Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shpëtim Doda
Jemi në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e pushtetit vendor të 14 majit, e cila do të mbamendet jo thjesht e vetëm për paligjshmëritë skandaloze që i paraprinë, por për anormalitetin dhe, mbi të gjitha, për perversitetin me të cilin e veshi Edi Rama.
Nuk besoj se ka mbetur ende një njeri normal, i cili të mos e ketë vërejtur anormalitetin e kësaj fushate zgjedhore, e cila nuk ishte përballje mes programeve dhe alternativave në lidhje me cilësinë e jetës së përditshme të qytetarëve, por një projeksion qartësisht i dukshëm i traumës së thellë psikike e mendore që i ka shkaktuar kryeministrit zbulimi nga autoritetet amerikane i implikimit të tij në korruptimin e ish kreut të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal. Personalizimi i përdhunshëm dhe despotik që Edi Rama i bëri fushatës, tregon qartësisht se projeksioni në fjalë nuk është askurrsesi i pandërgjegjshëm, një rrëshqitje frojdiane. Përkundrazi, është i qëllimshëm. Dhe pikërisht këtu qëndron edhe perversiteti, i cili është kompleks dhe shumëpërmasor.
Në këtë fushatë zgjedhore, Edi Rama po rreket gjithçmos të kapitalizojë pasojat e traumës së tij, njëlloj siç veprojnë një kategori fatkeqësh me pasojat e fatkeqësive të tyre. Në këtë drejtim, Edi Rama është i përngjashëm dhe i përkundërt me lypsarin në krye të rrugës ku banoj. Nga njëra anë, të dy po rreken të kapitalizojnë pasojat e traumave përkatëse - lypsari i moshuar humbjen e një këmbe, ndërsa Edi Rama trazimin, kaosin dhe tronditjen e thellë psikike e mendore që i ka shkaktuar trauma McGonigal. Nga ana tjetër, të dy janë teleologjikisht të përkundërt. Ndërsa përmes ekspozimit të këmbës së humbur, në krye të rrugës, lypsari synon të ngjallë bashkëpërfshirjen e kalimtarëve, përmes projektimit në çdo takim të trazimit, të kaosit dhe tronditjes psikike e mendore që i ka shkaktuar trauma McGonigal, Edi Rama synon që të çorodisë sa më tepër zgjedhësit, me qëllim që të ngjallë mospërfshirjen e tyre. Pjesë e këtij qëllim është edhe përpjekja e tij këmbëngulëse për të zhvlerësuar rëndësinë këtyre zgjedhjeve, qoftë përmes qesharakëzimit dhe banalizimit të tyre me batuta bajate, qoftë përmes futjes në rend të ditës të haragopjeve të gjithçfarëshme për t’ua larguar vëmendjen qytetarëve nga zgjedhjet, qoftë duke bërë drejtpërsëdrejti thirrje të vazhdueshme që ditën e zgjedhjeve gratë t’i mbyllin në shtëpi me çelës “hudhrat” e tyre, që në zhargonin e tij shenjon “burrat”, dhe burrat t’i mbyllin në shtëpi me çelës “pjeshkat” e tyre, që në zhargonin e tij shenjon “gratë”.
Mospjesëmarrja në zgjedhje është votim i heshtur; dhe nuk është vetëm votim i heshtur, por edhe një zgjedhje e heshtur. Në shoqëritë moniste, mospjesëmarrja në zgjedhje është “jo” ndaj status quo-së, ndaj mosndryshimit të kështuqenies së gjërave. Kjo është edhe arsyeja përse diktaturave u intereson zvogëlimi i mospjesëmarrjes në zgjedhje. Në shoqëritë pluraliste, mospjesëmarrja në zgjedhje është një “pro” e heshtur ndaj status quo-së dhe një shpërfillje e nevojës për ndryshim, që do të thotë se çdo qeverie i shkon mjaft për shtat mospjesëmarrja në zgjedhje, pasi kjo rrit artificialisht dhe në përpjesëtim të drejtë peshën e votave pro qeverisë. Kjo është arsyeja përse mospjesëmarrja në zgjedhje ka raste kur nxitet nga forcat në pushtet. Edi Rama e ka të qartë, prandaj përpiqet gjithçmos që të rrisë sa më tepër mospjesëmarrjen në zgjedhje. Vetëm se në shoqëritë e tjera pluraliste nxitja për mospjesëmarrje në zgjedhje bëhet fshehurazi, ndërsa në vendin tonë, krejt i vetëdijshëm për pakënaqësinë e thellë të qytetarëve, Edi Rama u bën thirrje haptazi të mos dalin fare në votime, nëse nuk duan t’ia japin votën atij. E dëgjuat Majlinda Bufin çfarë i tha qytetarit të cilin po e “degjeneronte” për shkak të pjesëmarrjes së këtij në një takim të opozitës? “Nuk të kërkoj të votosh për mua. Nuk kam mbetur tek vota jote. Të kërkoj vetëm të mos shkosh të votosh. Kaq po të kërkoj.” Si në jo pak skandale, edhe në këtë skandal, Edi Rama është i pari. Ndërsa në shoqëritë e tjera pluraliste, forca në pushtet u bën thirrje qytetarëve që marrin pjesë masivisht në zgjedhje, pavarësisht se me një lloj shtirjeje dhe hipokrizie, Edi Rama, si burrë parimesh që është, duke e pasë zët shtirjen dhe hipokrizinë, me sigurinë që i jep lindja së prapthi e SPAK (KAPS), u bën thirrje haptazi qytetarëve të vet, që nëse nuk duan t’ia japin votën atij, mos të dalin fare në votime, duke zbuluar padashje, se pavarësisht se ka në dorë të gjithë aparatin zgjedhor, nga KQZ, KAS, KZ, deri te komisionerët dhe numëruesit e KZAZ-ve, pavarësisht se ka hedhur para pa hesap për blerjen e votës, ai është po aq i pasigurt se do ta votojnë, sa ç’është i sigurt për shkallën e gjerë të pakënaqësisë së thellë që ka mbjellur tek qytetarët me abuzimet që ka bërë me pushtetin. Dhe qytetarët kanë vetëm një alternativë: t’i përgjigjen me pjesëmarrje, të derdhen masivisht të dielën drejt kutisë së votimit. Një pjesëmarrje masive e të dielës do të ishte pa as më të voglin dyshim natyralizimi i domosdoshëm i zgjedhjeve si përgjigjja e duhur ndaj banalitetit, anormalitetit dhe perversitetit me të cilin e përdhosi fushatën zgjedhore Edi Rama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38