Flash News

OPINEWS

Pa politikë, pa mllefe, më gjeni një rrugë të hajrit që ka bërë dyshja Rama - Balluku

Pa politikë, pa mllefe, më gjeni një rrugë të hajrit

Nga Hysni Gurra

Qukës - Qafë Plloçë
e zgjatën 10 vjet, kosto rreth 300 milionë euro… dhe sot është thuajse e padobishme për këdo. Mokrarët i gatuan edhe bukë me çerjep Ramës e Ballukut, i pritën me këngë e valle, po rrugë s’kanë. Problemi? Paratë nuk i humbën vetëm atyre, por edhe banorëve të Konispolit dhe Vermoshit që ndoshta nuk do ta kalojnë kurrë aty.
Rruga Korçë - Ersekë
i peshojnë paratë e hedhura në të, më rëndë se betoni, dhe rrugë s’ka.
Kardhiq - Delvinë
shembu, rrëshkit, pa llogarit cilësinë. Siguria e drejtuesve të automjeteve? Një luks që kjo rrugë nuk e garanton.
Thumanë - Kashar
1.3 miliardë për 17 kilometra. Rruga që iu bë “nderi i jetës” Bashkim Ulajt dhe, siç thoshte Belinda Balluku, e fusim në xhep median e tij. Sot? Median e futën në xhep, po rruga është katastrofë. Makinat bëhen copash në çdo urë e mbikalim. Të dalin veshkat vendit kur kalon në atë rrugë.
Unaza e Madhe e Tiranës
miliarda lekë, qerasje me lote për të gjithë biznesmenët nga Rama me Ballukun… por qytetarët? Harxhojnë 2-3 orë në ditë në çdo hyrje-dalje. Efikasiteti? Zero.
Autostrada Tiranë - Durrës
me këtë ritëm, përfundon ndoshta në vitin 2040… ose gjatë mandatit të parë të Zahos si kryeministër. Se meqë Zaho është hebre, domosdo do bëhet edhe KM.
Rruga e Arbërit
Tuneli i Murrizit po kthehet në makth të përditshëm. Nuk ia urojmë askujt, por kalimi në të është kthyer nuk është aq i këndshëm sa këngët e valler e dibranëve për Ramën kur u bë inagurimi.
Tuneli i Llogarasë
“Është bërë me kashtë, jo me hekur,” tha Rama. Shpesh shakatë tij janë bërë realitet. Se ashtu pati thënë ai, i la Saliu rrugët - rrugëve, dhe kur erdhi vetë në pushtet i qr rrugëve. Miliona euro të shqiptarëve u shkrinë… dhe askush nuk pyet.
Nuk po futem më në rrugët fshatrave e qyteteve. Ato janë një gropë e zezë që thith para çdo palë zgjedhje. Më mirë mos e mendoni.

Të fundit