
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Propozim për strategji politike të Partisë Demokratike në kuadër të Rithemelimit
Nga Andi Mustafaj
1. Boshti ideologjik si hapi i parë pa të cilin nuk mund të ketë Rithemelim
1.1. “Dhjetori i Ri” : Siç vjen pranvera dhe çelin lulet vjen "Dhjetori i ri" dhe çel liria.
Është jetësore që të gjendet një bosht ideologjik i cili të bashkojë të gjithë brezat e demokratëve, t'i bind ata se sado e madhe të jetë e keqja ajo mundet, të krijoj shpresën e një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe Shqipërinë.
"Dhjetori i ri" është një koncept që i jep përgjigje të gjithë këtyre elementëve. Është një mënyrë për t'ju folur demokratëve të vjetër dhe për të nisur diçka për demokratet e rinj (lidhja midis brezave, bashkimi).
Është një slogan që buron në dëshirën për liri dhe për luftën ndaj së keqes (aspekti sulmues). E kemi mundur një herë të keqen dhe, do e mundim përsëri. Është diçka pozitive dhe zmadhuese (si nevojë për të hapur një kapitull të ri gjithëpërfshirës).
Dhjetori i Ri si mundësi për të ndërtuar mbi themelet e arritjeve të mëparshme (pra mbi atyre që kanë arritur fitore). Kujton gjithashtu lidhjen pro amerikane të PD-së dhe vlerave konservatore të së djathtës.
Duke kapitalizuar mbi të kaluarën jemi në gjendje të krijoni diçka të re (jo thjesht përsëritje të së kaluarës).
1.2. Bosht dytësor: “Rezistenca” në kundërpërgjigje ndaj “Rilindjes”
Rezistenca është ideja që i kundërpërgjigjet Rilindjes siç e përfaqëson Rama. Është një koncept historik sepse kujton të gjitha rastet kur njerëzit kanë rezistuar ndaj pushtimeve, regjimeve apo gjatë luftërave. Partia Demokratike duhet te njësoj ligjërimin e saj politik me veprimtarinë politike.
Nuk mund ti thuhet njerëzve që po luftojmë një regjim por ndërkohë të sillemi sikur gjendemi në një demokraci qindra vjeçare perëndimore. Sa më shpesh fjalët tona nuk janë koherente me veprimet tona, ne ndikojmë që të ushqehet ideja deri tek subkoshienca e qytetarëve se jemi gënjeshtar dhe se nuk vlejmë më shumë se këta që po luftojmë.
Rezistenca është gjithashtu një koncept që mundëson një kalim historik midis atyre që rezistuan 30 vite më parë dhe neve që rezistojmë sot ndaj një regjimi të ndryshëm në formë, por po aq të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
1.3. Akse te tjera komunikimi: "Në veprim, për Shqipërinë”, "Besimi te veprimi", "Me kokën lart", "Të pamposhtur", "Veprimi fitues"
Partia Demokratike duhet të përgatis dhe të zhvilloj një shumëllojshmëri sloganesh dhe strategjie komunikimi në mënyrë që të jet në gjendje të imponoj ritmin dhe intensitetin e axhendës politike. Gati gjithmonë jemi gjetur një hap mbrapa Edi Ramës duke reaguar gjithmonë ndaj propagandës së tij dhe duke shkuar gjithmonë në fushën e tij. Kjo dinamik e rëndë kërkon një farë kohe për tu kthyer dhe sidomos kërkon një përgatitje të madhe. Njëlloj si një lojtar shahu duhet të kemi me dhjetëra lëvizje përpara në kokë.
Asket e tjera të komunikimit duhet gjithashtu që të përqëndrohen tek ideja e veprimit, e lëvizjes brenda të cilës njerëzit mund te bashkohen. Njëlloj si ideja e një treni që merr shpejtësi pak e nga pak deri sa të bëhet i pandalshëm. Duhet gjithashtu që ti bëhet thirrje instiktive dhe elementëve që bëjnë krenarin e Shqiptarit.
2. Një filozofi e re për strukturat qendrore
2.1. Profesionalizimi i administratës së Partisë Demokratike
Përjetimi i politikës me pasion dhe emocion të tejskajshme na ka bërë që t'i japim një vend shumë të madh shpirtit militant përballë ftohtësisë burokratike të ekspertëve. Politika në fakt është çështje ekuilibrash dhe pragmatizmi.
Strukturat qendrore nuk duhet të përbëhen nga njerëz me ambicie të madhe politike, por njerëz me ambicie të madhe administrative. Partisë i mungojnë burime njerëzore që të bëjnë gati brumin me të cilin përfaqësuesit politik do bëjnë bukën.
Administrata qendrore duhet të jetë makineria e prodhimit të ideve politike, hulumtimeve tematike, propozimin e strategjive të përgjithshme dhe sektoriale.
Kjo administrate qendrore duhet të jetë gjithashtu përgjegjëse për koordinimin e strategjisë digjitale dhe audio vizuale të Partisë dhe përfaqësuesve të saj. Kjo gjë mungon tërësisht sot dhe gjendemi përballë një harxhimi shumë të madh energjie, e cila në fakt, e pambështetur mbi një strategji të qartë dhe një koordinim efektiv shkon dëm, nuk prodhon politikë.
Një prej arsyeve që organizimet dhe riorganizimet kanë dështuar më parë është sepse aty vendoseshin të rinj që në shumicën dërrmuese të tyre zhgënjeheshin se nuk gjendeshin në listat për deputet apo për kryetar bashkie.
Ndërkohë Partia Demokratike ka nevojë për një shumëllojshmëri talentesh ku nëpunësit duhet të gjejnë vendin e tyre të merituar.
2.2. Ripërkufizimi i dy roleve kyçe : Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëdhënësi i Partisë
Roli i zëdhënësit të Partisë është një rol shumë i nënvlerësuar tek ne. Në përgjithësi zgjidhen njerëz për shkak të paraqitjes dhe jo për shkak të aftësisë që kanë në komunikim dhe ligjërimin publik, kuptuar këtu gjerësisht, pra me përdorimin e mjeteve të reja të teknologjisë së informacionit. Zëdhënësi nuk duhet të jetë anëtar i parlamentit dhe duhet të fokusohet tërësisht në këtë detyrë. Duke bërë një gjë të tillë, tregohet qartë se është kuptuar pesha e propagandës së Rilindjes dhe se do t’i jepet mundësia Partisë Demokratike të jetë më në fund në nivelin e duhur për të çuar betejën e komunikimit në zemrën e mekanikës së Rilindjes.
Sekretari i Përgjithshëm duhet te ketë aftësi të larta organizative, një teknicien me eksperiencë të madhe në drejtimin e strukturave dhe projekteve. Një teknicien i cili të gjendet larg pasionit të përplasjeve politike, ky është profili i nevojshëm. Një teknicien që të jetë gjithashtu një forcë e plotë mbështetëse për të gjithë dhe në çdo aspekt të vijës programatike të partisë.
Duke parë situatën ne te cilën gjendet partia Sekretari i Përgjithshëm nuk duhet te jet anëtar i Parlamentit dhe te përqendrohet tërësisht ne ringritjen e strukturave ne te gjithë vendin.
3. Një veprimtari përtëritësve (inovative) e strukturave lokale
3.1. “Harta e problematikave qytetare” si kundërpërgjigje ndaj patronazhistëve
Për shkak të një shumëllojshmërie arsyesh, Partia Demokratike nuk ka më një panoramë të qartë të problematikave në rang lokal dhe nuk ka arritur të shpik apo të propozoj veprime përtëritëse politike.
Një ide me dobi të shumta që ndër të tjera zgjidh këto probleme është përgatitja e një Harte Lokale dhe Kombëtare të problematikave qytetare. Kjo hartë duhet të jetë digjitale, publikę dhe lehtësisht e aksesueshme në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të shoh angazhimin e plotë të strukturave tona në shërbim të tyre.
Duke mbledhur të dhënat mbi problematikat në zonat ku banojnë, militantët do kenë mundësi që të lidhin një marrëdhënie të re me qytetarët duke i përpunuar ato dhe përmbledhur shqiptarët do mund të shohin aftësinë organizative të Partisë Demokratike si dhe të shfaqet gjithmonë e më hapur situata e vështirë në të cilën gjendet vendi.
Kjo hartë do shërbej për të hartuar programe dhe strategji politike më të spikatura (ndër të tjera që do shërbejnë si bazë për kandidatët që do prezantohen në zgjedhjet e ardhshme vendore) si dhe do mundësojë që publikisht dhe në mënyrë të vazhdueshme Partia Demokratike të tregojë se punon në dobi të shqiptarëve për të zgjidhur problematikat e tyre.
Aty ku Rilindja kriminale i ofron shqiptarëve patronazhistët që vjedhin të dhënat e tyre dhe i përdorin për t'i manipuluar, ne do propozojmë demokratë që i ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve që ata ndeshin në jetën e tyre të përditshme.
3.2. Iniciativa +1 si mënyra më e mirë për të angazhuar çdo demokrat
Në njëfarë mënyre u kërkohet shumë militantëve. U kërkohet që të "sjellin vota”. Kjo është një mënyrë arkaike e të bërit politikë. Nuk funksionin, njerëzit gënjejnë, shesin votën etj. Kështu që militantët mendojnë se sjellin vota, por në fakt nuk e bëjnë. Puna e tyre shkon në një masë të madhe dëm. Ndërkohë që mendojmë se punojnë efektivisht, por në fakt nuk një gjë e tillë nuk ndodh.
Militantët më të angazhuar nuk duhet më të merren me lista, por me hartën e problematikave qytetare. Të bëhet një gradacion në investim.
Ndërkohë të tjerët, ata që mund ti quajmë “të thjeshtë” në kuptimin që nuk kanë një angazhim të përditshëm në jetën e Partisë duhet tu kërkohet diçka më e vogël por më shumë cilësore. “Iniciativa +1” nënkupton që çdo demokrat duhet të bind një person të vetëm se përse duhet të votoj për Partinë Demokratike.
Një për person që të krijohet një ortek. Nëse qendra bën punën mirë duke impulsuar ide dhe shpresë si dhe, krerët lokal duke zgjidhur probleme me Hartën atëherë “Iniciativa +1” do jetë më e thjeshtë. Një drejtues i mirë e kupton rendësin që ka fakti që çdo element i ekipit të kërkohet diçka që mund ta arrij dhe diçka që e kupton qartë.
3.3. Laboratori i sukseseve në zemër të Rithemelimit
Shkodra duhet të kthehet në laboratorin e sukseseve të Partisë Demokratike në prodhimin e ideve dhe në formimin e brezave të rinj.
Detyra e parë e këtij laboratori duhet të jetë arritja e sukseseve të prekshme nga qytetarët nëpërmjet mbështetjes së aktivitetit politik të bashkisë. Mbështetja që laboratori i sukseseve duhet t’ju jap këtyre bashkive do të mundësojë krijimin e një solidariteti midis veprimtarisë politike kombëtare dhe lokale të Partisë Demokratike, e cila do t'na forcojë si grup politik.
Kjo mbështetje do të mundësojë gjithashtu që brezi i ri i Partisë Demokratike të ballafaqohet me një realitet tjetër ku synimi nuk është më kundërshtimi, por ndërtimi, në të gjitha format që ky koncept merrë në politikë.
Mbështetja duhet të vije për procesin e politikbërjes, nga projektimi tek zbatimi, për marrëdhënie me qytetarët dhe mediat (në terren apo në internet) si dhe me strategjitë e duhura për t'u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Duhet që në të gjitha rastet e mundura të rikuperojmë terrenin e braktisur të ideve, të shkojmë atje ku kundërshtari nuk na pret. Duke shkuar në mënyrë të vazhdueshme përpara parlamentit apo kryeministrisë, ne jemi pikërisht aty ku Edi Rama na do dhe di t'na luftojë.
4. Një parti e aftë për të luftuar një regjim
4.1. Plani Kombëtar i Tranzicionit si element i domosdoshëm i besueshmërisë së qeverisjes së ardhshme
Ekziston një mit shumë i rrezikshëm në narrativën politike të shumë përfaqësuesëve të Partisë Demokratike. Po të iki Edi Rama gjërat do rregullohen për Shqipërinë.
Ky është një mit sepse Edi Rama ka shtrirë rrënjët e regjimit të tij në çdo hallkë të shoqërisë. Bandat kriminale dhe oligarkët nuk do dorëzojnë pushtetin që kanë marrë gjatë këtyre viteve. Për më tepër që ky pushtet është njohur me ligje dhe kontrata juridike nga qeveria.
Që njerëzit të marrin seriozisht Partinë Demokratike, ne duhet të jemi të aftë t'u tregojmë atyre se e kemi kuptuar kompleksitetin e problemit. Ne duhet t'u tregojmë atyre që e kemi integruar në vet mentalitetin dhe shpirtin tonë që vendi është në njëfarë gjendje lufte.
Mbas një gjendje të tillë duhet një fazë tranzicioni. Sikur mos të bind kjo analizë mjaftojmë të kujtojmë se sa e rëndë ka qenë zhgënjimi mbas rënies së komunizmit dhe fakti që njerëzit prisnin qe t’ju përmirësoheshin jetët menjëherë.
Plani i tranzicionit duhet të jetë një plan i përgatitur me të gjitha shtresat e shoqërisë Shqiptare. Duhet te jet një plan mbi te paktën një vit dhe të jetë i shtjelluar me të gjitha ministritë, duke filluar nga arsimi e deri tek rendi dhe mbrojtja.
Si do thyejmë regjimin?
4.2. Llogaridhënia dhe meritokracia si filozofi e re veprimi
Performanca, kuptuar si arritja e rezultateve të caktuara është elementi thelbësor i çdo veprimtarie, personale apo profesionale, private apo publike.
Në një demokraci të mirëfilltë, vlerësimi i performancës së personelit politik kryhet në mënyrë të vazhdueshme. Ajo mundësohet nga një shumëllojshmëri mjetesh që burojnë nga mediat (nëpërmjet sondazheve, reportazheve investigative, pasqyrimit të lajmeve), shoqëria civile dhe grupeve të presionit (nëpërmjet sindikatave apo shoqatave) apo qytetarët (nëpërmjet protestave apo ndëshkimit në zgjedhje të ndryshme lokale).
Në Republikën e Shqipërisë këto mjete nuk ekzistojnë. Përfaqësuesit tanë politikë nuk burojnë nga besimi i qytetarëve, por mbijetojnë falë gërshetimit të sistemit proporcional rajonal dhe listave që janë fruti i vullnetit të një njeriu.
Kjo zhvendosje e “qendrës së fundit të vlerësimit të performancës” nga qytetarët tek kryetari ka sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë një zhvendosje të veprimtarisë politike nga rrethet tek qendra, nga themeli tek forma, nga koha e gjatë tek drita e shkurtër.
Këta indikatorë duhet të vendosen në radhë të parë mbi Kryesinë e Partisë dhe pak e nga pak duke kapitalizuar mbi suksesin dhe shembullin e dhënë, të përhapet tek degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike, derisa të bëhet pjesë e plotë e mentalitetit dhe identitetit tonë.
Në vijimësinë e idesë themelore të krijimit të kundër shembullit ndaj Rilindjes Socialiste, kryetari i Partisë Demokratike duhet që për çdo anëtar të Kryesisë së PDSH, të hartojë një shkresë individuale, e cila e ngarkon me një mision tematik. Vendosja e kauzave madhore kombëtare dhe fitimi i tyre.
Në këtë shkresë duhet të përshkruhet minimalisht misioni që kryetari i ngarkon personit në fjalë, arsyet e ngarkimit të këtij misioni, rezultatet që duhen arritur dhe dokumenti e produkti përfundimtar që duhet prodhuar.
Kjo shkresë duhet të jetë publike, në mënyrë që gjithsecili të mund ta konsultojë. Kjo mënyrë funksionimi, e pazakontë, sjellë një baraspeshë themelore ndaj çalimit të situatës së tanishme.
Moderniteti fillon me gjetjen e zgjedhjeve të reja ndaj problemeve strukturore që vuan politika shqiptare. Kundërshembulli ndaj Rilindjes Socialiste duhet të jetë një përpjekje e çdo kohe e Partisë Demokratike.
5. Mosvendosja e protestave si mjet i vetëm i veprimtarisë opozitare
Protestat dhe në mënyrë më të përgjithshme denoncimet, janë elemente thelbësore të aksionit opozitar, ato mundësojnë mbajtjen e një presioni të vazhdueshëm mbi qeverinë dhe bërjen të njohur për qytetarët të skandaleve të shumta, qofshin ato kriminale, ligjore apo morale të së ashtuquajturës “Rilindje Socialiste”.
Megjithatë, përqendrimi i tërësishëm i Partisë Demokratike tek revolta në veprimtarinë e saj opozitare krijon në mënyrë të drejtpërdrejtë një boshllëk, i cili bën të peshoj mbi shpatullat e saj 3 rreziqe të mëdha.
Legjitimiteti i cunguar: Nëpërmjet protestave dhe denoncimeve, ajo që Partia Demokratike i kërkon qytetarëve është aderimi në bazë të kundërshtimit: “Hajdeni me mua sepse tjetri është i keq”. Emëruesi i përbashkët nuk është Partia Demokratike. Ajo në fakt në këtë rast është vetëm një mjet për qytetarët që të shprehin një pakënaqësi. Nëse qëllimi arrihet, pra rrëzimi i qeverisë të ndodhë, emëruesi i përbashkët do të zhduket dhe Partia Demokratike do të gjendet përballë një situate ku në fakt do të zbuloj se është shumë më e dobët sesa ç’mendonte.
Deformimi i brezave: Prej vitesh “brezi i ri” është ushqyer vetëm nga revolta duke krijuar një lloj negativiteti. Ky negativitet është lehtësisht i perceptueshëm po të ndjekësh shumicën dërrmuese të aktivitetit të përfaqësuesve tanë në rrjetet sociale, në parlament apo në median vizive ku mbizotëron sulmi, denoncimi, ballafaqimi.
Mungesa e identitetit politik: Shumë lehtë mund të shtrohet pyetja: përse ju deputetë, drejtues, anëtar, militantë të Partisë Demokratike jeni sot bashkë? Gati sistematikisht, përgjigjja do të shkoj tek emëruesi i përbashkët i revoltës, ne jemi bashkë për të luftuar “Rilindjen Socialiste” dhe pasoja e saj mbi shoqërinë shqiptare. Ne jemi bashkë për shkak të vlerave tona. Po mbasi ky emërues i përbashkët të zhduket me rënien e kësaj qeverie? Çfarë do t'na bashkojë? Përqendrimi tek revolta dhe lënia tërësisht në harresë e ndërtimit bën që sot është e pamundur t’i jepet një përgjigje kësaj pyetje.
6. Lista e zezë e personave që minojnë lirinë në Shqipëri për të çuar betejën e kauzave deri tek dera e personave që kanë abuzuar me pushtetin
Po bëhen 9 vite tashmë qe regjimi i Rilindjes po shtrin kthetrat ne te gjithë vendin. Gjate këtyre viteve një grup i madh njerëzisht kane përfituar dhe abuzuar ne mënyrë te tmerrshme me pushtetin dhe nderin qe i’u është dhënë për te qeverisur vendin.
Ne 30 vite faktikisht kemi dëgjuar shpesh partitë politike qe thonin “kur te vijmë ne pushtet” personat qe kane abuzuar do shkojnë ne burg por ne fakt kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë. Si pasoje, është dëmtuar dhe zhvlerësuar ne mënyrë te vazhdueshme fjala e përfaqësuesve politike dhe shpresa tek qytetaret se drejtësia vonon por nuk harron.
Është e vërtetë, që për shkak te imunitetit dhe peshës qe u jep mandati i deputetit, disa politikane gëzojnë një mbrojtje te madhe. Ndaj kjo liste mund te përqendrohet fillimisht tek nëpunës te larte politik te cilët i kane ber nje dem te madh vendit dhe te zgjerohet deri tek hallkat me te larta te qeverisjes.
Partia Demokratike te hartoj dhe te argumentoj listën e personave qe minojnë demokracinë ne vendin tone dhe te ndërmarrë hapa konkret për vënien përpara drejtësisë se këtyre individëve. Ne asnjë moment, ne nuk mund dhe nuk duhet te kemi frike te shkruajmë ne letër emrat e personave si Ardi Veliu, Erjon Veliaj, Artan Lame etj.
7. Zgjedhjet vendore 2023: 3 muaj primare, 3 muaj përgatitje, 6 muaj fushatë që kandidatet te krijojnë profile politike mjaftueshëm të fortë për te shkundur Rilindjen
Ballafaqimi i radhës gjatë të cilit do kemi një mundësi të re për te shkundur Rilindjen do ndodh gjatë zgjedhjeve lokale te vitit te ardhshëm.
Mirëpo një sistem kriminal nuk lëkundet dot nga kandidat që dalin dy muaj përpara zgjedhjeve dhe bëjnë vetëm një muaj fushatë. Një sistem kriminal nuk mundet gjithashtu të lëkundet nga njerëz legjitimiteti i të cilëve buron vetëm nga vullneti i një personi.
Ne duhet te jemi në gjendje te krijojmë një dinamikë pozitive e cila të ngrihet në fuqi ne mënyrë graduale. Kjo dinamikë krijohet duke organizuar primare të vërteta gjatë të cilave kandidatët duhet të debatojnë me njëri tjetrin dhe të mobilizojnë strukturat e Partisë.
Kandidati fitues duhet më pas, duke u mbështetur mbi Hartën e Problematikave qytetare dhe Laboratorin e Sukseseve te hartoj një program sa më pranë nevojave te qytetarëve të zonave te tyre.
Së fundmi, kandidati fitues duhet të bëj fushatë për 6 muaj. Kjo kohë e cila duket e gjatë do mundësojë në fakt që kandidatët të krijojnë një profil të vërtetë pranë qytetarëve, të pushtojnë ne mënyrë pozitive hapësirën mediatike si dhe ti tregojnë vetes së tyre, mbështetësve te tyre dhe gjithë shqiptarëve se janë gati te punojnë aq sa është e nevojshme për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Çdo veprim i yni i cili nuk tregon se deri ku jemi gati të shkojmë për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë në vendin tonë është i destinuar për të dështuar.
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51