Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç- gazeta Politika
Madje deri në 80 përqind e hebrejve izraelitë mendojnë se kryeministri duhet ta pranojë publikisht përgjegjësinë, po kështu mendojnë edhe 69 përqind e antarëve të partisë së tij konservatore Likud.
Shtatë tetori i vitit 2023 do të mbetet i ngulitur në kujtesën historike të Hebrejve si dita kur pas pikërisht një gjysëm shekulli pas Luftës së Yom Kipurit u përsërit ajo që Izraeli përsëri u gjend krejtësisht në befasi dhe jo i gatshëm t’i përgjigjet sulmit të armatosur.
Hamasi palestinez rrëzoi mitin mbi pathyeshmërinë e ushtrisë izraelite dhe të shërbimeve të sigurisë si më të mirat në botë. Çfarë kishte ndodhur që Izraeli u zu kaq i papërgatitur atë mëngjes? Përse sistemi i vëzhgimit në Gaza dhe rreth tij nuk dërgoi paralajmërime që mund të shpëtonin shumë jetë njerëzish? Si erdhi puna që askush në Izrael nuk dinte asgjë mbi planin e sulmit masiv, vrasjeve, rrëmbimeve të pengjeve, aksion për të cilin Hamasi punonte që prej një viti.
Bota është e ndarë. Izraeli dhe ata që e mbështetin, e drejtojnë gishtin për nga Hamasi, përgjegjësia direkte e të cilit për sulmet e tmerrshme dhe vrasjen e 1.400 njerëzve, kryesisht civilë, është jashtë çdo dyshimi. Ata që kanë simpati për palestinezët e shohin tragjedinë si rezultat i paevitueshëm i dekadave të pushtimit, represionit, shkeljes së të drejtave elementare të palestinezëve dhe kërkojnë përgjegjësi për tejkalimin e përdorimit të forcës në Gaza, vrasjen e 5.800 njerëzve dhe dëbimin e një milionë të tjerëve si dhe katastrofën humanitare të shkaktuar nga bllokimi i ushqimit, ujit, lëndëve djegëse dhe ilaçeve.
Askush nuk i’a mohon të drejtën Izraelit që të mbrojë banorët e tij, por është i detyruar të respektojë jus in bello, të drejtën për luftën, që është në fuqi si për agresorin ashtu edhe për mbrojtësin. Netanjahu asnjëherë nuk i respekton ligjet, përveç atyre që miraton ai vetë. Nuk e bën këtë as Hamasi.
Izraelitët kërkojnë përgjegjësi për të gjithë ata të cilët gjatë dy dekadave të fundit kanë marrë pjesë në krijimin e konceptit të sigurisë. Ministri i mbrojtjes Yoav Gallant, shefi i Shtatmadhorisë Herzl Halevi, drejtori i shërbimit civil të sigurisë Shin Bet Ronen Bar, shefi i sigurimit ushtarak Aharon Haliva, komandanti i forcave ajrore Tomer Bar, komandanti i forcave tokësore Rafi Milo, të gjithë deklaruan pothuajse njëzëri: nuk i’a arritëm. “Jemi këtu pikërisht për shkak të asaj se duhet tu them se më vjen keq. Më vjen keq që nuk mundëm t’ju shpëtojmë”, deklaroi ish shefi i Shtatmadhorisë dhe ish ministri i Mbrojtjes Benny Gantz, shefi i opozitës i cili ka hyrë në kabinetin e ri, duke folur në kibucin Kfar Azza, vendin ka Hamasi kreu një masakër.
Benjamin Netanjahu e drejton Izraelin si kryeministër në këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit. Ai, si arbitër i lartë i politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë, është edhe babai i strategjisë së forcimit të Hamasit me synimin për të dobësuar pushtetin autoritetit palestinez të Mahmud Abazit. Është përpjekur, në masën që opinioni publik izraelit e ka pranuar, të shkatërrojë të dy rivalët e krahëve palestinezë: Fatahun në Bregun Perëndimor dhe Hamasin në Gaza. Në fund nënvlerësoi kapacitetet ofensive të Hamasit, por nuk nxorri asnjë fjalë nga goja dhe nuk kërkoi falje.
“Netanjahu nuk është i aftë të shfaqë ndjenja njerzore sepse nuk është njeri. Sipas konceptit të tij, liderët e rangut të tij nuk kërkojnë falje. A ka kërkuar ndonjëherë falje perandori japonez Hirohito? A kanë kërkuar falje carët rusë? A kanë kërkuar ndonjëherë falje Donald Trampi dhe Vladimir Putini”- shkruan komentatori i njohur i gazetes “Haaretz”, Josi Verter.
Të presësh që Netanjahu do t’i kërkojë falje botës në një kohë që nuk e bën ketë për opinionin e tij publik është e kotë. Mbështetja pa kushte që mori nga presidenti amerikan Xho Bajden do ta bindë që ai nuk ka arsye të kërkojë falje, por edhe mbështetja ka limitet e saj. Bajdeni nuk është në mandatin e tij të dytë. Teksa kërkon 14 miliard dollarë ndihmë të jashtëzakonshme për Izraelin, duhet ta sjellë në kujtesë Xhorxh H.W. Bushin i cili në vitin 1991, pati mbështetjen e 90 përqind të amerikanëve për Luftën e Gjirit, por një vit më vonë u mund nga Bill Klintoni kur amerikanët filluan të shqetësohen për recesionin. Gjysma e demokratëve janë të gatshëm ta kritikojnë Bajdenin në rast të një mbështetje “tej mase”, ndërsa republikanët vetëm kalkulojnë.
Në orët e para pas invazionit në Negevin perëndimor dhe në fshatrat dhe kibucet nga ana izraelite e kufirit me Rripin e Gazës, shumë veta shtruan pyetjen: ku janë forcat mbrojtëse izraelite (IDF)?. Ishin në Bregun Perëndimor duke mbrojtur kolonizatorët në tokat e pushtuara apo – në shtëpi. Befasia ishte e plotë. Sulm në shabat dhe në festën e Shimhat Thoras, bash njëlloj si edhe në vitin 1973 kur egjyptianët sulmuan fshatrat e hebrejve përgjatë bregut të kanalit të Suezit në festën e Yom Kipurit.
Ku ishin anëtarët e kabinetit dhe kryeministri? Në udhëtime turistike apo duke postuar në Tuiter. Netanjahu ishte me pushime në një hotel luksoz. Hamasi sulmoi në orën 6:30 të mëngjesit. Karvani i Netanjahut u largua nga Cezareja në orën 8:00. Në televizor u shfaq katër orë më vonë.
U vërtetuan frikërat më të këqija të shumë izraelitëve të cilët për javë të tëra protestonin kundër planit të kryeministrit për ta nënshtruar gjyqësorin dhe për ta vënë nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv. Ishin të mendimit se bash para syve të tyre po shkatërrohej shteti demokratik dhe me këtë edhe institucionet. Netanjahu, një pjesë e estabilishmentit ushtrarak dhe të sigurisë, të cilët i kundërviheshin reformës së tij kontraverse, i konsideronte armiq.
Hamasi goditi në themelet e një shteti që po lëkundeshin. Pa marrë parasysh se masakrat e civilëve u kanë bërë dëme të mëdha palestinezëve, të cilat ata do t’i paguajnë në ditët që vinë, grupimi islamist i ka dhënë Izraelit një goditje ndoshta më të madhe se ajo e vitit 1973.
Deshtimi i tetorit të vitit 2023 kërkon hetim për përgjegjësinë. Nuk do të jetë e mjaftueshme të zëvendësohet shefi i Shtatmadhorisë, shefi i sigurimit ushtarak dhe ai i shërbimit civil apo edhe komandanti i Komandës Jugore. Radha është te kryeministri dhe antarët e qeverisë së tij ultrakonservatore e cila interesohej më shumë të normalizonte marrëdhëniet me arabët pa zgjidhur çështjen palestineze, dhe duke injoruar të drejtat e tyre.
Ndërsa, i përballur me tre procese gjyqësore për korrupsion, lufton për te ardhmen e tij politike, Netanjahu është i bindur se edhe nga kjo krizë, si edhe më parë, do të dalë i pacënuar. Se do t’ia kalojë përgjegjësinë sherbimeve të sigurisë. “Dëgjoj njerëz që thonë kërkoni falje, ndërmerrini mbi vete përgjegjësinë, kërkoni ndjesë. Për çfarë?”, deklaron pretoriani i kryeministrit, ministri i komunikimit Shlomo Karhi.
Shumë veta në Izrael nuk mendojnë kështu. Madje deri në 80 përqind e hebrejve izraelitë mendojnë se kryeministri duhet ta pranojë publikisht përgjegjësinë, po kështu mendojnë edhe 69 përqind e antarëve të partisë së tij konservatore Likud, tregojnë anketimet e gazetës Maariv.
Kryeministri mendon se do ta konsolidojë pozicionin e tij e kështu do të përmbushë premtimet e dhënë me rastin e shpalljes së luftës mbi “asgjësimin” e Hamasit. Çmimi i “asgjësimit” mund të jetë tmerrues: është e pamundur të dallohen shënjestrat civile nga ato luftarake për shkak të popullimit të dendur të territorit, rrjetit të tuneleve të Hamasit që janë nën ndërtesat e banimit dhe ato të biznesit dhe shpërndarjen e militantëve nëpër këto ndërtesa.
Shumë vetë mendoj se gjithçka do të përmbyllet si edhe në luftërat paraardhëse në Gaza: të dyja palët do të festojnë fitoren.
Perktheu: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38