Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi/ gazeta Panorama
Pas zgjedhjeve të 25 prillit ka një intensifikim të pazakontë në media dhe debatin publik të përpjekjeve për të zhvendosur arsyet e humbjes së zgjedhjeve te Partia Demokratike dhe tek opozita. Këto përpjekje i shohin arsyet e humbjes te fushata e dobët sipas tyre e PD-së dhe e Bashës, te mosreformimi i PD-së, te mungesa e demokracisë së brendshme në PD, te paaftësia për të prodhuar një narracion tërheqës të PD-së, te mosshkëpuptja nga trashëgimia e vjetër e PD-së etj. Për këto përpjekje Rama është një Kryeministër që ka qeverisur me shumë probleme, por më mirë sesa PD, Shqipëria nuk është një autokraci apo formë tjetër regjimi. Sigurisht, një pjesë e tyre e pranojnë se pati manipulime, por ato, gjithsesi, sipas tyre, ishin të zakonshme, nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar dhe përdoren nga PD sot si justifikime.
Pa i ndarë këto përpjekje në flukse që vijnë nga PS-ja dhe Rama, apo nga kundërshtarë të ngjyrave të tjera të PD-së dhe opozitës, pa i parë këto përpjekje (siç ato edhe mund të jenë) si mekanizma sulmi ndaj Partisë Demokratike duhet të shohim një panoramë më të gjerë, në të cilën ndodh e gjitha kjo. Në fund të fundit, të gjitha këto përpjekje, edhe sikur të jenë të sinqerta, edhe sikur të dëshirojnë me të vërtetë më të mirën për Shqipërinë dhe PDnë, marrin jetë brenda një panorame të madhe, në të cilën gjendet vendi.
Gjithnjë, kur një tirani ka ardhur në botë, shumica e njerëzve nuk kanë qenë të vetëdijshëm për të. Ato ia kanë dalë të shfaqen si normale, jo vetëm si të parrezikshme, por edhe si të mira apo shumë të mira. Në shumicën e rasteve, shumë njerëz i kanë lejuar ato, i kanë pranuar ato, ose i kanë ndihmuar ato. Ajo që ato kanë sjellë, jo thjesht humbje të lirive, por krime, burgje, mjerim, vrasje, internime, izolim etj.
Kur erdhi Musolini në Itali, në vitin 1922, shumica e italianëve nuk ishin të vetëdijshëm se çfarë përfaqësonte regjimi që po vinte. Mjaft prej tyre qëndruan indiferentë ndaj Musolinit dhe sloganeve, ndaj këmishëzinjve (mbështetësve paramilitarë të partisë së Duçes), mjaft të tjerë i përkrahën, ose i panë me shpresë. Kur erdhi Hitleri në Gjermani, në vitin 1933, ishte e njëjta gjendje. Kur erdhi Lenini në vitin 1917, Mao Ce Duni në vitin 1949, Fidel Kastro në vitin 1960 etj., ishte po e njëjta gjendje.
Edhe në Shqipërinë e vitit 1945 kishte mjaft njerëz që ishin indiferentë, kishte mjaft të tjerë që nuk besonin kurrë se komunistët do të bënin ato krime që kryen, që do të hapnin kampe përqendrimi për kundërshtarët, që do të izolonin vendin, që do të mbyllnin kishat dhe xhamitë, që do të grabisnin pronat. Në vitin 1945, komunistët shqiptarë u përpoqën ta paraqesin, jo thjesht si normale qeverinë e tyre dhe atë që donin të bënin, por si bekim. Në dhjetor të vitit 1945 u mbajtën zgjedhje pluraliste që u manipuluan trashë nga komunistët. Po atë vit nisi ngritja e institucioneve të reja të shtetit dhe historia më pas dihet.
Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është saktësisht e njëjta gjë që ka ndodhur me instalimet e tiranive apo formave të tjera të regjimeve autokratike. Shumë njerëz as që e mendojnë se Rama po instalon një tirani, shumë të tjerë mendojnë se është marrëzi të flasësh për tirani, shumë të tjerë thonë se më shumë ka një luftë për të justifikuar humbjet që i bëhet Ramës nga opozita. Është në natyrën e qeverisjeve të tilla autokratike që arrijnë të krijojnë këtë atmosferë, që arrijnë të manipulojnë një pjesë të rëndësishme të popullit ose të opinionit.
Profesori i Universitetit të Yale, Timothy Snyder, botoi pak kohë më parë librin “Mbi Tiraninë: 20 mësime nga shekulli i 20-të”. Snyder ka marrë në analizë shumë vende, të cilat ranë nën regjime të tilla totalitare, fashiste apo komuniste. Ai vë re katër faza kryesore, nëpër të cilat kaluan këto vende. Faza e parë është ajo e bindjes, para se regjimi të bëhet plotësisht totalitar apo autokratik.
Në Gjermaninë e Hitlerit pas 1933, në Çekosllovakinë e Gotvaldit pas vitit 1948, në Hungarinë e Rakoshit pas 1949, në Poloninë e Gomulkas pas 1947 etj., pati mjaft njerëz që nuk reaguan, pati shumë njerëz që e pranuan në heshtje sepse ruanin vendet e punës, ruanin rehatinë ose interesat e tyre personale, pati shumë njerëz që nuk e quajtën problem arrestimin e kundërshtarëve politikë, pati njerëz që nuk u shqetësuan nga mënyra se si i mbajtën zgjedhjet apo si i fituan zgjedhjet nazistët dhe komunistët etj. Pati njerëz që i miratuan dhe u përfshinë edhe vetë në dhunën ndaj të tjerëve, ndaj hebrenjve ose ndaj antikomunistëve. Kështu, në Austri mjaft austriakë grabitën hebrenj, grabitën prona të tyre, u angazhuan edhe në akte dhune ndaj tyre. Në Hungari ose Çekosllovaki, shumë njerëz iu turrën antikomunistëve dhe nacionalistëve, i rrahën, i grabitën etj. Kjo gjë, thotë Snyder, ishte fatale sepse iu dha mundësi nazistëve dhe komunistëve që të konsolidonin gradualisht pushtetin, të forconin propagandën dhe kontrollin dhe ta shisnin në fazën e parë regjimin e tyre si një gjë normale. Kjo gjë ka ndodhur, sigurisht, në vitin 1945 e më pas në Shqipëri. Ka pasur grabitje, dhunë, indiferencë dhe miratim nga një pjesë e madhe e popullit.
Pa asnjë ekzagjerim kjo po ndodh edhe sot. Ata që janë në punë shkojnë në takimet e Ramës dhe Veliajt, duartrokasin fjalimet e tyre, miratojnë veprimet e tyre. Sot ka mjaft njerëz që miratojnë sasitë e gazit që hidhte ministri Lleshi, që nuk iu dukej fare problem arrestimi i njerëzve që protestojnë, që nuk iu dukej shqetësim prishja e shtëpive apo hedhja e gazit lotsjellës në mëngjes në shtëpitë te Bregu i Lumit.
Këtyre njerëzve dhe atyre në opinion publik sidomos, nuk u bën përshtypje ajo që ndodhi në Durrës apo Dibër sipas përgjimeve të “Bild”, që nuk iu duket ndonjë manipulim i madh marrja e tri mandateve nga PSD, nuk iu duket manipulim i madh marrja e 16 mijë votave nga një kandidat i panjohur 27-vjeçar, nuk u duket manipulim i madh mbrojtja që i bëri drejtori i Policisë dhe prokurori publikisht duke fshehur të vërtetën për ngjarjen në Elbasan, nuk u duket manipulim i madh fakti që 19 vetë kanë vetuar 57 herë në pak kuti të hapura në Berat, apo që 21 vetë kanë votuar 70 herë në pak kuti të hapura në Gjirokastër. Këtyre nuk u duket ndonjë gjë e tmerrshme përfshirja në politikë e njerëzve që vijnë nga bota e krimit, rikandidimi i tyre me forcë nga Rama, nuk iu duket gjë ndryshimi i Kushtetues nga Rama për qëllime elektorale partiake nga një Parlament jopërfaqësues, nuk u duket gjë arrestimet për mospagim dritash i 32 mijë njerëzve dhe lënia e lirë mbrojtja publike për njerëz të fuqishëm, nuk u duket problem i rëndë mbrojta e egër që Rama i ka bërë Roshit, Dakos, Tahirit etj.
Faza e dytë është ajo e rënies së institucioneve. Në Gjermani, në Hungari, në Çekosllovaki etj., menjëherë pas ardhjes në pushtet të Hitlerit, Gotvaldit dhe Rakoshit, nisi faza e rënies së institucioneve. Hitleri miratoi një akt kushtetues, i cili i dha atij fuqinë e nxjerrjes së ligjeve. Me anë të këtij akti, gradualisht ai nisi të rrëzojë si institucione të pavarura gjykatat, prokurorinë, policinë, ushtrinë, mediat, etj.
Ranë njëra pas tjetrës të gjitha gjykatat dhe të gjitha institucionet e pavarura. Në Çekosllovaki, në Poloni, në Hungari etj., Snyder vëren se u bë e njëjta gjë, por në forma të tjera. Me anë të ndryshimit të kushtetutave, regjimet komuniste ia dolën ngadalë t’i nënshtrojnë të gjitha institucionet.
Më pas mbërrihet në fazën e tretë, që është marrja nën kontroll e këtyre institucioneve. Në to emërohen njerëz besnikë ose ata që janë gati të kthehen në shërbëtorë të zellshëm të regjimit. Për pak vite gjykatat dhe prokuroritë, Policia dhe shërbimet e inteligjencës, mediat dhe kompanitë e mëdha të biznesit vihen në shërbim të regjimit në Gjermani, në Çekosllovaki, në Hungari etj.
Shqipëria sot ka kaluar fazën e parë dhe të dytë dhe është në zhvillim faza e tretë. Nuk ka mbetur asnjë institucion pa rënë. I vetmi institucion që kundërshton qeverinë, Presidenti, u shkarkua. Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese për katër vite nuk ishin fare. Tani janë të cunguara në numër dhe për t’i mbushur ato ka pasur përpjekje për të futur dhunshëm në to njerëz siç i do maxhoranca, siç ishte rasti i Arta Vorpsit që u betua te një notere buzë Lanës. Prokuroria ka rënë dhe është marrë nën kontroll në fillim me emërimin e Arta Markut. Më pas duket se ky kontroll kaloi përmes një prokurori tjetër, Olsian Çela, i cili për shembull për tërmetin që ra vjet arrestoi disa inxhinierë dhe teknikë ndërtimi në Durrës dhe Tiranë, por nuk thirri kurrë as t’i pyeste Dakon apo Veliajn. Shërbimi Informativ është marrë nën kontroll me emërimin e Helidon Bendos.
Faza e katërt është faza e instalimit të partisë-shtet. Kjo fazë ka shumë të theksuar fuqizimin e dallimit ‘ne’ dhe ‘ata’ dhe kjo fazë bën që për çdo emërim dhe për çdo vendim merret leje në parti. Kjo gjë ka qenë e pranishme në Shqipëri vazhdimisht, por dërgimi në krye të institucioneve kushtetuese i njerëzve të miratuar nga partia, nuk ka qenë aq i mundur. Në këtë fazë, partia në pushtet, thotë Snyder, nuk e pranon më opozitën legjitime. Ajo e sulmon atë si armike të vendit, si sabotatore dhe kërkon që ajo të dalë jashtë ligjit ose të dobësohet në atë masë që nuk është më një rrezik. Në vend të saj synohet të krijohet një opozitë e re. Me përmbylljen e saj, faza e katërt bën të mundur që opozita të jenë organizatat vasale të partisë-shtet.
Shqipëria është aktualisht në mes të pikës së tretë, që është në duke u përmbyllur plotësisht dhe pikës së katërt që duket se po merr jetë përditë. pavarësisht se sa defekte ka opozita, pavarësisht se sa nevojë ka ajo për reformim, pavarësisht se sa më mirë do të duhet të ishte jeta e saj e brendshme apo narracioni i saj, ajo ka thënë të vërteta të mëdha mbi qeverisjen, ka qenë një digë apo një barrikadë ndaj maxhorancës dhe pushtetit të saj që është rritur vazhdimisht duke u kriminalizuar dhe korruptuar pa ndalur. Opozita mund të ketë gabuar në disa raste në gjetjen e mjeteve për të qenë kjo digë ose për të formuar një alternativë elegante dhe tërheqëse, por ajo nuk është shkak i kësaj gjendjeje të vendit dhe i “fitores” së zgjedhjeve nga Rama. Opozita hoqi dorë nga gjithçka për të bërë këtë luftë dhe nuk mund të mos mbrohet për këtë, pavarësisht se ato mund të mos kenë dhënë rezultate.
Ka shumë gjasa që të jemi duke parë atë që thotë Snyder, për fazën e katërt kur partia-shtet kërkon asgjësimin dhe kontrollin e opozitës. Ka shumë gjasa që gjithë kjo zhvendosje e debatit tek opozita, gjithë kjo luftë për të fajësuar opozitën dhe Bashën, gjithë kjo luftë që kërkon me forcë ndryshim në PD dhe reformim të saj, gjithë kjo luftë që humbja e zgjedhjeve të shihet si përgjegjësi e PD-së të jetë vetëm lufta që bën partia-shtet në fazën e katërt. Pavarësisht se pse bëhet kjo luftë, e rëndësishme është që shoqëria të kuptojë se vendi është vërtet në zgrip të një tiranie. Opozita ka shumë gjëra për t’u ndrequr, por kjo nuk mund të bëhet dhe as të imponohet nga përpjekje që nuk shohin problemin e madh, rrezikun shumë të madh që ka vendi nga instalimi i pushtetit të partisë-shtet dhe kriminalizimi i plotë i jetës politike. Kur të shihet kjo dhe të pranohet kjo, kur të pranohet manipulimi i plotë dhe kirurgjikal i zgjidhjeve, vetëm atëherë mund të flitet sinqerisht se si duhet të jetë opozita apo se ç’duhet të bëjë ajo. Ndryshe kërkohet vetëm shkatërrimi i opozitës dhe asgjë më shumë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38