Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opinion/ Në cilën dhomë të shtëpisë do ta vendosje një foto të Edi Ramës?
nga Naum Mara
Si një lloj “humori i zi”, në këtë shkrim po prek disa “përputhje” në vitet e Komandantit tonë legjendar, me “Skënderbeun e sotëm” të Spiropalit. Ndoshta edhe Spiropalsja këtë ngjashmëri ka pasur në mendje, por përdori emrin e Skënderbeut për të qënë “politikisht korrekt”.
Mendja te përputhjet më shkoi se, në vitin 1968, kur “Enveri ynë“ mbushi 60 vjet dhe ishte i konsoliduar në pushtet, u mendua se kishte ardhur koha, që fotoja e tij të ishte në gjithë shtëpitë shqiptare, duke përjashtuar ato të armiqve të klasës. U bënë foto të bukura, ku Udhëheqësi i qetë dhe i buzëqeshur, qëndronte i patundur në kolltukun e tij para disa kaçubeve landro. Fotot ishin të përmasave të ndryshme dhe ju shpërndaheshin kryefamiljarëve, bazuar në rëndësinë që kishin në punë. Piramida funksiononte në këtë mënyrë. Fotot më të vogla “13x18” ju jepeshin punëtorëve të thjeshtë. Të gjitha duhej të vendoseshin në vendin më të dukshëm në dhomën më të mirë të shtëpisë.
Edi Rama po i afrohet përvjetorit të 60-të dhe në pushtet është më i fortë se kurrë. Mund të realizohet mot, më 4 korrik, një cikël me fotot e tij në Vilën e Surrelit dhe t’ju shpërndahen shqiptarëve. Pas posterave të mëdha dhe fotove të kudondodhura në gjithë rrjetet sociale, nuk ka pse mos kenë nga një foto në dhomën e ndenjes, jo vetëm aktivistët, por edhe të gjithë shqiptarët që e duan dhe i besojnë.
Por ka edhe disa numra të tjerë, që përkojnë, mbase jo në mënyrë të frikshme, por që ja vlen të përmenden. Duken si një formë parodike e fatit të shqiptarëve. Rama u angazhua në karrierën politike në vitin 1997, kur ishte 33 vjeçar, po aq sa ishte edhe "Legjendari", kur u afrua nga Koço Tashkoja në mbledhjen e fshehtë të nëntorit 1941. Ramën e afroi Fatos Nano, që mendonte se mund ta përdorte si vegël të efektshme ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Më pas, me të njëjtin talent intriganti, Rama ngjiti shkallët drejt pushtetit absolut, duke përdorur çdo mënyrë që i jepte avantazh ndaj shokëve të një “ideali”. Duke përdorur presionet, shpënien e fjalëve në vesh, shitjen e të tjerëve, lulet në spitale dhe dhuratat në datlindje dhe gjithfarë makinacionesh, që nuk janë as në librin “Princi”, po njëlloj si Komandanti, në moshën 40 vjeçare, ai shtiu në dorë kontrollin e Partisë. “Koço Tashkoja- Fatos Nano” ishte penduar që kishte sjellë “Përbindëshin” në Parti, por ishte tepër vonë.
Sigurisht, që ligjet e sistemit të ri, nuk e lejojnë Edi Ramën as të pushkatojë shokët dhe as të izolojë vendin.
Kur ishte 53 vjeç, Enver Hoxha e mbylli plotësisht Shqipërinë për shqiptarët, ndërsa në moshën 53 vjeçare, kur mori mandatin e dytë qeverisës, Rama filloi t’i detyrojë shqiptarët në masë të madhe të largohen nga vendi. Pra bëri të kundërtën e Heroit të tij. E vetmja ngjashmëri qëndron në lidhjen që ka forcimi i pushtetit në dorën e një njeriu me rritjen e paranojës.
Në pragun e mbushjes 60 vjet, Edi Rama ka pushtetin më absolut, që ka pasur gjatë karrierës së tij dhe është bërë më paranojak se kurrë. E dëshmon në afrimin që bën në sferat e larta qeverisëse të shumë njerëzve jo brilantë dhe “peqelepista”. Ata, të cilët fillojnë “të rrisin ambiciet” i ul disa shkallë më poshtë duke ju kujtuar të gjithëve, se në Olimpin e Partisë Socialiste ka vend vetëm për Zeusin. Të gjithë të tjerët janë të skartueshëm. Aq të qartë ja u ka bërë vartësve të tij këtë, sa shumë prej ministrave e përsëritin vetë këtë refren.
Edhe pse nuk shkon t’i urojmë “Rrofsh sa malet tona!”, nuk është as e udhës të grishim “Forcat e Mbinatyrshme” ta marrin një orë e më parë.
Në fund të fundit, nuk është faji i tij. Thjesht një ngjashmëri numrash.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38