Flash News

OPINEWS

Për kë do të votojnë pensionistët?

Për kë do të votojnë pensionistët?

Nga Irena Beqiraj 
Pensioni mesatar ne Shqipëri në 2020 ishte 14,974 lekë .
Pensioni mesatar në Shqipëri në 2025 është 19, 092 lekë
Rritja e pensionit mesatar rezulton 27.5% .
Rritja e cmimeve të ushqimeve edhe pijeve joalkolike ne mars 2025 krahasuar me 2020 është plot 37.4% .
Pra cmimet e ushqimeve janë rritur me 37.4% ndërsa pensioni 27.5%.
Të ardhurat dytesore te pensionistëve janë dërgesat nga jashtë .
100 euro te derguara nga djali emigrat vlenin 12, 376 lekë ne 2020 . 100 euro te dërguara në 2025 vlejnë mesatarisht 9,980 lek, pra 25% më pak.
Pra nga 2020 deri ne 2025 vlera e dërgesave nga jashtë është ulur me 25% ndërkohë që cmimet janë rritur me 37. 4 %.
Edhe pse pensionisti eshte varfëruar duke u krahasuar me 2020 ( nuk po shkoj tek 2013 ) nuk e di pse akoma më mundon pyetja :Për kë do te votojnë pensionistët ?

Të fundit