Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reforma në drejtësi si farsë dhe Basha si “rrotë rezervë e Rilindjes”
Genc Burimi
Pas “puçit” të ndryshimit të Kushtetutës pak muaj para zgjedhjeve të fundit, pa debat me opozitën që nuk ekzistonte në parlament, pushteti i Edi Ramës po e vazhdon lojën autoritare duke votuar sot sërish një ndryshim të ri Kushtetutës, pa ndonjë debat publik përveçse një «rrahje mendimesh» me faktorin ndërkombëtar, i cili nuk votohet në zgjedhje në Shqipëri.
Ndryshimi i radhës së Kushtetutës së Shqipërisë, që po kthehet në një fletushke ordinere me këto amendime të njëpasnjëshme, ka të bëjë me zgjatjen e veprimtarisë së organeve që realizojnë vetingun (kontrollin) e pastërtisë së figurës së personelit të drejtësisë të Republikës së Shqipërisë (gjyqtare e prokurorë), në atë që njihet rëndomtazi nga opinioni publik si ‘Reforma në drejtësi’. Si shumë organe të tjera të larta me veprimtari të përkohshme, dhe këto organe të vettingut kanë një datë lindje dhe një datë skadimi, pasi kur është kontrolluar i gjithë personeli i drejtësisë nuk ka më misione për këto organe. Fatmirësisht, Kushtetuta e Shqipërisë e parashikon zëvendësimin e këtyre organeve ditën kur u skadon afati, ndërkohe që misioni i tyre, kontrolli i pastërtisë së gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve ende s’ka përfunduar. Në vend të tyre janë dy institucione të tjera të larta të drejtësisë, që e marrin stafetën për të vazhduar vettingun.
Por, pushtet gati dhjetëvjeçar i Edi Ramës ka vendosur mos ta zbatojë ligjin kushtetutës që vetë ka votuar më 2016, dhe po i hyn procedurës së rëndë të ndryshimit të kushtetutës për t’ua zgjatur afatin organeve aktuale të vettingut, ndërkohe që në «stolin e rezervave» presin mirë e bukur dy organe të tjera, ashtu siç e ka parashikuar Kushtetuta. Atëherë, pse nuk zbatohet Kushtetuta, por modifikohet në «çastet e fundit» sipas oreksit apo interesave të mazhorancës? Pak a shumë, si ata diktatorët në Afrikë, që pasi kanë votuar vetë një Kushtetutë që parashikon vetëm dy mandate presidenciale, në fund të mandatit e ndryshojnë Kushtetutën për t’ja zgjatur jetën pushtetit të tyre, ndërkohë që, fare mire, një tjetër president mund t’i zëvendësojë demokratikisht. Kjo është, pak a shumë, ajo që po bën Edi Rama, u zgjat mandatin organeve që u ka mbaruar mandati. Kjo u duhet denoncuar, me ide të thjeshta, shqiptarëve të cilët po mbahen enkas në injorancë të këtyre zhvillimeve që po thuren në kulisat e pushtetit.
Ka tri arsye që po e shndërrojnë farsën e sotme të ndryshimit të Kushtetutës në parlament në një lojë të rrezikshme për funksionimin normal të demokracisë së brishtë shqiptare.
Reforma në drejtësi ka nevojë për një bilanc dhe jo për një «votëbesim» të ri
Popullit shqiptar, të cilit si «përfituesi», apo më mirë si i dëmtuari nga një reformë në drejtësi që praktikisht e ka lënë pa drejtësi, nuk i është ofruar deri më tani as më i vogli «bilanc etape» nëpërmjet një komisioni hetimor parlamentar. Kjo është arsyeja e parë përse ndryshimi i Kushtetutës për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut duhet të refuzohet. Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një eksperiment i paparë në botë. Skanimi i të gjithë personalit të drejtësisë, në një kohë kur drejtësia nuk mund të ndalonte së funksionuari për asnjë çast, provokoi paralizime e aktivitetit të organeve vitale të drejtësisë. Është rasti tipik kur ilaçi shfaqet edhe më shkatërrues se sëmundja që ai është i supozuar të kurojë. Të imagjinojmë sikur nga dëshira për të skanuar personelin e të gjithë hidrocentraleve të vendit, dhe midis tyre gjenden hajdutë të cilët shkarkohen në çast, pa patur të tjerë që t’i zëvendësojnë, vendi zhytet vetvetiu në errësirë. Uzinat, shkollat, maternitetet, shërbimet e urgjencave nuk funksionojnë më, sepse disa «Frankenshtajnë» atje sipër, vendosën të bëjnë një eksperiment pa llogaritur pasojat imediate të fantazisë së tyre. Kjo «e paparë » shqiptare është bërë objekt artikujsh e studimesh në shumë gazeta prestigjioze ndërkombëtare, nën prizmin e asaj proverbe që thotë «shkuan për vetulla dhe nxorën sytë». Më shumë se sytë, në nxorëm jashtë loje me këtë reformë drejtësie Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, duke penalizuar, si majën e piramidës- pasi po shkarkohet një president nga një Gjykatë Kushtetuese e mangët-, ashtu dhe masën e madhe të qytetarëve të thjeshtë që gjenden me dosje të pa-ekzaminuara nga organet e drejtësisë. Janë me dhjetëra mijëra dosje të grumbulluara, e të pagjykuara, dhe vetëm ky fakt duhet t’a kishte çuar qeverinë dhe parlamentaret e këtij vendi të bënin një bilanc përpara se t’i akordohet «lojë shtesë» kësaj farse të hidhur.
Alibia e fshehjes pas ndërkombëtarëve
Arsyeja e dytë që e bën revoltuese votën e parlamentit për zgjatjen e afatit të organeve të tanishme te vettingut, është se kjo qeveri dhe këta deputetë që janë zgjedhur për t’i dhënë llogari popullit shqiptar, fshihen pas fustanit të faktorit ndërkombëtar për ta justifikuar ketë ndryshim të ri të Kushtetutës, meqenëse është faktori ndërkombëtar që na e kërkoka me çdo kusht. Faktori ndërkombëtar në fjalë, ShBA-të dhe BE-ja, s’janë gjë tjetër veçse «gjenitorët» e kësaj reforme kafkiane të drejtësisë në Shqipëri. S’mund të pritet nga prindi tjetër gjë veçse ta mbrojë krijesën e tij deri në fund dhe pa diskutim. Fajin megjithatë s’na e ka «bota», por shtetarët tanë që kryen turpin historik duke futur botën e jashtme në Kushtetutën e Shqipërisë me 2016. Cili vend në planet ka integruar në Kushtetutë fuqi të huaja që t’i diktojnë mënyrën e funksionimit të drejtësisë? Në kohën e «Princ Vidit» ndoshta po, por sot kurrë. Cili vend kryen çudira të tilla? Jo vetëm që një Francë, Itali, Gjermani, apo SHBA as që nuk imagjinohet të fusin në librin e tyre themeltar një vend të huaj si kontrolluese të drejtësisë së vendeve të tyre, por as vende me të dobëta si ato ballkanike dhe deri në Afrikën tejet të prapambetur nuk has në ekstreme të tilla kur bëhet fjala për sovranitetin e vendit. Po ja që Shqipëria e bëri. Shqipëria e Edi Ramës, e Sali Berishës, e Ilir Metës dhe e Lulzim Bashës e bëri, pasi që të katërt këta, votat i marrin nga shqiptarët, por urdhrin që t’ja hapnin botës Kushtetutën e Shqipërisë e morën nga Brukseli dhe Uashingtoni. Dhe nesër, kur «Brukseli» mbase nuk do te ekzistojë më nëse BE- ja zhduket si korpus, apo kur SHBA-të «të mshifen» në politiken e tyre izolacioniste, siç e bënë me Afganistanin nëse bota me konflikte bëhet shumë komplekse për amerikanët, çfarë do bëjnë shtetarët tanë, do ndërrojnë prapë Kushtetutën sipas avazeve apo konjukturave të ndërkombëtarëve? Kur sheh atëherë ambasadorët e ShBA-ve e të BE-së të bëjnë fushatë aktive që të zgjatet afati i organeve aktuale të vettingut, është normale për ta, sepse janë ata dirigjentët e vërtetë aktualisht, por nuk është normale për shqiptarët. Shqiptarët nuk kanë votuar për zonjën Kim as për zotin Soreka. Shqiptarët kanë votuar për shtetasit e këtij vendi që duhet të japin llogari për reformën në drejtësi pa u fshehur pas diktatit të të huajve. Nuk do të thotë se meqenëse Amerika çliroi Kosovën dhe i kërkoi Albin Kurtit nëpërmjet emisarit Escobar të hyjë në Ballkanin e Hapur me Serbinë, që qeveria e Kosovës duhet të bëjë çfarë thotë Uashingtoni, pa marrë parasysh se çfarë dëshiron vërtetë populli i Kosovës. Klasa politike shqiptare duhet të frymëzohet nga ky shembull e t’u japë në radhë të parë llogari shqiptarëve në lidhje me reformën në drejtësi, përpara se të shqetësohet se çfarë duan të huajt të cilët, siç dihet, nuk i nënshtrohen procesit të votimit në Shqipëri.
Lulzim Basha e të tijët si rrotë rezervë e Rilindjës
Dhe së treti, ky ndryshim i ri i Kushtetutës, që bëhet i mundshëm vetëm me votat shtesë të grupit parlamentar të Lulzim Bashës i vulos atij përfundimisht markën e pseudo-opozitës që i është ngjitur tashmë si leukoplast në lëkurë. Lulzim Basha, që ngrinte zërin në fushatën elektorale të prillit të kaluar, edhe më fort se Berisha kundra fiaskos së reformës në drejtësi, si totalisht joeficente dhe të kapur nga Rilindja e Ramës, sot vrapon si një deputet i bindur i Rilindjes të shkojë të firmosë si «çeço» me ca ndjekës të tij, zgjatjen e afatit të organeve të vetingut. Turpi, ashtu si qesharakja nuk ka fund. Kujton Lulzim Basha se duke servirur disa fjalime teatrale kundra Ramës në Kuvend meriton statusin e shenjtë të opozitarit dhe të mbrojtësit të interesit publik? Ora e të vërtetës është ajo e votimit dhe Basha po voton me Ramën. Basha është në koalicion me Ramën, kjo është e vërteta që po u shfaqet sot me një V të madhe shqiptarëve. Basha dhe të tijët sot si armë opozitare kanë vetëm kartonin në Kuvend, por dhe atë po e venë në dispozicion të axhendës se Edi Ramës, që gjoja e shajnë natë e ditë si mallkim i këtij kombi. Me piruetat e tija të zakonshme, Lulzim Basha do të deklarojë, ashtu siç bëri me aferën e shpalljes «non grata» të Berishës, se ai nuk mund t’i refuzojë asgjë aleatit strategjik të shqiptarëve, ShBA-ve. Por kur amerikanët ia njohën pa hezitimin më të vogël zgjedhjet Ramës dhe shpallen se i ka fituar ato në mënyrë të ndershme, paçka skandalit të patronazhistëve, kur amerikanët konsiderojnë seriozisht se Rama po e drejtoka vendin në rrugën e duhur, dhe se po zbatoka një reformë në drejtësi të suksesshme, pse nuk ja njeh dhe këtë diskurs Basha ShBA-ve, siç ua njeh shpalljen non grata të Berishes? Ky është paradoksi i pafalshëm sot i Lulzim Bashës, dakord me amerikanët, dhe biles me vepra, për non gratën e Berishës, por jo dakord me amerikanet në lidhje me Ramën, engjëll për Ameriken, por mafioz për Lulzim Bashen. Kjo, sigurisht, sa për fjalë pasi me vepra Basha sot voton njësh me “super të korruptuarin” Rama, duke i lejuar këtij të fundit të vazhdojë të mbajë në dorë organet e vettingut që i përshtaten Rilindjes.
Konkluzion: Kushtetuta dhe vetëm Kushtetuta
Shqiptarët duhet të jenë të mirënformuar, se nuk bëhet fjala të zhytet vendi në anarki nëse nuk veprohet siç do Edi Rama dhe mbështetësit e tij ndërkombëtarë për zgjatjen e organeve të tanishme të vettingut. Kushtetuta e Shqipërisë e ka të mirëinkuadruar vazhdimin e procesit të vettingut duke ia kaluar stafetën automatikisht me ligj dy organeve të tjera të respektueshme, Këshillit të lartë gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillit të lartë të prokurorisë (KLP). Atëherë të zbatohet ligji në fuqi. Asgjë më tepër. Ndërkombëtarët nuk kanë përse të na “qortojnë” pse zbatojmë ato ligje që ato vetë na i kanë sugjeruar dhe imponuar me 2016, kur u votua reforma në drejtësi që ata vetën deshën. Asajkohe ndërkombëtarët na hartuan tekstin kushtetues që përcaktonte se, kur organeve të vettingut u vjen fundi, por vetingu ende s’ka përfunduar, atëherë ato zëvendësohen nga KLGJ dhe KLP. Është ironike që faktori ndërkombëtar dhe mazhoranca e asaj kohe, që është po sot në fuqi t’i kërkojnë parlamentit të rrëzojë atë tekst që ata vetë hartuan. Apo, mos ndoshta organet e tanishme të vettingut, të cilave kërkohet me çdo kusht t’u zgjatet jeta, janë më të favorshme për pushtetin aktual sesa dy organet e mësipërme rezervë, që duhet t’i zëvendësojnë? Mjafton që ky dyshim të ekzistojë, për të qëndruar neutral dhe të përkushtuar ndaj zbatimit rigoroz të termave të kushtetutës aktuale të Shqipërisë. Çdo tentativë ndryshimi të kësaj Kushtutete, në kushtet kur edhe një pjesë e opozitës, si ajo e Lulzim Bashës është vënë nën kontroll nga mazhoranca socialiste nëpërmjet faktorit ndërkombëtar, ngjall dyshime për axhenda sekrete me reformën në drejtësi. Shqiptarët po bëjnë overdozë me ndryshime kushtetuese e ligje të reja me «lopatë». Të zbatohet legjislacioni që kemi përpara se të shtojmë amendamente të reja. Këshilli i lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë plotësisht të afta të vazhdojnë misionin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët që pritet ta kalojnë, ashtu siç e parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, votuar me 2016 nga të 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38