Flash News

Ditari i Opozitës

Nis punimet Komisioni për Shëndetësinë/ Vokshi: Mazhoranca ka shkelur 4 herë ligjet me bojkotimet

Nis punimet Komisioni për Shëndetësinë/ Vokshi: Mazhoranca

Kryetarja e komisionit hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi, tha se anëtarët e mazhorancës kanë shkelur katër herë rregulloren duke bojkotuar mbledhjet, ku shtoi se parashikohet në ligj se duhet të zëvendësohen me deputetë që kanë vullnet.

“1/3  e komisionit mund të thërrasë në çdo kohë mbledhje e cila është e detyrueshme. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren. Ligji thotë që nëse mungojnë anëtarët më shumë se tre herë ata duhet të zëvendësohen me deputetët që kanë vullnet. Po ju shtrij dorën e bashkëpunimit që sot të kemi një mbledhje të rregullt. Qytetarët presin shumë nga ne. Presin hetim të paanshëm dhe transparencë”, tha ajo.

Në përgjigje, nënkryetari Plarent Ndreca tha se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por sipas tij kanë punuar për një Plan Hetimor të detajuar.

"Më vjen shumë keq që e nisni me deklarata politike. Shumica nuk e ka bojkotuar këtë komision. Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme. Jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar, por kemi punuar intensivisht me një Plan Hetimor, atë që ju nuk e keni bërë prej vitesh. Ta fillojmë mbarë mbledhjen duke miratuar fillimisht rendin e ditës dhe pastaj vijojmë me pikat e tjera", deklaroi Ndreca.

 

Të fundit