Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Imagjinoni për një moment një vend ku gjithçka që ndodh shkruhet në dy regjistra. Njëri është trasparent i dukshëm për të gjithë: taksat që paguhen, ligjet e zbatura apo shkelura, dënimet e vuajtura. Tjetri është i padukshëm, por shumë më i rëndë.
Një burrë vjedh bukë. Regjistri transparent shënon vjedhjen, ndërsa i padukshmi regjistron një trup të uritur, frikën e një dyqanxhiu, një fëmijë që shikon dhe mëson se si duket mbijetesa.
Një grua "mbyll sytë" për të mbajtur punën e saj. Regjistri transparent ngre supet, asnjë ligj i shkelur. I padukshmi shënon një thyerje të besimit, një gërryerje të qetë që do të dalë në pah më vonë.
Një udhëheqës shfrytëzon pushtetin për të përfituar më shumë pushtet. Regjistri transparent e quan strategji. Regjistri padukshëm mbushet me emra delinkuetësh që nuk do të shqiptohen kurrë me zë të lartë.
E pra, regjistri i dukshëm është një hartë, një përfaqësim simbolik i një territori ku ndahet e e drejta me të gabuarën, por ai nuk është territori.
Ndërsa regjistri i padukshëm është thelbi i karakterit kolektiv dhe themelor të kombit: fryma e tij publike, mënyra e jetesës dhe kuptimi i përbashkët i autoritetit dhe ligjeve morale të së drejtës dhe të gabuarës. Shkurt ai është territori simbolik ku operon kombi .
Sipas pikëpamjes tonë Kushtetuta mbetet një tekst i shenjtë, gati magjik që përcakton të drejtat tona dhe i mbron ato duke kufizuar fuqitë e qeverisë. Fjalët në faqet e saj janë ngritur në një status gjysmë transcendent, sikur të ishin një formë shkrimi i shenjtë i pajisur me autoritetin e tyre sovran. Ky autoritet përcakton rregullat çfarë është e lejueshme e çfarë jo, dhe njerëzit e mençur të veshur me rrobën e gjykatësit interpretojnë, "sola scriptura", këto parime kombëtare. Duke e lexuar në germë ata përpiqen të përcaktojnë nëse ligjet veprimet apo mos veprimet e institucioneve apo individëve përputhen ose e kanë tejkaluar autoritetin që u është dhënë atyre nga Kushtetuta. Në këtë kuptim, Kushtetuta formon themelin për sundimin e ligjit.
Por, Kushtetuta nuk është një garanci se rezultatet do të jenë gjithmonë të drejta ose të kënaqshme. Ajo nuk ekziston për të zgjidhur çdo problem ose për të hequr barrën e zgjedhjeve të vështira, dhe nuk ka pasur kurrë për qëllim të na mbrojë nga mosmarrëveshjet. Ajo është menduar të përdorej nga qytetarët që e kuptojnë qëllimin e saj, që janë të gatshëm të ngadalësojnë gjërat duke u rezistuar zgjidhjeve që duken të drejta, por që e dobësojnë në heshtje sistemin .
Pas gjithë kësaj fshihet një e vërtetë e pakëndshme. Një Kushtetutë nuk mund të shpëtojë një popull që pret që ajo të bëjë punën për ta. Ajo mund të kufizojë pushtetin, të kanalizojë autoritetin dhe të krijojë hapësirë për liri, por ajo nuk mund të prodhojë virtytin.
Por mbi të gjitha ajo nuk mund të funksionojë kur fryma mbi të cilën është projektuar ndryshon katërcipërisht nga ajo mbi të cilën një shoqëri operon .
Fryma me të cilën ne qeverisemi, është tërësisht e ndryshme nga ajo që përshkruhet në çdo Kushtetutë e një vendi demokratik. Ne e kemi humbur sensin sesi është projektuar e sesi duhet të funksionojë sistemi demokratik , pasi realiteti i brendshëm i përshkruar në regjistrin e padukshëm tregon se llogaridhënia, përgjegjësia edhe transparenca të cilat janë thelbësore për demokracinë edhe për funksionimin e ligjit bazë të saj Kushtetutës, janë braktisur njëherë e mirë . Të pa aftë për ta korrigjuar ketë anomali me veprime politike demokratike na ka mbetur vetëm të gjykojmë interpretimet , arsyet, shtysat dhe vendimet e gjyqtarëve kushtetues .
Ndarja e konstitucionalistëve tanë për çështjen " Balluku", është një rast që përtej çdo skenari tjetër tregon se ndërsa fryma me të cilën qeverisemi edhe drejtohemi nuk ka asnjë lidhje me virtytet edhe territorin moral një shoqërie demokratike Kushtetuta, dhe të gjitha llojet e ligjmëritë kushtetuese që rrjedhin prej saj, mbeten një dekor juridik që nuk mund dhe nuk do të na shpëtojnë më .
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38