Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opinion/ Shqipëria, Vota “e Lirë,” dhe Dystopia e nënshtetsisë shqiptare
Rozan Simoni*
Zgjedhjet lokale erdhën. Si gjithmonë, ndonëse është folur gjatë, dhe me tone shpresuese për votën e emigracionit shqiptar, edhe kësaj rradhe ajo mungon. Ky shkrim argumenton: 1) pse emigracionit Shqiptar duhet t’i krijohen kushtet të votojë atje ku jeton, në mënyrë që të ushtrojë të drejtën e votës në bazë të nënshtetsisë dhe, 2) pse emigracioni shqiptar duhet të ketë përfaqësim politik në atdhe.
Fillojmë me një fakt të thjeshtë, por kuptimplotë: sipas revistës Forbes, të paktën 30% e shqiptarëve të lindur brenda kufijve të Shqipërise jetojnë jashtë atdheut, ose, rreth 1.2 milionë Shqiptarë, shifër kjo që e rendit diasporën Shqiptare si një prej më të mëdhave në botë.
Kalojmë te legjislacioni, ose rregullimi i votimit në Shqipëri përmes ligjit të brendshëm dhe ndërkombëtar: thelbi është - Shqipëria ka një kornizë legale të qartë, por jo koherente në praktikë, në lidhje me të drejtat e emigrantëve shqiptarë si nënshtetas shqiptarë për të zbatuar të drejtën e votës.
Nga njëra anë, Neni 45 i Kushtetutës shqiptare parashikon dy kushte themelore për të drejtën e votës: (i) duke qenë një qytetar i Shqipërisë; dhe (ii) duke qenë të paktën 18 vjeç. Gjithashtu, Neni 8 i kësaj rregulloreje “pretendon” për mbrojtjen e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve. Për më tepër, Neni 6 i Emigracionit të qytetarëve shqiptarë për qëllime punësimi, thotë se emigrantët shqiptarë gëzojnë të drejtat dhe liritë politike të parashikuara nga Kushtetuta, si dhe duke marrë pjesë aktive në jetën politike të vendit. Gjithashtu, “u imponon” autoriteteve shqiptare të zbatojnë masa për emigrantët për të ushtruar të drejtën e votës.
Nga ana tjetër, Neni 44 i Kodit Zgjedhor, përcakton se, që një person të përfshihet në listën e votuesve, përveç kërkesave të moshës dhe shtetësisë të përcaktuara me Kushtetutë, duhet të ketë një vendbanim të regjistruar në territorin e një prej njësive të votimit. Edhe pse ky kufizim mund të tingëllojë i arsyeshëm, pasi zgjedhjet nuk janë të kufizuara vetëm për shqiptarët që banojnë në vend, përkundrazi ku janë njësitë e votimit; realiteti është se qeveria shqiptare vendos njësi votimi vetëm brenda vendit, gjë që e bën praktikisht të pamundur për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, ose që janë përkohësisht jashtë vendit, për të zbatuar të drejtën e votës.
Përveç rregullimit ligjor të brendshëm, Shqipëria ka ratifikuar disa traktate të ndryshme ndërkombëtare (të cilat njihen dhe zbatohen sipas Nenit 122 të Kushtetutës), të cilat mbrojnë shprehimisht të drejtat e votimit të qytetarëve. Dy më kryesoret janë: 1) Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike: Shih Nenet 25 dhe 26, të cilat ia garantojnë të drejtën e votës qytetarit Shqiptar, dhe trajtimin e barabartë para ligjit.
2) Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë Punonjësve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre: Shih Nenet 41 dhe 42, të cilat ju garantojnë emigrantëve shqiptarë të drejtën për të marrë pjesë në diskursin politik në atdhe, dhe i kërkohet shtetit Shqiptar që të lehtesojë ushtrimin e këtyre të drejtave.
Pra, në përmbledhje, legjislacioni shqiptar e lejon dhe e projekton votën e emigracionit (paçka se çalon në ekzekutim), por, janë qeveritë shqiptare ato që e pengojnë at’ votë nga ana teknike, për arsye tashmë që dihen – ato nuk e kanë dashur Diasporën të votojë. Eshtë e drejtë ligjore për emigracionin shqiptar që të votojë, pavarsisht çalimit në ekzekutimin e parimeve themelore për të cilat Kushtetuta shqiptare dhe ligjet ndërkombëtare të cilat janë ratifikuar në Shqipëri, i paracakton përsa i përket votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu, duke i penguar emigrantët të votojnë, sistemi politik në atdhe praktikisht ka krijuar dy nivele shtetësie shqiptare të cilat vetvetiu janë paralele, por të pabarabarta: njëra me të drejta të plota nënshtetësie, e cila përfshin të drejtën e votës, dhe tjetra jo, paçka se të gjithë shqiptarët duhet të trajtohen njësoj sipas ligjit – ose, që t’i referohemi kohës së komunizmit, dikush ka mundësi ta bëjë pasaportizimin në qytet, dhe dikush jo.
Ka elitistë të politikës apo shoqërisë shqiptare (patjetër, në Tiranë) të cilët e kundërshtojnë votën e emigracionit për disa arsye, më banalja e të cilave është se shqiptarët në emigrim nuk paguajnë taksa në atdhe. Ka, në fakt, një agument të qartë dhe bindës ekonomik se pse emigrantët duhet të votojnë - sepse ata janë, nga ana financiare, kontribues historikë, thelbësorë, dhe shpeshherë kryesorë, në ekonominë shqiptare. Të gjithë e dimë që emigrantët shqiptarë kanë “mbajtur me bukë” (pa e ekzagjeruar) atdheun, at’herë kur shteti shqiptar nuk ekzistonte (p.sh. para 1912), ose kur nuk funksiononte (p.sh. 1996). Megjithatë, ja disa shifra ekonomike që e mbështesin argumentin ekonomik: Shqiptarët e diasporës sjellin remitanca në atdhe në vlerën prej USD $1.2 bilion, ose rreth 10% të GDP shqiptare – në 1993, remitancat kanë pasur vlerë rreth 30% të GDP shqiptare, ndërsa në 1998, mbi 20% të GDP shqiptare. Dmth, ndër vite, remitancat, dhe jo politikat ekonomike të qeverive shqiptare, “e kanë mbajtur popullin me bukë” (thënë thjesht). Pra, shifrat e remitancave e zhvlerësojnë argumentin e mohuesve të votës së diasporës se shqiptarët jashtë kufijve nuk paguajnë taksa. Ata paguajnë taksë ekonomike të rëndësishme përmes remitancave.
Ky argument ekonomik më sjell tek argumenti i fundit, se pse diaspora duhet të lejohet të votojë – sepse diaspora paguan edhe një taksë të dytë, atë që unë e quaj “taksë shpirtnore”. “Taksa shpirtnore” dhe moraliteti janë të ndërlidhura - është imoralitet pervers t’i mohosh votën shqiptarit jashtë kufijve, dhe është detyrë morale e Shqipërise dhe klasës politike shqiptare të lejojë nënshtetasit e saj të cilët janë shpërngulë nëpër botë në mënyrë jo vullnetare dhe cinike, të përfaqësohen politikisht. Shqiptarët janë larguar (midis shumë arsyesh) sepse sistemi politik (shih, pushtimet e huaja ose komunizmi), apo keq-qeverisja e atdheut nga politikanë, që sot nuk e lejojnë votën e lirë të emigrantëve. Nuk është e moralshme t’i mohosh votën njeriut të thjeshtë i cili, me hir ose pahir, është detyruar të “marrë rrugët e botës,” sepse atdheu i tij, ndër vite, ka qene i pushtuar, ose i administruar nën një sistem diktatorial, ose i keq-qeverisur, apo jo-ekzistent si entitet politik dhe/apo ekonomik. Njerëzit e pushtetit në atdhe po e dënojnë dy herë shqiptarin emigrant: e dëbuan nga toka e tij, dhe, nuk e lejojnë të trajtohet njësoj si qytetarët e tjerë, të cilët mbetën në atdhe (për arsye të ndryshme). “Double jeopardy” është një koncept i njohur në sistemin juridik amerikan: do të thotë të dënohesh dy herë për të njëjtin krim, dhe nuk lejohet nga ligji – fatkeqësisht dhe praktikisht, shqiptarët e larguar nga atdheu po e vuajnë dënimin dy herë: 1) fizikisht ata janë larg atdheut dhe, natyrisht, vuajnë shpirtërisht, dhe 2) duke mos pasur mundësinë të votojnë, ata nuk mund të shprehin mendimin politik në atdheun e tyre, pavarësisht kontributit të tyre për at’ atdhe (ekonomik, artistik, bamirës, politik, etj.). Si rrjedhim, mohimi i votës është një “taksë shpirtnore” që i vendoset shqiptarit jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë.
Po të kishin të drejtë vote shqiptarët Rilindas (Kristoforidhi, De Rada, Tahsini, etj.), shumë prej të cilëve jetonin në troje të huaja në at’ kohë teksa merreshin me çështjet shqiptare, a do duhej t’u mohohej atyre vota e lire, për arsye se jetonin jashtë kufijve administrativë të atdheut? Kontributi i tyre, vallë nuk do ishte i mjaftueshëm? Besoj, argumenti i taksës do të tingëllonte qesharak. Njerëz si Dr. Gazmend Kapllani, studies, shkrimtar, publicist i njohur botërisht, që jeton këtu në Çikago, dhe drejton Studimet Shqiptare në DePaul University, nuk mund të votojë në Çikago, sepse nuk paguan taksa në atdhe. E sa e sa të tjerë shembuj. Vulgariteti i argumenteve të paraqitura deri më sot për mohimin e votës së diasporës nga: (i) politika shqiptare, (ii) njerëz që pretendojnë se janë intelektualisht më afër “Akademisë së Shkencave” të Gjinushit sesa muhabeteve të bordurave të lagjes, (iii) disa “katedra universitare” në atdhe, (iv) “intelektualizmi ad hoc” që herë shfaqet në mediume të ndryshme, e që herë ledhatohet me vetveten nëpër kafenetë shabllone të Tiranes, (iv) ata që nuk honepsin arritjet institutionale dhe demokratike të Prishtinës zyrtare, apo (v) ata që haptazi përqeshin emigrantet shqiptarë se janë “të lodhur,” bien ndesh me disa parime themelore demokratike.
Aristoteli e bëri dallimin mes shtetasit dhe skllavit sipas parimit: “Kushdo që ka të drejtë të marrë pjesë në një zyrë që përfshin diskutimin ose vendimin”. Fleta e votës është certifikatë pronësie e nënshtetsisë, dhe reflekton përkatësi shoqërore. Gjykata e Lartë e Australisë e ka bërë ndërlidhjen mes shtetësisë dhe perkatësisë politike: “Votimi, në këtë konceptim, është një akt i shprehjes dhe një veprim interpretues. Ai përfshin marrjen pjesë në një ritual që, në një zgjedhje kombëtare, është një ngjarje që për një ditë të paktën përcakton kombësinë, dhe është baza e shtetësisë së barabartë dhe të respektuar.” Sipas Gjykatës së Lartë të Kanadasë: “…vendbanimi arrin në pak më shumë se një mekanizëm organizues i cili është gjithnjë e më i vjetëruar në shoqërinë tonë të globalizuar”. Shkurt hesapi, në një botë ku Shqipëria ëndërron të jetë anëtare e BE, permes së cilës, qytetarët shqiptarë mund të jetojnë e punojnë në të ardhmen jashtë territorit shqiptar, ekzistenca e “kufijve” për votën e përkufizon Shqiperinë si arkaike për sa i përket votës së lirë në marrdhënie me lëvizjen e lirë, dhe jo në përputhje me parimet themelore të BE.
Teknikisht, nuk më duket e vështirë për të arritë me hapë qendra votimi jashtë kufijve të atdheut, ose me postu fletën e votës tek emigranti, apo, edhe më mirë, me leju votën digjitale. Shqipëria, si një vend anëtar i NATOs, si kandidat për antarësim në BE, dhe si shtet amë me diasporë që me krenari e mban identitetin e saj, ka mundësi për të hapë disa qendra votimi atje ku diaspora sot jeton, apo të krijojë mundësi të votës digjitale. Thjesht duhet të emulojë Kosovën, një shtet 20-vjeçar, që sot me sukses zhvillon zgjedhjet më të rregullta në Ballkan (dhe Evropë mund të thuash), dhe i lejon diasporës së vet të votojë aty ku jeton.
Një tjetër argument banal që shprehet në tavolinat ku lëvron intelektualizmi me mentalitet bolshevik nga elitistët e Tiranës, është: “Hajde ti, merr avionion dhe voto!” Jo se nuk bëhet, por të gjithë e dinë që jeta e emigrantit është e lidhur ngushtë me punën dhe angazhimet e përditshme atje ku jeton, dhe, praktikisht, nuk është aq e lehtë me “marrë avionin”. Eshtë një argument që, në pamje të parë, duket naiv, por, në fakt, e ka djallëzinë brenda – nuk e dojnë votën e diasporës së lirë, e cila as nuk mund të blihet kollaj, as te shitet lirë. Andaj, këto argumenta shërbejnë për të ngritur mure të reja (jo se ato nuk kalohen, por kalimi bëhet i vështirë) per të parandaluar votën e lirë – mund të thuash, një mur i ri i Berlinit i cili i shërben disa klaneve drejtuese në atdhe për të parandaluar lirinë e shprehjes përmes votës së lirë, që rezulton në mbrojtjen e “status quo-s” dhe mediokritetit, dhe, praktikisht, ruajtjes së “kolltukut.”
Shtete si SHBA, Australia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Austria, Italia, Hungaria, Hollanda, Argjentina, Bullgaria, Franca, Polonia, Portugalia, Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Turqia, Kolumbia, Sllovenia, Ukraina, Indonezia, Izraeli, Meksika, Hondurasi, Bolivia, Ekuadori, Siria, Sllovenia, Peruja, Irlanda, Rusia, Estonia, Lihtenshtejni, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Spanja, Belgjika, Republika Çeke, Afrika e Jugut, Gjermania, Greqia, Tajlanda, Japonia, India, Iraku, Brazili, Venezuela, Çadi, Sudani, Kroacia, Gjeorgjia, Uzbekistani, Tagjikistani, Afganistani, Algjeria, Gaboni, Lituania, Nigeri, Mali, Senegali, Bosnia & Hercegovina, Yemeni, etj., por edhe shtete të tjera interesante si psh: Zimbabve, Ishujt Kuk, Bregu i Fildishte, Togo, Palau, Ishujt Marshall, Benin, Ishujt Falklands, Vanuatu, etj., e lejojnë diasporën e tyre të votojë (në një bazë ligjore apo tjetër) jashtë territorit zyrtar gjeografik të atij shteti.
Tirana zyrtare mund të ketë 1,001 arsye pse nuk e josh diasporën për votë, por, herët a vonë, ky orientalizëm parimor dhe egoizëm politik do të ndeshet përballë parimit perëndimor për garantimin e të drejtës së votës së lirë të qytetarit Europian dhe të lirisë së shprehjes përmes votës në një botë që po globalizohet dita-ditës. Mos të vonojmë. Le të marrim shembull nga Prishtina (të paktën një herë), pa at’ frikën groteske se duke i kërkuar ekpertizën për votën e lirë, do të shihemi si inferiorë ndaj “atyre”. Të tentojmë ta përmbysim këtë dystopi që kemi krijuar artificialisht përsa i përket nënshtetsisë si koncept shtet-themelues, dhe e ka kapluar mendimin politik në atdhe. Ne, diaspora, e duam Shqiperinë. Mos na lini pa të drejtën e shprehjes politike (ose, pa pasaportizim në (krye)qytet).
*Rozan Simoni është jurist Shqiptaro-Amerikan, me banim në Çikago, SHBA. Ka studiuar Gazetari në Universitetin e Tiranës (1996-1997). Ai emigroi në SHBA në 1997, dhe ka mbaruar studimet për Ekonomik dhe Juridik atje. Sot punon si avokat drejtues pranë një kompanie ndërkombëtare. Ai i ndjek nga afer zhvillimet në atdhe, ka familjarë dhe miq atje, dhe e viziton Shqipërinë shpesh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38