Flash News

OPINEWS

Popujt që i sundon krimi kanë elita të pavlera e pa karakter!

Popujt që i sundon krimi kanë elita të pavlera e pa karakter!
Nga Kim Mehmeti

Thonë se pasi vendosi të themelojë shtetin e bektashinjve dhe pasi Shqipërinë ua dha në duar hajdutëve, Piktori është duke kërkuar në Tiranë lokacion për ta themeluar edhe shtetin e të ndershmëve.

Siç duket Shqipëria është katandisur udhës që të përfundojë si federatë e përbërë nga më shumë shtete të barabarta, ku nuk do mungojë as ai i grave të veja dhe burrave që duan të kenë nga më shumë gra.

Dhe nuk ka dyshim se Piktori edhe njëherë do e dëshmojë atë që dihet: se shtetin që e kanë ndërtuar mijëra atdhetarë dhe të mençur, mund ta prish çdo budalla që nuk njeh as atdhe as komb.

Siç nuk ka dyshim se Shqipëria është shndërruar në kazanë të vënë mbi zjarrin ku digjen të gjitha vlerat e shqiptarisë dhe ku ‘aleanca e qelbësirave’ e gatuan gjellën e saj helmuese për Shqipërinë.

Po pra, pasi Shqipërinë e morën në duar hajdutët e ‘Rilindjes’, Piktori me të drejtë iu përkushtua misionit që në Tiranë të sigurojë lokacion për ‘Shqipëritë’ e komuniteteve pakicë brenda popullit tonë.

E që pastaj, gjitha këto shtete brenda saj, të financohen nga i njëjti buxhet nga i cili në masë të madhe mirëmbahet Shqipëria e sotme; nga ai i krimit dhe hajdutërisë.

Dhe pastaj le të del ndonjë birë mamaje e le të thotë se nuk jemi popull tolerant. Dhe se elitat tona heshtin jo pse janë të pavlera dhe pa karakter, por pse kështu mbrohen interesat e popullit tënd.

Të fundit