Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç / Politika
Këtyre ditëve në mbarë Rusinë u panë grafitët “Kur ushtria në Kosovë të kthehet”, ndërsa autorët e tyre u përpoqën që mesazhi i solidaritetit problematik të arrijë sa më shpejt në Serbi ku patriotët rusofilë e pritën si një pohim madhor të miqësisë mes dy popujve.
Interpretimi jo zyrtar i kësij mesazhi mund të jetë se Federata Ruse dhe Vladimir Putini e mbështetin sulmin ushtarak të Serbisë në Kosovë në mënyrë që territori i grabitur t’i kthehet vendit amë. Bash sikur Rusia me ushtrinë e saj në vitin 2014 nënshtroi dhe aneksoi Krimenë. Fakti që në njërin rast mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, ndërsa në rastin e Ukrainës e shkel me këmbë, ky është tashmë një privilegj i të fuqishmëve botërorw.
Pas mesazhit fshihet interesi pragmatik i Moskës që ta tërheqë Serbinë në një konflikt luftarak në Kosovë. As më shumë, as më pak. Problemi është se marrësit e këtushëm të mesazhit, të verbuar nga emocionet, nuk janë në gjendje të lexojnë thelbin. Rusët kujtohen për serbët kur u nevojiten. E kanë shumë të lehtë të bëjnë me ne çfarë të dëshirojnë kur e dinë se me cilin kanë punë. Ne i quajmë ata vëllezër, ata neve na rreshtojnë në grupin e dhjetë popujve më të dashur.
Rusët e kishin në dorë kaherë t’i mbrojnë vëllezërit serbë. Në muajin qeshor të vitit 1999, pas marshit të sforcuar nga Bosnja, morën aerodromin e Prishtinës “Sllatina”. Gjenerali amerikan Uesli Klark, atëherë komandant i NATO-s në Europë, dha urdhër për pushtimin e aerodrimit në mënyrë që rusët të largoheshin. Gjenerali britanik Majkwll Xhekson e refuzoi urdhërin me fjalët: “Nuk kam ndërmend të filloj Luftën e Tretë Botërore pwr ju”. Rusët kishin mundësi të qëndronin, por nga Moska, në pranverën e vitit 2003, u muar vendimi mbi tërheqjen e ushtarëve rusë nga territori i ish Jugosllavisë. Kosova i’u la në dorë forcave të KFOR-it, ndërsa rusët ndërmorrën një fushatë gjoksrrahje verbale duke premtuar se Serbinë do ta mbrojnë në Këshillin e Sigurimit.
Tani, kreatorët e operacioneve hibride në Kremlin, duke shfrytëzuar makinën efiçente të propagandës, këshillojnë që Serbia ta kthejë ushtrinë në Kosovë – gjë që do të shkaktonte konflikt luftarak më përmasa të papara. Moskës nuk i intereson fakti që kjo ushtri menjëherë më pas do të kthehej në qese plastike. Do të jetë në përfitim të saj për të dobësuar presionet me të cilat përballet për shkak të agresionit në Ukrainë.
Nxitja e “kthimit të ushtrisë” shoqërohet me mesazhin idilik “rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, shkruar në dy gjuhë dhe e vendosur në formë pllakatash në shumë lokacione nëpër Moskë, përfshirë edhe ndërtesën e shtëpisë së vjetër mediatike “Rasia Sjevodja” (Rusia sot) në një prej pjesëve më të vjetra të qytetit.
Putinofilët e këtushëm janë në ekstazë. Vetëm po u’a kujtoj: me sa kam dëgjuar, edhe ukrainasit rusët i konsiderojnë vëllezër. Ballkanasit kokënxehtë nuk i njohin veriorët e ftohtë. Vazhdojnë të besojnë verbërisht se Rusia është donatori më i madh për Serbinë, megjithëse donacionet e saj janë 0 (me fjalë: zero)
Me sa lehtësi asgjësohen shumë kapituj të historisë që thonë se rusët përherë dhe ekskluzivisht janë drejtuar nga interesat e tyre, edhe atëherë kur i paraqisnim si “vëllezër”. Këtw gjë këtu te ne shumë veta nuk e dinë dhe nuk duan ta dinë. Harrojnë se gjatë luftës së fundit rusët i dhanë Kroacisë armë të cilat nuk deshën t’ia jepnin Serbisë. Harrojnë se sa me lehtësi Putini lajmëroi se është i gatshëm për tregtinë Kosova-Donbasi.
Parullat e mësipërme shkruar nëpër mure janë propagandë e rrezikshme në një vend të cilit, pikërisht ngjarjet në Kosovë të vitit 1999, i siguruan asaj një ndikim që nuk e kishin prej dekadash. Kremlini, mbi bazën e themeleve të pansllavizmit dhe panortodoksisë është shndërruar për Serbinë në aleatin më të afërt në Europë (përveç Bjellorusisë) dhe kapitalizon me dinakëri atë që qytetarë të ndryshëm në këtë vend festojnë ditëlindjen e Vladimir Putinit dhe do ta shihnin me shumë kënaqësi si lider të Serbisë. Rusët dhe serbët, si të vetmit mbrojtës së Zotit dhe ortodoksisë në tokë, fitojnë në luftën kundër satanistëve perëndimorë të cilët i pret zjarri i ferrit.
Mediat e regjimit menjëherë pranuan që të përhapin mesazhet që transmeton Russia Today, e ndaluar në Europë. Duhet të jemi thjesht të zhgënjyer që nëpër Moskë, Shën Pjetwrburg, Ekaterinburg, Saratovo, Tjumen dhe Orel janë shfaqur parullat e lartpëmendura. Putinofilët e këtushëm i interpretojnë ato si shenjë se pas Serbisë qëndron tërë populli rus. Pesimistët si puna ime të gjithë këtë e konsiderojnë si aksion militant marketingu. Më intereson se çfarë do të thuhet tani në TV Pink.
E dinë mirë rusët se çfarë furtune ngrejnë me parullën “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, që është një varg nga poezia “Thekrën po korr vajza kosovare”, të cilin Mitropoliti Amfilohije e ka ndryshuar. Jo vetëm në Serbi, por edhe nëpër Malin e Zi dhe Republikën Srpska. Aktivistët këtë parullë të shfaqur në Beograd e lyen me gëlqere për të mos u parë, por shumë shpejt ajo u shfaq përsëri dhe madje edhe në dhjetra vende nëpër tërë Serbinë.
Rusët luajnë me këmbëngulje në kartën kosovare duke shfrytëzuar emocionet e një pjese të popullit serb. Paraqiten si shenjtorë mbrojtës. Rojtës të jashtëm të përbetimit kosovar, ruajtës të kyçeve të Jerusalemit serb. Dhe u ecën mbarë gjë që e vërteton entuziazmi dhe frymëzimi nga parullat te një pjesë e opinionit publik.
Metodologjia është tashmë e sprovuar. Në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt të këtij viti, në Moskë, para ambasadës së Serbisë, u mbajt një miting solidariteti. U lexuan mesazhe të rastit: “NATO është vrasëse e botës sllave”, “Kosova është Serbi” dhe “Rusët e serbët vëllezër përherë”.
Në muajin korrik, në takimin mes Crvena Zvezdës dhe Zenitit në Shën Pjetërburg u shfaq parulla “Rusët dhe serbët vëllezër përherë”, ndërsa para pak kohësh – duke vërtetuar kësisoj orkestrimin e kësaj fushate – tifozët e klubit Spartak në Podmoskovlje paraqitën parullën “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Parulla që fton ushtrinë të kthehet në Kosovë ëshët kërcënim i rrezikshëm. Thirrje për betejën e Kosovës në kuptimin e vërtetë të fjalës: atje pas dy shekujsh janë kthyer turqit. Janë në kazermën Sulltan Murat. A do të reagojë pushteti? Vë bast se jo, megjithëse kjo parullë është gisht në sy për tezën më të dashur të Aleksandër Vuçiçit se Serbia është faktor stabiliteti në rajon.
Përktheu: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38