Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Për të gjallin kurorë me thera, për të vdekurin buqete me lule!

Nga Kim Mehmeti
Shpesh më ndodhë që posa të arrijë më Tiranë, i pari që më kujtohet të jetë Andi Bejta. Mbase pse pas rënies së murit të Xhaxhit Enver, ai është shqiptar i parë i mëmëdheut me të cilin jam njoftuar.
Asokohe të dy ishim edhe më të ri edhe më të bukur. Aq më shumë ai ishte edhe më i ri se unë. i mençur dhe gjithmonë i buzëqeshur.
Ato vite ai e botoi përmbledhjen e parë me poezi e unë thash se ato poezi lajmëronin ardhjen e një poeti të madh.
Sot jam edhe më i bindur se Andi është nga ata poet që dëshmojnë se, njësoj siç nuk matet jeta me vitet që ke jetuar, por me përjetimet dhe ngjarjet që ke përjetuar, edhe vlera e një krijuesi nuk matet me numrin e veprave që ka botuar, ngaqë shpesh herë mjafton edhe një poezi e vetme, si për shembull poezia e tij ‘Atdhedashurie’, e jo më një përmbledhje me poezi, që të mbetesh si vlerë e dalluar e tërësisë letrare të një populli.
Kohëve të fundit Andin e kujtojë edhe sa herë që më shtrëngon diçka në gjoks dhe kur më përfshin një trishtim që nuk ka të bëjë me frikën nga vdekjen, por me të jetuarit në shoqëri ku te gjallit i jepen vetëm kurora me thera e sharje, e të vdekurin e mbulojnë me lëvdata e buqete me lule aq sa të të duket se flasin për ndonjë të vdekur të imagjinuar, për çka dua ta lus atë të mos lejojë që sharjet e për së gjallit ndaj meje të përkthehen në lëvdatat të pasvdekjes.
Ndërkohë ndjej keqardhje pse Andi e la pas dore poezinë dhe iu dorëzua mjeshtërisë të ngritjes së mediave elektronike. Me çka mbeti themeltar thuajse i të gjitha televizioneve që sot mburren me madhështinë e vet, e që në mas të madhe atë ia kanë borxh edhe Andit.
Dhe nga do që të shkonte, ai nuk harronte të më lajmërohej e të më ofronte bashkëpunim e madje edhe që të drejtoj ndonjë emision timin, nëse atë e dëshiroja. E unë gjithmonë ia thosha të njëjtën: Në emër të miqësisë sonë do pranoja të bëhem edhe rojtar i shtëpisë publike që ti do e hapje, por kursem nga një obligim i tillë sepse një katundari si unë nuk i jepen në duar kurvat e qytetit!
Në të vërtet ai është nga ata miq që nuk presin t’u kërkosh diçka, por gjithmonë të afrojnë më shumë seç e meriton. Siç ma ofronte Andi sigurinë gjatë viteve kur në Maqedoni të gjithë njësoj nuk më donin e kur me ofertat e veta për t’u angazhuar në televizionet që ai drejtonte sa nuk më thoshte: sa të më kesh mua në Tiranë s’ke pse i nënshtrohesh Shkupit për një pagë mujore.
Me çka ai dhe dy tre të tjerë të mëmëdheut, më mundësonin të mos dorëzohesha, të qëndroja e të mbetesha atë që doja të jem.
Vetëm me ardhjen e tij në TV Syri nuk kisha ku të ‘ikë’. Edhe atë jo pse besoja se do jem ndonjë vlere e shtuar e këtij televizioni, por pse e dija se Andit i ngutej që sa më shpejt ta mbush me diçka atë ekrane.
Thënë edhe më qartë, pas njoftimit ton në Tiranë kur unë isha flokë gjate e ai më i buzëqeshur se sot, ne vazhduam të shkojmë poshtë e lartë nëpër jetë, por duke mbetur gjithmonë këtu ku jemi edhe sot: miq të përjetshëm.
Ai ecte nëpër jetë si mjeshtër që e njehë gazetarinë, që dinë të ndërtojë media, e unë e jetoja rehatin që kamë pranë vetes në mjeshtër të tillë.
Andi ende është ai mjeshtri i përhershëm që i njeh gjithë damarët e mediave elektronike, por ne të dy nuk jemi më ata të dikurshmit që na dukej e lehtë të shkojmë edhe përtej asaj që mundeshim dhe kishim.
Tani edhe unë edhe ai gjithnjë e më rrallë dalim nëpër ekranet televizive. Andaj disa kanë nisur edhe të na harrojnë, kështu që shpeshherë ndodh që të habiten kur na shohin së bashku në ndonjë kafene.
E këtu te ne po nuk je në ekrane të gjithë të harrojnë. Siç e kanë harruar Andin edhe ata që atij ia kanë borxh famën dhe karrierën televizive.
Po pra, shpesh herë posa arrij në Tiranë i pari që më bie ndërmend është Andi.
Dhe i lajmërohem jo vetëm që të çmallem duke biseduar, por edhe t’i them: ‘Ty mund të të harrojnë gjithë të tjerë, por jo edhe unë!’
Sa herë që kemi mundësi ulemi e bisedojmë për shumëçka, por jo si diku për gjëra të lezetshme të jetës.
Tani rëndom flasim për atë se Njeriu nuk duhet t’i frikohet vdekjes, por jetës, ngaqë jeta t’i merr të gjitha, përfshi edhe fytyrën, e vdekja vetëm të shkuarën që nuk e ke dhe të ardhmen që nuk të takon, se jeta të ofron vetëm pikëllim ndaj asaj që ka ndodhur e frikë nga të këqijat që do të mund të të ndodhin, e vdekja ta ushqen shpresën se shkojmë atje ku fëmijët nuk rriten, të rinjtë nuk plaken e pleqtë nuk sëmuren.
Po pra, në këtë mosh që jemi sot, ne e dimë atë që nuk e dinim përderisa unë isha flokë gjatë e ai më i buzëqeshur se sot: se jeta është spirale që gjithmonë të tërheq drejt fundit të saj, një spirale që nismën e ka te dënesja e të porsalindurit dhe që përfundon me heshtjen e të vdekurit, se jeta nuk është as vuajtje as festë, por vetëm një lutje që na mundëson ta shpërfaqim mirësinë tonë, është shpirtlidhje mes njerëzve që e duan njëri tjetrin.
Dhe sado që më vjen turp, duhet pra ta pranojë se kohëve të fundit Andin shpesh e kujtoj edhe kur diçka ma shtrëngon gjoksin. Mbase pse nuk e di kur përfundon afati i përdorimit të stendeve të vëna në zemër dhe andaj, kam frikë se do mund të mos kem kohë t’ia përcjellë të vërtetën se përpos tij dhe dy tre miqve tjerë, askush tjetër nuk e dinë se si kam jetuar e cili kam qenë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38