Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Pse Rama në ‘Bordin e Paqes’ shihet si shpagim anti-opozitar, jo si punë shteti
Alfred Lela
Rama u ul në një prej poltronave të Bordit të Paqes, përkundër dëshirës apo vendimit të BE-organizëm ku Shqipëria don të futet, por duke i ndenjur një filozofie kombëtare sipas së cilës ‘amerikanët i ndjekim kudo shkojnë’.
Në këtë kuptim Rama, as ka kryer ndonjë kundravajtje dhe as ka bërë diçka të re, apo të pamundur. Edhe Berisha do të bënte të njëjtën gjë.
Heroizimi i vizitës së Ramës në Uashington ka ardhur edhe si boomerang ndaj disa qëndrimeve të personazheve pranë opozitës, që kanë imagjinuar më shumë se sa politika, diplomacia apo marrdhëniet ndërshtetërore lejojnë.
Por, kjo nuk e shpjegon entuziazmin në debatin publik, thuajse delirin, e njerëzve pranë Ramës me praninë në Bordin e Paqes. Duhen kërkuar atëherë arsyet e kësaj magjepsjeje, që disa e fantazojnë si ‘herdhet’ e Kronosit, disa si protagonizëm nacional-romantik.
E para arsye për këtë lëbyrje, ka të bëjë me një lehtësim, që vjen prej përllogaritjes se Rama nuk qenka në fund të litarit të pushtetit, një lëshim i të cilit do të rrëzonte përtokë pa burime, akses dhe sajdisje edhe mbrojtësit e tij mediatikë.
Bllokada ku e kishte futur ‘afera Balluku’ qeverisjen, dhe detyrimi i Ramës për të ndryshuar narrativë në raport me drejtësinë, i kishte nxjerrë në kundrakrah mbështetësit e tij, që deri dje përbetoheshin për akronimet SPAK dhe GJKKO, si të ishin kokat e binjakëve të tyre.
Nuk do të mbeteshin vetëm pa lëndë, por edhe pa gjuhë. Kjo, edhe për më të pacipët, nuk është shndërrim i lehtë.
Arsyeja e dytë ka të bëjë me atë që ata dinin, edhe pse nuk e pranonin. Në marrdhëniet me administratën e re amerikane, Rama nuk kishte bërë asnjë përparim pavarësisht stërmundimeve të tij. Ambasada amerikane nuk sulmonte më opozitën, si deri para 1 a 2 vitesh, dhe nuk po i etiketon si të dhunshme protestat e saj. Më shumë se kaq, gjuha e postimeve përkonte me atë që është edhe dyshimi më i madh për qeverinë Rama: raporti intim politik me narko-trafikun. Mbështetësve të qeverisë u përshtatej të ishin edhe pro-amerikanë, edhe pro Ramës, sepse pas së parës ata mund të fshihnin të dytë. Pra, ishte një mënyrë për të thënë: ne e mbështesim Ramën mbi premisa gjeostrategjike-jemi analistë të mëdhenj dmth- me të është Amerika.
Aryeja e tretë ka të bëjë me zanatin e tyre, që shenjohet me terminologjinë ‘analistë’. Ky zhanër i publicistikës apo mendimit, si përkufizim, është një pamje e përgjithshme e gjërave, një shqyrtim i kontekstit, një skanim i të gjithë fakteve, pikëpamjeve dhe qëndrimeve mbi të cilat më pas arrihen përfundimet. Duke qenë se, më shumë se analizues të gjendjes politike janë pushkatarë me qira anti-opozitë, ata nuk e durojnë dot gjendjen e re që po krijohej, ku drejtësia e re dhe administrata amerikane po ‘përputheshin’ në teza me opozitën.
Jo se ky ishte një anim kah opozita i drejtësisë apo amerikanëve, por se qeveria, duke prodhuar skandale të njëpasnjëshme, kishte ndryshuar intensitetin dhe rrjedhën e ngjarjeve. Të gjitha digat ishin çarë. Në këtë kuptim, proqeveritarët mbeteshin si peshku pa ujë. Me çfarë arsyetimi mund ta godisnin tani opozitën, kur deri dje mbështeteshin te kontrasti i saj me Uashingtonin dhe drejtësinë e re?!
Kur Amerika rikrijoi iluzionin e ‘pranimit’ të padronit të tyre, mbështetësit morën frymë të lehtësuar. Me Amerikën në ‘krah’ do të ndizeshin sërish breshëritë e Sig Sauerit të tyre në vend të belxhikut që këndonte vënçe.
Nuk e thonë dot se, prania e Ramës në Bordin e Paqes mund të ketë prodhuar lehtësim për të dhe mbështetësit e tij, por nuk ka sjellë paqe politike dhe juridike në Tiranë. Aferat, hajdutëritë, paditë, dosjet e para 19 janarit do të jenë aty edhe më 20 janar e tutje.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46