Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ardi Stefa
Cilët janë ata që godasin më tepër me gurë? Njerëzit e shtypur, të ndrydhur, të përjashtuarit...
Ka disa muaj që jo vetëm nëpër studio televizive, rrjete sociale, gazeta, portale, forume partie, por edhe nëpër tryeza kafenesh, mes shokësh e miqsh është ndezur një debat se cili ka të drejtë Basha apo Berisha, Berisha apo Basha.
Fanatizmi në këto debate është kaq i ashpër saqë njerëzit janë ndarë në kampe të kundërta dhe përdorin një gjuhë të tillë urrejtjeje, saqë jo vetëm dy liderët e përfshirë në debat, por edhe funksionarët e tyre anatemohen, mallkohen, madje në një gradë të tillë saqë çdo shpifje apo meme merret si e mirëqenë dhe shpërndahet me aq shpejtësi sa është e pamundur të frenohet.
Gjuha e urrejtjes ka arritur në një gradë të tillë saqë përçarja është jo vetëm evidente, por ka degraduar në dhunë jo vetëm verbale, por edhe fizike, karakteristike për vendet e “botës së tretë”.
Por çfarë mësimesh nxjerrim nga kjo situatë? Mësime të shumta e të vyera. Por mbi të gjitha, të trishta!
Së pari, që ka njerëz jo vetëm të paarsimuar, por edhe të mirëarsimuar, të cilët e kanë të pamundur të ndajnë realitetin nga ajo që dëgjojnë apo shohin. Të cilët besojnë se anëtarët apo simpatizantët e partisë duhet që të identifikohen domosdoshmërisht me “liderin” që ata mendojnë se besojnë.
Përpara shumë dekadash spektatorët e shfaqjeve të ndryshme besonin gjithçka që ndodhte në skenë. Madje shanin, fyenin dhe shtinin me armë mbi aktorët që luanin rolet që nuk u pëlqenin. Ziheshin erriheshin për vdekje njëri me tjetrin.
Por sot???...
Së dyti. Në shënjestrën e fanatikëve militarë të partisë janë vënë të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ata, pavarësisht se deri para pak javësh ishin bashkë e shokë të ngushtë. Kushedi se çfarë plagësh bartin që nga fëmijëria e tyre, saqë nuk e pranojnë mendimin e tjetrit, por e mallkojnë, madje janë gati ta vrasin pa një, pa dy!
A nuk e dinë se njëra nga arritjet e demokracisë është respektimi e debatit dhe i mendimit ndryshe?
Së treti. Këto javë ka munguar argumenti, mendimi i kthjellët, kokat e ftohta. Kanë mbizotëruar ata njerëz, të cilët uronin që shokët e tyre kundërshtarë të “pështynin qumështin e nënës”. Të vareshin kokëposhtë si Juda. Të vuanin dhimbjen më të madhe, zinë më universale. Vetëm kështu do të kënaqeshin e ndiheshin të plotësuar...
“Malet të mësuara janë me borën!”- do të më thoni. Këtu e tridhjetë vite, që nga koha e shpalljes së pluralizmit politik, jo pak bashkëqytetarët tanë eksitohen duke fyer, duke sharë, duke shpifur, duke shqyer nëpër rrjete sociale gjithçka e gjithkënd që nuk e pëlqen. Në emër të lirisë së fjalës; besimit; parasë; revolucionit, politikës, besnikërisë apo detyrimit ndaj liderit...
Ndërkohë që në fakt, nuk janë veçse disa mjeranë kolerikë...
E gjithë kjo lëvizje, e cila mund të emërtohet fare mirë “Vdis” (politikisht, moralisht, shoqërimisht e fizikisht), ka evoluuar në një “cancel culture”, në një “kulturë anulimi”!
Të anulosh, pra, diçka që bëhet, thuhet apo të gjen në kahun e kundërt. Të fshish personalitete, vepra jete, mendime, ide...
Së katërti. Në këto javë përçarja dhe ndarja është kaq e madhe, saqë vështirë se mund të gjenden së shpejti ura bashkimi apo bashkëpunimi. Aq më tepër në bazë ku prej fanatizmit të elektoratit të thjeshtë mbahet gjallë e frymojnë liderat politikë...
Së pesti. Cilët janë ata që godasin më tepër me gurë?
Njerëzit e shtypur, të ndrydhur, të përjashtuarit... Ata të cilëve në përditshmërinë e tyre ua ka fajin gjithçka.
Godasin ata për të cilët puna është skllavëri. Shtëpia është qeli burgu. Armiqtë e dukshëm e të padukshëm, armiqtë realë e ata imagjinarë, në fakt miqtë, me të cilët gjithmonë është në një luftë të ftohtë e të padeklaruar. Dhe të pazotë të dalin nga ky qerthull zinxhirësh, të pazotët të kenë guxim dhe një mendim të guximshëm pavarësisht pasojave, bashkohen me turmën.
Shpërthejnë si kanibalë. Gjejnë kënaqësi në urrejtje...
“Le të godasë i pari ai që nuk ka mëkatuar ndonjëherë!” tha dikur Jezu Krishti dhe qëndroi në mes të Maria Magdalenës dhe turmës së vetëemëruar ndëshkuese të saj...
“Get a life!” do të thosha sot. Në vend që të skandalizoheni nga shkopi në syrin e vëllait apo shokut tuaj, nxirrni më mirë traun nga syri juaj! Dhe shikoni jetën! Kapni jetën! Shijojeni jetën!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38