Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Peter Lucas: Një homazh për politikanin që e la detyrën pa u pasuruar

Peter Lucas/ Boston Herald
Ja një histori me Mike Dukakis.
Mu kujtua sërish javën e kaluar pas nderimit të ish-guvernatorit për tre mandate dhe kandidatit për President të Amerikës, nga Universiteti Northeastern, ku ai dha mësim për 29 vjet pasi la postin publik.
Dukakis, tani 90 vjeç, ishte 55 vjeç kur kandidoi për Shtëpinë e Bardhë. Ai është i pari greko-amerikan që nominohej për president. Ai është gjithashtu një nga politikanët e paktë që ka lënë detyrën pa e përdorur atë për t'u pasuruar më vonë.
Pra, është korriku i vitit 1988. Unw po mbuloja konventën e Partisë Demokratike në Atlanta ku Dukakis do të nominohet për president.
Nuk ishte gjë e vogël.
Duke ia nisur si underdog, Dukakis, përmes vendosmërisë dhe fatit, u ngjit në krye mbi disa kandidatë të tjerë më të njohur për të fituar nominimin e Partisw Demokrate.
Një nga ata demokratë që kandidonte ishte edhe Joe Biden. Por si për të paralajmëruar atë që do të vinte shumë më vonë, Biden u detyrua të largohej nga gara pasi u raportua se një fjalim për klasën punëtore i tij ishte plagjiaturë e një fjalimi të Neil Kinnock, lideri i Partisë Laburiste Britanike.
Më vonë u zbulua se kaseta e fjalimit të Kinnock i ishte dhwnw medias nga disa anëtarë të ekipit të fushatës së Dukakis, të cilët Dukakis i hoqi nga puna.
Unë isha pjesë e ekipit të gazetarëve të Boston Herald në sallën e konventave në pritje të fjalimeve nominuese, një prej të cilave do të jepej nga Bill Clinton, atëherë guvernatori i Arkansas.
Klinton, duke parë përreth, pa dyshim mendoi, nëse Dukakis mund të kandidojë për president, pse jo edhe unë?
Dukakis, sipas traditës, nuk do të paraqitej në sallën e konventave deri ditën pas emërimit si kandidat për të mbajtur fjalimin e pranimit.
Në epokën para celularit, një tip nga ata të Shërbimit Sekret më tërhoqi mënjanë në dhomën e shtypit të Herald dhe më tha: "Guvernatori Dukakis kërkon t’ju takojë në suitën e tij".
Megjithëse nuk ishim të afërt, unë e kisha njohur dhe mbuluar Dukakisin që kur ai filloi karrierën në Parlamentin e Massachusetts në vitin 1963 si një përfaqësues liberal nga Brookline. Ishte koha kur edhe unë isha reporter fillestar.
Kam mbuluar gjithashtu fushatat e tij të dështuara për prokuror të përgjithshëm (1966) dhe zv/ guvernator (1970) së bashku me katër fushatat e tij për guvernator, tre prej të cilave i fitoi.
Ndërsa stafi i tij në Parlament do të ankohej për disa nga shkrimet e mia kritike - si për shembull kur e pagëzova "Mandatory Mike" për vendimet majtiste që ai merrte, ai kurrë nuk u ankua.
Ai nuk u mërzit as kur - për shkak të stilit të tij të jetesës spartane - shkrova një rubrikë ku e akuzoja për përhapjen e "kurnacërisë" në të gjithë Parlamentin, sepse ai ishte kaq "dorështrënguar".
Një shpurë agjentësh të Shërbimit Sekret më takuan në hotelin e Dukakis dhe më çuan deri në katin e fundit dhe më pas përmes një labirinti korridorësh në suitën e tij.
E gjeta me kryetarin e ndjerë të Parlamentit të Massachusetts, George Keverian. Për shkak se Keverian ishte një lojtar kaq i zjarrtë pokeri, mendova për një moment se ai do të nxirrte letrat e lojës. Pastaj erdha në vete pasi nuk mund të ndodhte kjo, jo me Mike Dukakis.
"Dëgjojeni këtë" tha Dukakis dhe tregoi me gisht një televizor të madh.
Të tre u ulëm në një divan përballë ekranit, Dukakis në të majtë, siç ishte e përshtatshme, Keverian në mes dhe unë në të djathtë.
Pas pak u shfaq guvernatorja e Teksasit, Ann Richards dhe mbajti një fjalim të zhurmshëm, pa ndalim, duke nominuar Dukakis për president dhe duke sulmuar zëvendëspresidentin republikan George H.W. Bush, kundërshtari i Dukakis.
"I shkreti George," tha ajo, "nuk mund të fajësohet se ka lindur me lugë floriri në gojë"
Duartrokitjet ishin shurdhuese. Të gjithë ishin të lumtur dhe duartrokisnin e brohoritnin për Mike Dukakis.
Të tre shikuam njëri-tjetrin. Ishte një moment për t'u kujtuar.
Pati një pauzë dhe vetdëdijesim. Ai sapo ishte nominuar për president.
Keverian tha, "Na shih ne të treve. Ja ku jemi, një greko-amerikan, një armeno-amerikan dhe një shqiptaro-amerikan. Dhe njëri prej nesh kandidon për president të Shteteve të Bashkuara. A është ky një vend i madh, apo jo?”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38