Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse Lulzim Basha po gabon me sjelljen ndaj partive të reja
Ermal Mulosmani/ gazeta Express
Krijimi i partive të reja nga ish eksponentë të Partisë Demokratike, ka krijuar një reagim plot ironi e mllef në mes përkrahësve të Partisë Demokratike. Kjo sjellje buron kryesisht nga qëndrimet armiqësore të mbajtura nga liderët e këtyre partive, Topalli, Patozi, Murrizi apo Hajdari ndaj liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe nga koha e zgjedhur për krijimin e tyre.
Në një analizë të ftohtë, mendoj se PD e ka gabim këtë qëndrim. E para askush nuk ka të drejtë të paragjykojë të drejtën kushtetuese të organizimit të individëve në një parti politike.
E dyta dhe kryesorja, këto sulme shkojnë kryekëput kundër interesave elektorale të Partisë Demokratike.
Çdo votues anti-Rama, që, për çfarëdolloj arsyeje, nuk është i interesuar për të votuar as Bashën e as LSI-në, është praktikisht një bojkotues i 25 Prillit. Bojkotuesit në vetvete i shërbejnë pa dashjen e tyre, ruajtjes së gjendjes ekzistuese, pra pushtetit. Këta votues mundet t’i thithë për arsye lokale, tribale apo edhe ideologjike njëra prej këtyre partive. Fjala vjen, një numër i konsiderueshëm i votuesve të Shkodrës, Lushnjës, Kavajës ose Tiranës mund të votojnë Topallin, Patozin apo Murrizin e Hajdarin.
Atëherë pse PD duhet të sillet armiqësisht ndaj këtyre votuesve të djathtë që nesër mund të jenë aleatët e tyre? Pse do i çojë ata në kampin e Ramës me sjelljen e tyre linçuese në publik? Po sikur ato parti, në rast të një koalicioni të përbashkët mes veti, të marrin 2, 3 ose më shumë deputetë, çfarë do bëjë Lulzim Basha? Çfarë të keqe ka nëse përshëndetet krijimi i këtyre Partive dhe u bëhet thirrje të bashkohen para ose pas zgjedhjesh me PD-në?
Sali Berisha ka qenë mjeshtri më i madh i krijimit të koalicioneve. Ai ka arritur të rrijë në pushtet pikërisht duke kaluar mbi çdo mëri personale dhe duke grumbulluar çdo grusht votash në anën e tij. Sidomos në prag të zgjedhjeve. Ka qenë e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet në kushtet kur kundërshtari ka pasur historikisht një elektorat më të madh. Kjo duhet të jetë në vëmendjen e Lulzim Bashës.
“Një pakicë e bashkuar fiton kundër një shumice të ndarë”, ka qenë sllogani i padeklaruar i Berishës, çelësi i suksesit politik të tij. Tashmë, këtë mësim të vyer poltik është koha për t’ia mësuar Bashës.
Krijimi i një partie politike nga Patozi, Topalli e të tjerët duhej të ishte një lajm i mirë për Bashën. Kundërshtarët kryesorë, ata të cilët kishin hije më të rëndë se vetë Basha në Partinë Demokratike të 2013-ës, përfundimisht janë jashtë PD-së, rreziku i tyre ndaj karriges së Bashës është zero. Ata nuk mund të dalin nga politika sepse kështu e vendos Basha, ata kanë të drejtë të vazhdojnë karrierat e tyre pavarësisht tij. Kjo është e drejtë elementare.
I takon Bashës që t’i përshëndesë e t’i afrojë, tashmë rreziku që buronte prej tyre ka kaluar. Ironikisht, me një sjellje të tillë afruese, këta kundërshtarë mund të jenë aleatët e nesërm të tij, mund të jenë votat e domosdoshme të një koalicioni anti-Rama.
Sjelljet e Astrit Patozit kanë qenë mjaft korrekte këto kohë. Ai ka qenë i vetmi që ka deklaruar futjen në zgjedhje me sistemin e listave të hapura, sot i kishte bërë thirrje të gjitha Partive jashtë bllokut PD-PS-LSI të bashkohen në një koalicion të përbashkët. Ky është edhe veprmi i duhur në kushtet e një votimi rajonal, bashkimi i forcave për të maksimalizuar votën.
Kjo sjellje e tillë konfliktuale, plot konspiracion e mllef, mundet që t’i bëjë shumë nder këtyre partive dhe shumë dëm Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka një aleat natyror më shumë te Jozefina e Patozi sesa te secila prej Partive tjera në çdo anë të spektrit politik.
Është koha për të maksimizuar votat, për të bashkuar qëndrimet. Fokusi duhet të jetë Rama, vetëm ai.
Të gjithë tjerët janë aleatë të mundshëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38