Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Xhevdet Pozhari
Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të ketë koalicion të ri qeverisës me në krye VMRO-DPMNE’në. Dhe si gjithë të mëparshmit, edhe partnerët e rinj qeveritarë, premtojnë se do e luftojnë korrupsionin dhe do angazhohen për zhvillimin ekonomik të vendit. Me çka del në dukje ajo që i barazon thuajse të gjitha partitë e këtushme, pa marrë parasysh përkatësin e tyre etnike apo ideologjike: para se të ulen në kolltukët pushtetar betohen se do e luftojnë hajdutërinë, por porsa e shijojnë forcën e pushtetit dhe porsa t’i dehë era e euros, përnjëherë tjetërsohen dhe bëhen ‘kozmopolitë’ dhe ‘properëndimore’ të përbetuar. Dhe kështu, të veshur me kapotën e vlerave evropiane, nga partiakë jo mirë të ushqyer e pabukës, bëhen kapitalistë të plotfuqishëm.
Dhe nëse gjykohet nëpërmjet premtimeve parazgjedhore, VMRO-DPMNE’ja ka dhënë edhe një premtim shtesë: se do ia kthejë shtetit edhe krenarin e munguar?! Me çka mbete të shihet si do duket ajo ‘krenari’ e rikthyer e Maqedonisë. Siç do mbetet të shihet çka nënkupton kjo parti me kthimin e krenarisë dhe si dhe ku e ka humbur shteti atë: në paragrafët e Marrëveshjes së Prespës apo në mosmarrëveshjet me Bullgarinë?!
Ndërkohë, sa u përket qeverive të drejtuara nga VMRO-DPMNE-ja, ato vetvetiu të rikujtojnë mosmarrëveshje ndëretnike, rrahje mes nxënësve maqedonas e shqiptarë, brohoritma nëpër sallat sportive ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe ‘Bullgarë tatarë’, ngritja e kryqeve ortodokse nëpër majat e kodrinave të vendit..., Apo thënë më qartë, qeveritë e drejtuara nga kjo parti maqedonase e shpalosin të vërteton se ADN-ja e VMRO-DPMNE’së përbëhet nga antishqiptaria, e që sot është e përforcuar edhe me bullgarofobi irracionale.
Përndryshe VMRO-DPMNE’në thuajse gjithmonë e kanë shoqëruar paradokset. Siç është ai i viteve të para të funksionimit të saj kur nën mbulesën e saj bugarofile mëkoheshin e vepronin strukturat e ndryshme proserbe të cilat kishin për qëllim t’i eliminojnë ato pro bullgare dhe ta morrin në duar partinë . Me çka, “zmejkot” dhe “gollubovcat” e ndryshëm vazhdonin ta ushqejnë frikën irracionale nga shqiptarët, apo ta ushqejnë antishqiptarinë çmendurake e cila me shumëçka i ngjante dhe i ngjanë anti bullgarizmit të sotëm.
Dhe ajo antishqiptari kishte për qëllim t’i mbajë të tensionuara marrëdhëniet ndëretnike duke e ditur se vetëm ashtu do mund të mbulohej e vërteta se gjatë tërë pesë dekadave sa ekzistonte ky shtet, në administratën shtetërore nuk ishin punësuar as pesëdhjetë shqiptarë , se nëpër universitetet shtetërore të një Maqedoni të tillë, nuk kishin diplomuar as aq shqiptarë sa ta mbushnin një autobusë dhe se nëpër rrugët e Shkupit më parë mund të takoje ndonjë arushë se sa ndonjë gjykatës shqiptar apo ndonjë funksionarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Dhe ajo antishqiptari irracionale e solli Maqedoninë deri te konflikti i 2001. E që sot e ngjallë pyetjen e logjikshme: deri ku mund të çojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut këto mosmarrëveshje me fqinjët, veçanërisht kjo bullgarofobi irracionale që nuk e lejon atë t’i përfshijë në Kushtetutën e vendit edhe bullgarët.
Në të vërtet mospajtimet e sotme me fqinjët e saj mund t’i nxit qëllimkëqijtë të besojnë se edhe pas tyre Maqedonia fshehë ndonjë të vërtet nga e cila frikohen elitat e këtushme maqedonase, elita që kryesisht janë të shkollës serbe dhe me orientim pro serb.
Sidoqoftë Republika e Maqedonisë së veriut së shpejti do ketë qeveri të re. Qeveri e cila do trashëgojë një shtet ku vyshken të gjitha idealet dhe ëndrrat rinore, me çka vendi ka nisur t’i ngjajë një azili të madh për pleq. Pra qeveria e re e VMRO-DPMNE’së do trashëgojë një shtet me elita të cilat jo njëherë janë dëshmuar të afta të trillojnë armiq, që pastaj të harrojnë se ato janë trill i tyre dhe të nisin t’u besojnë e t’I kenë frikë si të ishin të vërtetë.
Në të vërtet jo njëherë është dëshmuar se popujt ballkanas janë të prirë t’i trillojnë armiqtë e vet. Thuajse se ata pa armiq edhe nuk mund të ecin përpara. E për çka më të shkathtë janë ata të shkollës së Beogradit.
Por sidoqoftë, është e padrejtë që paraprakisht të paragjykohet nëse qeveria e re e VMRO-DPMNE’së do jetë si shumë të mëparshme. Pra nëse edhe ajo paaftësinë e vet do e mbulojë me armiq të brendshëm e të jashtëm, apo do tregohet mjaftueshëm e mençur sa ta kuptojë se në këto kohë të trazirave të mëdha globale që nuk premtojnë të nesërme më të mirë se e sotmja, nuk është as patriotizëm, e aq më pak kthim i krenarisë së munguar, nëse armiqësohesh me të gjithë fqinjët me të cilët je pjesë e aleancës së njëjtë ushtarake – NATO’s, e të mbetesh i vëllazëruar vetëm me filialin politik të Moskës – me Serbinë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38