Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
(Me rastin e 101 vjetorit të shpalljes së Republikës parë Shqiptare, 31 Janar 1925)
Nga Ekrem Spahiu
Prej kohësh është kërkuar me argumente të pakundërshtueshme që Republikës së Shqipërisë duhet t’i njihet një ditë zyrtare krijimi dhe kjo ditë të jetë data 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall republikë për herë të parë. Për paaftësi gjykimi, apo për paragjykime ideologjike, të gjitha qeveritë e të gjitha krahëve kanë bërë shurdhmemecin: deri tani asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit.

Asnjë përkujtimore. Rrjedhimisht asnjë urim diplomatik. Janë këto paaftësi dhe paragjykime që edhe në faqen zyrtare të Kuvndit, kjo datë është injoruar!
Kaloi data 11 Janar kur plot 80 vjet më parë Shqipëria u shpall republikë popullore. Asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Asnjë urim diplomatik. Edhe pse ishte madje ditë jubilare.
Kaloi edhe data 28 Dhjetor kur në këtë datë, 49 vjet më parë, Shqipëria u shpall republikë popullore socialiste. Sigurisht që askush nuk ka dëshirë ta përmendë.
Më në fund, kaloi edhe data 21 Tetor kur në këtë datë, 27 vjet më parë, Shqipëria u shpall republikë parlamentare. Asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Asnjë urim diplomatik. Nuk e kujton asnjë media.
Pra, katër “Republika” të Shqipërisë, të shpallura me kushtetutë, por asnjera e njohur zyrtarisht si datë historike!
Arsyeja e paanëshme, por dinjitoze për një shtet, na kërkon të shohim se në çfarë raporti e venë veten shtetet republikane në gjithë botën me datën e shpalljes “Republikë” të shtetit të tyre.
Shohim se nuk ka asnjë shtet në botë që të mos e ketë dekretuar ditën e shpalljes “Republikë”, ose si festë kombëtare, ose si datë historike. Në respekt të historisë, edhe shteti ynë duhet ta institucionalizojë një datë të tillë.
Republikat “popullore” dhe “popullore socialiste”, me ngarkesën e dukshme ideologjike që mbajnë, sigurisht që nuk ka përse të shpallen si data historike.
Republika parlamentare e shpallur më 21 Tetor 1998, është absolutisht i njëjti institucion, e njëjta përmbajtje me Republikën Shqiptare të shpallur më 31

Janar 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Mjafton të përmendim se Kryetari i Republikës, i zgjedhur nga ajo Asamble Kushtetuese, shpalli një program të qartë politik, e njëjtë në themel dhe shumë më të mirëpërcaktuar edhe në krahasim me programin e qeverive të sotme.
Në planin e brendshëm, për herë të parë sanksionohej që “ushtria duhet të vihej në mbrojtje të shtetit dhe të nderit kombëtar” dhe jo të partive politike. Sipas programit të qeverisë, suprimohej Ministria e Luftës dhe në vend të saj krijohej një “Komandë e Përgjithshme Armate”, ku Presidenti ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i
Forcave të Armatosura. Në planin e jashtëm përcaktohej: “Nuk duem të jemi foleja e ideve aventuriste që prishin qetësinë e shtetit, ashtu edhe të shteteve fqinj.
Respektojmë të drejtat ndërkombëtare të gjithë shteteve, ashtu duem të respektohemi edhe ne. Me nji fjalë, politika e jashtme ka me qenë mbrojtje e indipendencës dhe integriteti i shtetit tonë.”
Gjithçka nisi që në hartimin e Kushtetutës së parë të vendit, përmes së cilës Shqipëria shpallej për herë të parë Republikë. Kushtetuta e parë u ndërtua sipas modelit të Kushtetutës Amerikane dhe kjo flet shumë për orientimin perëndimor të vendit.
Po të marrim parasysh trashëgiminë e gjatë osmane të vendit, një kalim i tillë ishte sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm. Por koha vërtetoi se ishte zgjidhja më e domosdoshme për të ruajtur të ardhmen europiane të
Shqipërisë.
Ndërkohe, u hartua një ligj lidhur për zgjedhjet parlamentare, i cili ishte shumë më i drejtë nga ai që zbatojmë sot. Vendosej një ekuilibër në funksionimin e parlamentit, një karakteristikë kjo e vendeve të zhvilluara.
Kështu, Shqipëria tashmë kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate. Për herë të parë Shqipëria krijoi një formë regjimi republikan presidencial, mbështetur në modelet më të mira
perëndimore.
Pikërisht këtu nis edhe shpjegimi i mbështetjes së menjëhershme që i dhanë kancelaritë e Evropës qeverisë së Zogut. Do të ishte Britania, fuqia e madhe demokratike e kohës, e cila e njohu menjëherë qeverinë e Ahmet Zogut.
Sot në demokraci, shteti shqiptar ka shpallur që në Nenin 1 të Kushtetutës, se “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por, habitshëm, nuk njeh me Protokoll Shteti, ditën e themelimit të saj, Republikën e Parë, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar historike.

E kemi për detyrë, si çdo komb i dinjitetshëm, që të respektojmë historinë dhe fazat që kanë përgatitur njera-tjerën, sepse janë pjesë e formësimit të shtetit dhe kombit. Dhe data 31 Janar 1925 përfaqëson një fazë të tillë.
Prandaj, është në dinjitetin dhe seriozitetin e Kuvendit të Shqipërisë, që të filloj një procedurë parlamentare të posaçme për këtë çështje me jehonë madhore kombëtare e ndërkombëtare dhe me siguri, do të rivendoset një e
drejtë historike e shtetit shqiptar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
