirë, dhe zakonisht varfanjake; mos iu fut nëse shpreson për diçka më shumë se aq. Mos e ndërmerr nëse mendon se vokacioni intelektual është më i rëndësishmi që ekziston: nuk është! Mos e ndërmerr, nëse ke më të voglën njollë të përbuzjes apo mëshirës për ata pa talente intelektuale: nuk duhet t’i kesh. Mos e ndërmerr nëse mendon se do të të bëjë njeri më të mirë: nuk të bën! Ndërmerre, vetëm dhe vetëm, nëse asgjë tjetër nuk të duket e mundshme.  

*Paul J. Griffiths është Profesor i Teologjisë katolike në Duke Divinity School. Në shqip nga anglishtja: Politiko.al

Të fundit