Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nuk na e ka fajin Hollanda. Një shënim mbi fajësimin e të tjerëve, ose arsyet e thëna dhe të pathëna të mos-ftesës
nga Koloreto Cukali
1.
Thirrja e Shqipërisë në një Konferenca të Parë Ndërqeveritare, është një nga gurët që shenjojnë rrugën tonë për në Evropë. Që kjo thirrje të ndodhë, vëndet e BE kanë vënë disa kushte. Nëse plotësohen kushtet, rruga hapet. Nëse nuk plotësohen, do presim mbas dere.
Tani po dëgjojmë që kushtet janë plotësuar (dikur na thanë që nuk ka kushte) por Hollanda, Franca e ndonjë tjetër po bëjnë kurban Shqipërinë për hallet e tyre të elektorale.
Pyetja është, a i kemi plotësuar ne vërtet kushtet? Dhe pse disa vende të BE-së po na sakrifikojnë ne e jo Maqedoninë e Veriut, për shembull?
2.
Për fat, kam pasur mundësinë të jem i informuar detajisht për (mos)plotësimin e njërit prej këtyre kushteve, që është ai i ligjit për AMA-n, alias “paketa anti-shpifje” e që defakto imponon një kombinim të censurës e vetë-censurës mbi mediat shqiptare.
Kushti ishte që nëse Qeveria dëshiron ta kalojë ligjin (që e miratuan me dhunë kartonash para gati një viti) duhet ta bëjë në përputhje me rekomandimet e Venecias.
Rekomandimet, i kemi analizuar me disa nga ekspertët më të mirë të pavarur të jurisprudencës në Shqipëri, dhe konkluzioni është që ato rekomandime në të vërtetë e hedhin poshtë ligjin dhe nuk ka asnjë mënyrë që ky ligj të mund të arnohet.
Të njëjtin opinion ma kanë shprehur në takimet e shumta dhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve e ambasadave të BE-së me të cilët jemi takuar në mënyrë të vazhdueshme për këtë çështje.
Por gjëja më shqetësuese për grupin shqiptar që po monitoron arnimin e ligjit por dhe për të huajt, është që versionet e propozuara të ligjit janë dukshëm në kundërshtim me Venecian dhe Qeveria po përdor çdo mjet që ta kalojë ligjin ashtu siç do ajo, duke gënjyer sikur po e respekton Venecian.
Qeveria tentoi ta fuste në procedurë parlamentare para pak javësh, dhe e tërhoqi vetëm pas deklaratave shumë të forta nga Këshilli i Evropës dhe BE.
Ai ligj, është akoma aty, në hije, anti-Venecia, duke pritur që të ndodhë Konferenca Ndërqeveritare, të merret “viza” europiane, për ta miratuar me shpejt e shpejt e me dhunë menjëherë më pas.
Qeveria shqiptare nuk është tërhequr kurrë nga dëshira për ta miratuar, por, nuk ka treguar akoma se çfarë do miratojë. Pra, rreziku që ligji i arnuar të miratohet dhe më i keq se ai i mëparshmi është shumë i lartë.
3.
Unë jam më se i ndërgjegjshëm që sa më shumë vonohet hyrja e Shqipërisë në Evropë, aq më shumë do të shtohet depresioni ynë shoqëror. Njerëz që kanë luftuar në 1990-n për t’iu bashkuar Europës, tashmë po vdesin, fizikisht, nga mosha ose kovidi, pa e parë kurrë ëndrrën e 1990-s të materializuar.
Të tjerë nuk e presin më Europën këtu, por shkojnë e e gjejnë atje ku është, në Gjermani, Francë e deri dhe në Bullgari.
Pra, Europa na duhet në mënyrë dëshpëruese. Edhe Qeveria e do Europën. Por, qeveria do të marrë aksesin pa sakrifikuar ambiciet e veta anti-demokratike.
Nuk mund të flas për kushtet e tjera, por, për ligjin e medias mund t’ju them me kompetencë të mjaftueshme që ekziston një frikë e madhe mes komunitetit dhe të huajve që Qeveria nuk ka në plan të respektojë Venecian. Pra, de fakto, ai është një kusht i pa-plotësuar.
Dhe, për fat të keq, pengesa e fundit që Qeveria të mos e miratojë atë ligj sipas oreksit të vet e në kundërshtim me rekomandimet, janë të huajt. Guri i vetëm që ka BE ka është t’i kërkojë Qeverisë shqiptare që më parë të tregojë se ç’do të bëjë me ligji e medias, do e miratojë apo jo, dhe çfarë do miratojë, pastaj t’i shtrijë ftesën.
Përpjekja për ta maskuar sikur mos-ftesa nuk ka lidhje me “sukseset” e Shqipërisë, por me hallet e brendshme të BE-së është një lajm i rremë. Hollanda, Franca e Danimarka kanë dalë hapur, por, prapa kuintave edhe vende të tjera të BE-së po ushtrojnë presion që pa plotësuar të TËRA kushtet, Shqipëria të lihet pas dere.
Ndaj, në vend që hamë inat me hollandezët, me francezët e me danezët, bëjmë mirë “të lajmë duart, të ajrosim dritaret, të mbajmë maskë”. Dhe të mos vazhdojmë të gënjejmë veten se na e kanë përherë të tjerët fajin.
Botuar sot si kopertinë e DITA.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38