Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Genc Pollo/ New Europe
Më 11 dhjetor, Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president me dy mandate, iu drejtua rreth dhjetë mijë pjesëmarrësve entuziastë të Kuvendit të Partisë Demokratike në stadiumin kryesor të Tiranës. Kjo ngjarje politike ishte një risi në shumë drejtime: një prej tyre ishte thirrja e drejtpërdrejtë e zotit Berisha drejtuar zonjës Yuri Kim, ambasadores së SHBA-së, që të mos tregohej arrogante, si homologu i saj sovjetik në fund të viteve 1950, kur Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës. Por Berisha shtoi se ai gjithmonë besonte se blloku sovjetik ishte "perandori e së keqes" përkundrejt Shteteve të Bashkuara si "një fener i lirisë për botën".
Shumë njerëz do habiteshin po të dëgjonin këtë nga një lider i cili mburrej se ishte i pari në Evropën Lindore që kërkoi zyrtarisht anëtarësimin në NATO në fillim të viteve 1990; për të realizuar anëtarësimin si kryeministër në vitin 2009. Ai vizitoi si President i Shqipërisë Shtëpinë e Bardhë i ftuar nga presidentët George H. W. Bush dhe Bill Clinton në vitet 90; ai gjithashtu priti zyrtarisht Presidentin George W. Bush në Tiranë në vitin 2007.
Berisha gjithmonë e ka shpallur me zë të lartë “Atlanticizmin” e tij dhe ka qëndruar në anën e SHBA-së gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në Irak dhe Afganistan duke kontribuar me trupa; ai gjithashtu priti me urdhër të qeverisë amerikane refugjatë që askush tjetër nuk do t’i pranonte si ekstremistët ujgurë nga kampi Guantanamo dhe muxhahedinë iranianë të ndjekur nga regjimi despotik i ajatollahëve.
Pasardhësi i tij në qeverisje, Edi Rama, nga Partia Socialiste kundërshtare, i cili u bë Kryeministër pas fitores së zgjedhjeve të 2013, bëri gjithashtu favore për SHBA-në duke trefishuar numrin e azilkërkuesve iranianë dhe duke pranuar së fundmi afganë që punonin për entitetet amerikane. Megjithatë, ai në një farë mënyre arriti të bënte diçka të paprecedentë: ai arriti t'i mbyllte gojën ambasadorëve së SHBA për shkeljet e tij të shumta dhe serioze ndaj demokracisë dhe shteti ligjor. Kishte raste që ai gjithashtu i bënte ata ambasadorë t'i mbulonin këto shkelje.
Ministri i Brendshëm i Ramës, Saimir Tahiri (2013-2017) përballet me akuzat për korrupsion dhe trafik narkotikësh dhe ka apeluar dënimet e tij për këto akuza. Ai organizoi një kultivim të madh dhe të paprecedentë të paligjshëm kanabisi në vitin 2016. Ambasadori amerikan asokohe z. Donald Lu, në kundërshtim me raportet e Departamentit të Shtetit dhe raporte të tjera ndërkombëtare, vazhdoi të lavdëronte luftën e Tahirit kundër drogës. Tahiri madje u përfshi në delegacionin e udhëhequr nga Rama që vizitoi Shtëpinë e Bardhë në prill 2016, i ulur përballë Presidentit Barack Obama. Kur prokurorët më në fund ndoqën penalisht Tahirin në vjeshtën e 2017, Lu e mbrojti publikisht duke e krahasuar çështjen gjyqësore me një gjyq komunist.
Presidenti Obama duke pritur kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri/ 15 prill 2016
As pasardhësja e tij, Yuri Kim nuk ka qenë më mirë. Kim ka deklaruar vazhdimisht se prioritetet e saj do të ishin promovimi i demokracisë në Shqipëri dhe përmirësimi i lidhjeve të mbrojtjes me SHBA-në.
Një raport i një media investigative, i mbështetur nga financimi i Ambasadës Amerikane për zhvillimin e mediave, tregoi se asete të konsiderueshme të bazave të marinës shqiptare u janë dhënë biznesmenëve pranë qeverisë. Kjo ka cënuar seriozisht aftësinë e Forcës Detare të Shqipërisë, anëtare e NATO-s. Gazetari gjeti shkelje të rënda në procedurat e transferimit të aseteve dhe si motiv konsederoi korrupsionin e lartë. Çështja është sjellë në vëmendjen e publikut pasi një oficer i Marinës, i cili u rezistoi urdhrave të qeverisë dhe si pasojë u pushua nga puna, ka denoncuar publikisht mashtrimin dhe e ka referuar çështjen në Prokurori. Ai ka njoftuar edhe Ambasadën e SHBA. Ambasadorja amerikane, e pashqetësuar, është shfaqur tej mase në publik, duke shkëmbyer urime me politikanët që janë të dyshuarit kryesorë në këtë aferë korrupsioni.
Për çështjen e demokracisë, ambasadorja Kim, së bashku me kolegët e saj evropianë, ndërmjetësuan një marrëveshje në vitin 2020 për reformën zgjedhore mes qeverisë dhe opozitës. Nuk është gjë e lehtë duke pasur parasysh politikën shumë të polarizuar në vend dhe nuk është gjë e vogël po të kesh parasysh mangësitë serioze të zgjedhjeve të kaluara. Qeveria megjithatë nuk priti që të thahej boja e marrëveshjes për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme formulën e shpërndarjes së mandateve zgjedhore në favor të saj. Opozita e zyrtarët evropianë protestuan me të madhe, ndërsa ambasadorja Kim ishte e vetmja që argumentoi se ndryshimet e qeverisë nuk shkelnin në fakt marrëveshjen e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht.
Qëndrime të tilla të njëanshme, të shoqëruara me atë që shihej si mani për të qënë vazhdimisht në vëmendjen publike, tipike e një "ylli Hollivudi" tashmë kishin nxitur kritika ndaj ambasadores së SHBA.
Por nuk mbeti me kaq. Më 19 maj të këtij viti, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, përcaktoi publikisht zotin Berisha si të pakualifikuar për të hyrë në Amerikë për shkak të korrupsionit. Akti u vu gjerësisht në pikëpyetje nga shumë njerëz, përfshirë anëtarë të Kongresit të SHBA, pasi Berisha ka qenë tetë vjet jashtë pushtetit; për më tepër, kritikat e tij ndaj qeverisë Rama shpesh përputhen me raporte të ndryshme të Departamentit të Shtetit.

Ambasadorja Kim i kërkoi, pa patur sukses, KQZ-së që të anulonte mandatin parlamentar të Berishës. Më pas ajo i bëri presion kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë; ajo madje doli publikisht për këtë çështje duke përdorur thënie fyese të Enver Hoxhës, udhëheqësit komunist.
Kur përfundimisht Basha përmbushi kërkesën e Kim, Berisha protestoi dhe nisi një sërë takimesh me bazën e partisë. Me Bashën e paaftë për të arritur qoftë edhe një fitore të vetme zgjedhore gjatë tetë viteve të tij të kryesimit të partisë, me përcaktimin ndalim hyrje nga Washington-i që shumë e perceptuan si të motivuar politikisht dhe të leverdishëm për qeverinë shumë të korruptuar socialiste, së bashku me arrogancën e Kim-it që shkonte në kufi me paturpësinë, nuk ishte çudi që lëvizja Berisha u zmadhua si ortek.
Kritikat ndaj Kim-it, e cila u kërkoi redaktorëve të mediave kryesore që të mos i mbulonin mediatikisht këto takime, e majisën edhe më shumë gjendjen. Kongresi i PD-së i dhjetorit i thirrur nga shumica e anëtarëve të saj e largoi Bashën me një shumicë dërrmuese dhe caktoi një Komision të Përkohshëm që përfshinte Berishën për të drejtuar partinë. Ky ishte një lehtësim i mirëpritur për ndjekësit e partisë dhe u interpretua edhe si bumerang politik për Ambasadën Amerikane.
Ndonëse mund të ketë qenë joetike për SHBA-të që të mbështesnin "sons of a bitch" gjatë dekadave të fundit, ajo sigurisht që i shërbeu një qëllimi thelbësor strategjik në kulmin e Luftës së Ftohtë. Por është e pashpjegueshme dhe e paarsyeshme pse diplomatët amerikanë do të silleshin kështu në atë që ka qenë deri tani vendi më pro-amerikan në Evropë.
Teksa shqiptarët kanë arsye historike për të qenë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, sondazhet aktuale tregojnë shifra në rënie të mbështetjes ndaj tyre. Kjo për mendimin tim është sigurisht një pasojë e drejtpërdrejtë e diplomatëve megalomanë dhe të paaftë, të cilët janë të vetmit përgjegjës që të paktën gjysma e klasës politike dhe e publikut janë kthyer kundër tyre. Dhe për fat të keq për shumë prej nesh, edhe kundër vendit dhe simboleve të lirisë dhe demokracisë që ata lipsej të përfaqësonin.
*Ish-ministër e deputet
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38