Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
nga Genc Pollo
Në shtator 2005 një person u arrestua nga policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit për pranimin e maturantëve në një fakultet të njohur. Provat e dëshmitë, ku përfshiheshin edhe raporte miqësore mes të dyshuarit dhe disa nëpunësve të fakultetit, ishin rënduese e bindëse. Megjithatë prokuroria pas një viti e arkivoi çështjen pa ngritur akuzë. Mbasi plasi skandali unë, asokohe ministër i Arsimit, kërkova që universiteti e fakulteti të bënin një hetim administrativ të brendshëm, për të sqaruar rrethanat e përcaktuar masat e pasojat jashtë përgjegjësisë penale. Reagimi ishte që "ne nuk kemi pse të bëjmë gjë se e ka marrë në dorë prokuroria"; shto këtu edhe një kujtesë për "autonominë universitare". Që atëhere e kam kujtuar gjithmonë këtë rast si shembull tronditës të papërgjegjshmërisë. Por për të shikuar pozitiven tek problemi mund të them se ky rast gjithashtu u bë një shtysë më shumë për të shpejtuar në vitin në vijim me provimin kombëtar të standartizuar (Matura Shtetërore) mbi bazën e të cilit menaxhohej pranimi i maturantëve në universitete (sistemi Meritë/Preferencë).
17 vjet më vonë evitimi i përgjegjësisë personale e institucionale ndër ofiqarët publike është ngjitur në maja ku është ntrashur nga koka tek vithet
Kryemnistri Rama për aferën e inceneratorëve ka deklaruar se ky projekt ka pastruar Shqipërinë nga plehrat dhe se edhe sot e kësaj dite do e bënte njëlloj siç e bëri. Ndërkohë KM Rama nuk jep shpjegim për shkeljet ligjore, për faktin se inceneratorët nuk djegin ende plehrat, pra nuk mund të luajnë rol në pastrimin e ambjentit; as për qindra mijë euro taksa-pará që paguhen çdo muaj personave në kërkim nga drejtësia. Rama thotë se nëse ndonjë zyrtar ka ndyrë dorën pas shpinës së tij atëhere është krejt faji atij zyrtari dhe i askujt tjetër. Por sipas tij detyrën zbulimin e fajit (të dukshëm) e kanë të tjerë jashtë qeverisë. Gjithësesi, Rama ka folur duke shpjeguar qëndrimin e tij dhe gjithkush mund të gjykojë për rastin; e shumëkush mund të konkludojë se qeveriu i shmanget përgjegjësë individuale e institucionale në mos po rreket të mbulojë zullumin me shoshë.
Kush ka menduar se papërgjegjshmëria e rastit më lart është e patejkalueshme në fillim të këtij viti do të ketë konstatuar se për rilindistët nuk ka gjë të pamundur. Në 11 janar u arrestua sekretari i përgjithshëm dhe një drejtor në ministrinë e financave; akuza ishte se një personi privat që për një pretendim pronësie ishte dëmshpërblyer njëherë nga shteti me 2500 euro në vitin 2015 këta i akorduan sërisht në 14 shtator 2022 një dëmshpërblim të dytë 480 herë më të madh. Ky rast spikat jo vetëm nga banaliteti i artificit abuziv por edhe se në këtë nivel është rasti i dytë i arrestimit të ofiqarit në detyrë (rasti i parë ishte i deputetit të inceneratorëve për firmosje, vini re, si sekretar i përgjithshëm ministrie). Por çfarë e bën këtë skandal vërtet pa precedent është që deri sot kur po shkruaj këto radhë, katër ditë mbas arrestimit, ministri i Financave, znj. Delina Ibrahimi nuk ka folur as edhe një gjysëm fjale për ngjarjen në ministrinë që drejton. As për të thenë që po i pezullojmë dy zyrtarët e arrestuar e po bashkëpunojmë me prokurorinë dhe as për të thënë se i konsideron të pafajshëm vartësit e viktimizuar nga intriga. Vetëm heshtje sikur të kishte ndodhur në një ministri në anën tjetër të rruzullit. Gjë që nuk ndodh as në Zullulandin e Faik Konicës. Jo se ministrit i erdhi arrestimi si surprizë : në 28 dhjetor, e pyetur nga gazetarët për këtë hetim, ministri deklaroi se "sigurisht që jam në dijeni dhe Prokuroria do të bëjë punën e vet". Për të vazhduar me shpjegimin shvejkian se "Ministria e Financave dhe Ekonomisë kryen pagesa, në funksionin e saj primar ka kryerjen e pagesave përmes Thesarit, për llogari të qeverisë".
Në periudhën hetimore tetor-dhjetor kur ministri ishte në dijeni të hetimit mund fare kollaj përmes auditit të ministrisë ose një grup kontrolli të posaçëm të analizonte urdhër pagesën e 14 shtatorit dhe nëse e gjente të kundraligjshëm e anullonte atë dhe pezullonte e lironte nga detyra zyrtarët përgjegjës. Pa interferuar fare me hetimin penal. Ose minstri e quan normale që shteti të paguaje dy herë e kripur për të njejtën gjë e në këtë rast duhet të rreshohet përkrah të arrestuarve. Këtë ne nuk e dimë dhe nuk lipset të telepatisim Ibrahimin.
Por ajo që mund të themi me plot gojën është se heshtja e gjatë e ministrit për skandalin e shtëpisë ministrore është skandali më ekstrem. Edhe në Zululand nuk do të mbetej zulu pa protestuar në rrugë deri në dorëheqjen e ministrit.
*Ish ministër dhe deputet
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58