Flash News

OPINEWS

Naun Shundi vdiq - po vajza e tij duhet të jetë krenare

Naun Shundi vdiq - po vajza e tij duhet të jetë krenare

Nga Hysni Gurra

Naun Shundi ishte nga të paktët aktorë që i qëndroi betejës për mbrojtjen e teatrit deri në ditën e shpërthimit të godinës me dinamit nga Edi Rama.

Ai nuk shkoi kurrë të takojë Erion Veliajn në zyrë, siç bënë shumë kolegë të tij, që u futën me mendjen e tyre dhe dolën me mendjen e Veliajt nga takimi: “po të shkoj, më duket sikur jam korruptuar”, - thoshte.

Shumë aktorë ose u mashtruan nga Veliaj e Rama ose u blenë. Ata pak që mbetën, dikush gjeti strehë te opozita, por Naun Shundi nuk shkoi as atje.

Nuk e la veten të përdhunohet nga pusheti, as të lëpihet te opozita si qëndrestar, sepse ai ishte aktor i ndershëm. Ai besonte se teatri duhet të udhëheqë shoqërinë drejt përsosjes morale.

Bëri teatër të tijin, me paratë e veta, kur fare mirë mund të dilte nga zyra e Erion Veliajt me një projekt të financuar nga ato harabelat e çiftit kryebashkiak.

Më pat thënë dikur, në fund të një shfaqje që kishte lexuar librat e shenjtë, Biblën dhe Kuranin, ishalla edhe ka arritur të besojë dhe të gjejë më të mirën në botën tjetër.

Këtë botë e la me nder, iku si njeri i “varfër” prej parimit të fortë të ndershmërisë, jo se nuk iu dha ndonjëherë mundësia të kishte pak më shumë para. Iku dhe la një postulat që si bëhet rrisk kujdo ta formulojë ashtu për atë se çfarë përfaqëson ky pushtet që sundon Shqipërinë për më shumë se një dekadë: “nuk shkoj në ato zyra, se më duket sikur jam korruptuar. Jam shumë rehat si i varfër.”

Vajza e tij duhet të jetë shumë krenare që pati baba një aktor të madh, për më shumë, që pati e pati të ndërshëm.

 

Të fundit