Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rama përpiqet t’i japë të drejtë Kosovës, por tepër vonë dhe tepër për vete…

Nga Genc Burimi
Pasi lehu në lukuni për dy vjet rresht kundra qeverisë Kurti në çështjet më të ndjeshme të Prishtinës zyrtare si targat, Ballkani i hapur me Serbinë, zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, apo asociacioni, Edi Rama si pa memorje , deklaron sot se Perëndimi s’duhet të harrojë "të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj".
Që Rama t’u dalë kundra Perëndimorëve në dosjen e Kosovës kur për dy vjet i shkoi pas deklaratave të tyre më shumë se kritike ndaj Kurtit, kjo është e paimagjinueshme. Për më tepër që deklarata e fundit e Ramës mbi Kosovën mbahet mend si më skandalozja kur para ca muajsh përkrah Makron-it në konferencë shtypi në Tiranë ai e kërcënoi Kurtin në emër të Perëndimit se po nuk u soll më mirë me Serbët , s’do të kishte heqje vizash për kosovarët në janar 2024. Asgjë nga kërcënimet e Ramës nuk ndodhi, ndonëse Kurti i shkoi deri në fund të tijës, edhe te dosja e targave , edhe te refuzimi për t’u bërë pjesë e Open Ballkan, edhe te mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, edhe te refuzimi i asociacionit të komunave serbe sipas oreksit të Beogradit.
Me të njëjtin qëndrim konsekuent po vazhdon Kurti sot edhe me kundërshtimin e tij ndaj dinarit serb, një monedhë e huaj që nuk ka pse të veprojë në Kosovë. Por kësaj here kur Shba dhe BE vazhdojnë sërish “të vënë ulërimën”, Rama shfaqet si ai ekuilibristi në cirk mbi një fije teli as majtas dhe as djathtas, dhe i thotë Kurtit mirë e ke vëlla, zbato kushtetutën tënde. Pse kjo përkrahje e papritur e Ramës për ata që deri dje e përbuzte në atë pikë sa që ia anulloi vetëm 24 orë përpara mbledhjen ndërqeveritare, gjë që s’kish ndodhur kurrë në historinë e dy shteteve ?
Shpjegimi më i lehtë dhe i pranueshëm është se Edi Rama ende i traumatizuar pas intervistës “penduese” të Arben Ahmetajt që e akuzonte Kryeministrin jo vetëm si hajdut i klasit të parë por dhe si « vrasës me pagesë », kërkon tani të bëjë diversion me një temë të pabesueshme si ajo e daljes në mbrojtje të politikave të Albin Kurtit. Nuk mund të thuhet që manovra nuk po funksionon. Fakti që po komentojmë marrëdhënien Rama Kurti në vend të asaj Rama Ahmetaj, tregon se nga ana e komunikimit, Kryeministri po shënon pikë me mesazhin që bëri mbi Kosovën.
Rama në raport shantazhi me Perëndimin
Rreziku i vetëm që po ndërmerr Rama është se nuk po e mbështet fuqimisht si me parë Uashingtonin dhe Brukselin në kritikat e tyre të reja kundra Albin Kurtit në dosjen e dëbimit të dinarit serb nga Kosova. Por dhe ky « rrezik » që merr Rama me perëndimorët është I kalkuluar dhe I moderuar. I kalkuluar sepse është një rrezik I vogël në planin e jashtëm që bën të harrohet ai më I madh në planin e brëndshëm , akuzat e tmerrshme kundra të tij të ish-numrit dy të tij. Rreziku I prishjes me perëndimorët mbi këtë temë të dinarit është po ashtu I moderuar, pasi më përpara se Rama janë dy figura të larta të Perendimit po dënojnë qëndrimin kritik të kancelerive perëndimore ndaj Kurtit.
Deputetja konservatore britanike Alicia Kearns , shefe e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit britanik, dhe homologu i saj në Bundestag , Michael Roth që ka qenë para pak kohësh ministri gjerman I cështjeve europiane, që të dy këta zëra të fuqishem në Perëndim bënë këtë fund jave deklarata jashtëzakonisht të ashpra kundra Uashingtonit zyrtar dhe Brukselit që guxojnë kritikojnë Kurtin pasi thjesht po zbaton kushtetutën e Kosovës dhe nuk kritikojnë Vuçiçin që po destabilizon Ballkanin siç u pa me sulmin terrorist serb në Banjska të Kosovës apo me rrëmbimin e tre policëve kosovarë.
Kështu që Rama nuk po kritikon realisht Perëndimin. Ai thjesht po vendos të bëjë atë që s’e bënte më parë, të luajë jo me dy porta siç e bën Vuçiç, por me tre porta: edhe me Kurtin , edhe me Perëndimin anti-Kurt, edhe me Perëndimin pro-Kurt. Rama e bën këtë pikërisht kur vetë Perëndimi nuk e di ç’kahje do të marrë politika e tij e jashtme në prag të zgjedhjeve europiane të qershorit të ardhshëm dhe ato amerikanë të nëntorit te ardhshëm. Të luajë me shumë porta kjo i lejon Ramës më e pakta të jetë me të gjitha krahët, dhe më e shumta të shantazhojë një kamp se ai mund të bëhet përfundimisht me kampin tjetër. A nuk po vepron kështu dhe mentori I Edi Ramës, ose babai I tij shpirtëror në marrëdhëniet ndërkombëtare, Rexhep Erdogan ?
Lideri I një vendi anëtar të aleancës perëndimorë po e çon provokimin shumë larg duke pritur së shpejti në Ankara armikun e Perëndimit , Vladimir Putin, të cilin kanceleritë perëndimore nuk duan ta shohin në vizitë tek një vend aleat por në një qeli të Gjykatës së Hagës për krime kundra njerëzimit. Nëse shantazhi I Erdogan është I qartë, fonde europiane ndryshe ju tradhtoj, dhe ai i Edi Ramës nuk duket më pak I qartë ndaj Perëndimit, I llojit: a do më lini rehat tek dosjet e sikletshme që kam në Shqipëri me drejtësinë dhe opozitën apo “u bashkova” me Kosovën për t’i shtuar tensionet me Serbinë në Ballkan? Pasi realisht është kjo pika më e dobët e SHBA-ve dhe BE-së në këto moment.
Vatrat e konflikteve që po përhapen si një fije baruti në gjithë botën. Amerika s’mund të jetë dot njëkohësisht edhe në Ukrainë, edhe në Gjirin persik, edhe në kufirin midis dy Koreve, edhe në ngushticën e Tajvanit, edhe në Gaza, edhe në Siri, edhe në Irak e aq më pak edhe në Kosovë. Letra tepër e ashpër e para 48 orëve e ambasadorit amerikan kundra Albin Kurtit në lidhje me “dinarin” serb, kështu duhet kuptuar : Kosova ka mbase të drejte por nuk është fare momenti për tensione të reja. Nëse Vuçiç mobilizon sërish ushtare dhe tanke për të mbrojtur dinarin e tij në veri të Kosovës, Amerika nuk ka mundësira pa kufi në këtë moment në planin ushtarak dhe dipllomatik, dhe po të dojë le të merret BE-ja me Kosovën.
Dhe ja ku BE-ja pa ushtri dhe forcë impresionuese ndaj Beogradit vendos edhe ajo si amerikanët të kërcënojë Kurtin me deklaratat e zëdhënësit të lartë europiane që I kërkon me ultimatum dhe ai Prishtinës të heqë dorë nga heqja e dinarit në këtë moment. Dhe cfarë bën Rama duke marrë anën e Kurtit? Ai vetëm sa I “fryn zjarrit” si për t’i thënë Uashngtonit dhe Brukseli në panik , sakën se merreni me mua , në dosjet Mac Gonigal , me incineratorët, apo me kërkesat e opozitës, përndryshe bëhem me ate që po ju kall tmerrin, Albin Kurtin. Kush thotë pastaj se një artist nuk merr vesh nga politika…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38