Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama e Berisha u flasin dy audiencave përjashtuese të njëra-tjetrës
Nga Eduard Zaloshnja
Deri kur Fatos Nano u largua përfundimisht nga skena politike shqiptare, nuk kisha bërë ndonje sondazh të mirfilltë politik në Shqipëri (deri atëherë merresha kryesisht me studime statistikore në SHBA). Duke filluar nga 2007-ta, kam bërë qindra sondazhe politike në Shqipëri (shumica private e disa publike). Qysh atëherë, Rama dhe Berisha kanë dominuar qartazi në sondazhet e mia – Meta e Basha rrallë kanë patur ndonje “spike” të përkoheshme statistikore në kurbat e opinionit publik.
Në këto ditë të qeta gushti, bëra një përmbledhje të të gjitha sondazheve që kam zhvilluar në Shqipëri (private e publike) dhe i përmblodha në menyrë sintetike në një grafik (shihni grafikun shoqërues).
Sondazhet e mia ndër vite tregojnë se ka një vijë demarkacioni të qartë mes atyre që kane patur opinion pozitiv për Ramën e atyre që kanë patur opinion pozitiv për Berishën. Për shumicën dërrmuese të pyetjve që kam bërë ndër vite, “ramistët” kanë dhënë përgjigje të kundërta me “berishistët” dhe anasjelltas. Shumë rrallë ka qëlluar që të ketë një ndërthurje të vogël të përbashkët në përgjigjet e këtyre dy segmenteve elektorale.
Një shembull mund ta sjell nga sondazhi që bëra fill pasi Rama shtrëngoi duart me Berishën në dyert e Spitalit Ushtarak (kur të dy vizituan të sapoplagosurit e Gërdecit). Një shembull tjetër, është ai pas marrëveshjes për ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2008.
Aktualisht, “ramistët” dhe “berishistët” janë me të ndarë se kurrë në opinionet e tyre. Të parët duan ta shohin Berishën sa më larg Kuvendit (e mundësisht në burg), ndërsa të dytët duan ta shohin sa më afër Ramës në sallën e Kuvendit, duke përplasur shpatat retorike edhe katër vjet me të…