Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vincenzo del Monaco*
Premisa: flas në cilësi krejtësisht personale. Uroj të mos më dëboni.
U jam posaçërisht mirënjohës Miqve të mi Françeskanë që përsëri po më japin nderin të marr fjalën në një ngjarje kaq të veçantë, e cila është shumë kuptimplotë, jo vetëm për Kishën katolike por edhe për Shqipërinë. Siç e dimë, rrëfimi ruhet nga sekreti i zemrës, por më lejoni të “hap zemrën” dhe të ndaj me ju se sa të vështirë e pata të mendoja për ditën e sotme dhe të gjeja se ç’gjë të mençur mund të thoja kur tema në fjalë ka të tillë rëndësi të jashtëzakonshme dhe shkon përtej suazës së përditësisë sime: martirët, “milites Christi”, «ushtarët e Krishtit», ata që ndajnë pasionin e Krishtit pa iu nënshtruar polisit pagan, duke dhënë jetën (mbase është më mirë të them duke rilindur përmes vdekjes) dhe duke falur pastaj përndjekësit e tyre. Martirë në “bërje” e martirë në “qenie”. Si Át Anton Harapi, si i përndrituri Gjon Shllaku. Si Át Fishta, të cilin e përkujtuam rishtazi në Shkodër. Si shumë e shumë të tjerë. Të gjithë viktima të “sipërores së sipëroreve”, po ta përkthejmë në gramatikën e ditëve tona: barbaria më e skajshme.
Mbase nuk është rastësi - dhe e them më shumë si pyetje se sa si pohim - që Kisha e Romës e bën të sajën çështjen e martirëve, duke vendosur Shën Shtjefnin, protomartirin, në kalendar menjëherë pas ditës së Kërshëndellave.
Bëhet fjalë për dëshmi të jashtëzakonshme të Besimit, atij Besimi që lind nga e dëgjuara dhe jeton prej dashurisë. Thotë Ungjilli i Markut i të dielës së fundit të tetorit: duaje të afërmin, pra këtë përmasë të dyfishtë e të krishterit: vertikalisht (Perëndia) dhe horizontalisht (i afërmi), kaq të pandashëm, dhe që formësojnë qenien e të krishterit. Dhe mbase edhe tani duhet ta formuloj fjalinë në formë pyetjeje: i afërmi nuk duhet në emër të Perëndisë, por nëse e duam të afërmin, a nuk është kjo rruga e saktë për të mbërritur te Perëndia? Pra, njeriu që nuk është thjeshtë instrument, ai që nuk poshtërohet. Por ai njeri që bëhet pjesë veprore e të kërkuarit të Perëndisë. “Kush të krijoi pa ndihmën tënde, nuk mund të të shpëtojë pa tënden ndihmë”, shkruan Agustini në predikimet e tij. Paragraf që San Josemaría e komenton si më poshtë: “I kuptoj shumë mirë ato fjalë të peshkopit të Iponës, që janë himn i mrekullueshëm i lirisë. Në fakt, secili prej nesh — ti, unë — e ruan mundësinë — të trishtën fatkeqësi — të ngrejë krye ndaj Perëndisë, ta prapësojë — mbase jo zëshëm, por me sjellje — ose të thërrasë: Nuk duam që ai të vijë e të na mbretërojë (Miqtë e Perëndisë)”.
Personalisht, me ka mrekulluar përherë hareja e krishtërimit, ngazëllimi françeskan, lumturia e ritualit të përmbylljes së meshës, ato fjalët “shkoni në paqe”, që u japin ritmin hapave të ditës sonë, duke refuzuar hidhërimin, përtacinë. Duke refuzuar mëkatet vdekjeprurëse, të cilat, në një parashtrim të mrekullueshëm, Enzo Bianchi përshkruan se i përkasin vetëm njeriut (grykësinë dhe veset e tjera më të vogla i kanë edhe kafshët) dhe që dukshëm janë veset më të këqija, deri në kulmin e shitmëndjes: Ikari që fluturoi drejt diellit harroi që krahët i kishte të ngjitura me dyllë. Marrim zemëratën, vesin që gdhendet në çehre, të cilën askush nuk mundi ta përjetësojë më mirë se sa Leonardo da Vinci në pikturën kushtuar Betejës së Angiarit, pikturë që humbi, por që u soll përsëri në jetë nga Rubensi, me atë zallamahi njerëzish, dorísh e shpatash lakore. Zemërata, kjo pararendëse e vrasjes së parë në historinë njerëzore, vëllavrasja ndërmjet Kainit dhe Abelit.
Po i krishteri, çfarë bën: ai krijon tjetër peizazh. Skicon skajin tjetër, pra, dashurinë për armikun, marrëzi kjo për mendjen e zakonshme, për kulturën e unit dhe të “kështu ma ndjenit”. Pikërisht ai pejzash i krijuar nga martirët françeskanë të cilët përkujtojmë sot. Të tillë deri në fund, pasi “nëse nuk arrin të duash njeriun që e sheh, si mund të duash Perëndinë që nuk e sheh”.
Nuk e di nëse Besimi i martirëve ka qenë gjithmonë i palëkundur. Në mënyrë egoiste, nga pikëpamja ime shumë prej të vdekshmi, do shpresoja që jo. Dhe prapë se prapë martirët janë dëshmitarë, dhe jo vetëm në rrafshin etimologjik, të atij Besimi që kurrë nuk e rreshti përzemërsinë, pavarësisht – ku i dihet – dyzimit.
Pyes veten – dhe vërtetë shpresoj – se mos Perëndia na do më të lumtur se të fortë. Se mos na do në normalen tonë, mbiemër për të cilin në një artikull të kohëve të fundit me titull arti i gjetjes së vetvetes, autori Alessandro D’Avenia na kujton se si ai vjen nga norma, d.m.th. “ai instrumenti, goneja kënddrejtë që përdoret nga muratorët për ngritjen e një muri të drejtë. Njerëz normalë që nuk rreshtin asnjëherë të ndërtojnë njeriun dhe të shumojnë jetën përreth aty ku jetojnë: me punën e tyre sqimatare (norma e sigurisë që zbatojnë dhe besnikëria ndaj thirrjes) bashkojnë forcat e shumë personave për t’i vënë në shërbim të të gjithëve”.
D’Avenia është gjithashtu autori i një libri shumë të bukur që i kushtohet një tjetër martiri, dom Pino Puglisit (Ajo që ferr nuk është), i cili në lagjen Brancaccio të Palermos u kthente të rinjve dinjitetin me anë të lojës, studimit dhe katekezës. Dom Pino u thoshte të rinjve të ecnin me kokën lart, pasi ky nuk është privilegj por dhuratë e brendatrupëzuar në qenien tonë nga Ati dhe jo nga xhelati. Ja ku shihet përsëri jeta e priftërinjve të përkushtuar ndaj studimit, ndaj mësimdhënies në shkollën e të gjithëve. Me vjen ndër mend ajo që ndodh në ato pjesë të botës ku vajzave të vogla dhe grave u mohohet liria e arsimit apo e sportit.
Dëshiroj ta përmbyll bashkëbisedimin tonë duke huazuar edhe njëherë disa rreshta të Alessandro D’Avenias, nga po ai artikull që pak më parë përmenda. Ne gjejmë përsëri veten, pra rilindim, kur dalim nga barku i nënës, kur e pranojmë jetën që na ka qëlluar dhe e nxjerrim në dritë dita ditës pak më shumë. Njeriu nuk është reagues si kafshët e tjera të kllaposura në të tashmen e vazhdueshme. Njeriu është veprues: ne zgjedhim dhe veprojmë, modelojmë kohën vetjake. Michelangelo gërryente nga mermeri atë çka ishte e tepërt për të gjetur thelbin; dhe në artin e të jetuarit ne jemi edhe skulptori edhe mermeri: të rilindësh dhe të orvatesh drejt veprës së artit brenda qenies. Përgjegjësi madhore kjo ku u takon të rinjve të pyesin veten dhe të reflektojnë, që të stërviten për një jetë blatuar veprimit, çka është ushtrim i lirisë. Ne të rriturve na mbetet të bëjmë çmos deri sa konteksti i përgjithshëm, pra demokracia dhe funksionimi konkret i saj, shenjtëria e të drejtave të njeriut, të mundësojnë terrenin pjellor për përparimin e qytetëruar të kombit.
*Fjala e Ambasadorit të OSBE në Tiranë, mbajtur dje në Katedralen Katolike në Tiranë, me rastin e 75 vjetorit të martirizimit të të Lumit At Gjon Shllkau dhe At Anton Harapit. Fjala u mbajt në kapacitet personal, jo në emër të OSBE.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38