Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rëndësia e kombësisë (rasti shqiptar) dhe rreziku i utopizmit sipas Sir Roger Scruton
nga Albert Bikaj
Gjuha, territori, kultura, tradita dhe historia janë elemente që i bashkojnë individët duke i shndërruar në bashkësi që ndan interesa, të drejta dhe detyrime të përbashkëta. Kjo ndërlidhje shoqërore, e zhvilluar në koncept politik përgjatë historisë së qytetërimit njerëzor, që nga gjeneza e saj ka qenë dhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e lidhur ngushtësisht me dëshirën për liri dhe vetëqeverisje të një populli. Kjo dëshirë, e transformuar përgjatë historisë në ide politike, ka qenë dhe mbetet burim i virtytit të lashtë të atdhedashurisë – virtyt i zhvilluar veçanërisht në qytetërimin greko-romak, nga antika, mesjeta e deri më sot.
Me këtë mendim pajtoheshin shumica, por mbas katastrofës së gjysmës së shekullit XX, duke vazhduar deri në kohët e sotme, pikëpamjet mbi kombin dhe atdhedashurinë kanë ndryshuar rrënjësisht.
Një pjesë e konsiderueshme e intelektualëve dhe e politikanëve me ndikim ndajnë mendime diametralisht të kundërta lidhur me konceptin e kombit. Pjesa që do frymën e re, duke e parë shtetin-komb si të mangët, si anomali dhe vazhdimisht duke promovuar ide dhe politika gjoja në emër të paqes e kozmopolitizmit, konceptin e kombit dhe veçanërisht shtetin-komb duan që ta zëvendësojnë me një sistem të ri utopik–shumëkombësh–global.
Si pasojë, sot koncepti i kombit në botën perëndimore është shumë në rrezik, e bashkë me Perëndimin, në forma të ndryshme, përballen edhe kombet e tjera të Evropës, e ndër to edhe ai yni.
Kjo është edhe arsyeja e përzgjedhjes, përkthimit dhe botimit të këtij libri në gjuhën shqipe, në të cilin Sir Roger Scruton, nga perspektiva angleze, ndonëse duke mbajtur qëndrim kritik ndaj nacionalizmit, mbron në mënyrë elokuente konceptin dhe rolin e rëndësishëm të atdhedashurisë dhe kombësisë, si dhe paralajmëron pasojat fatale në rast të shkatërrimit të këtij koncepti. Sipas tij, kozmopolitizmi utopik është po aq i rrezikshëm sa nacionalizmi shovinist.
Për filozofin konservator anglez, kombi është arritje e suksesshme e qytetërimit perëndimor të cilin e mbron si gur themel të shtetit dhe shoqërisë bashkëkohore, duke argumentuar se shteti-komb historikisht është sprovuar të jetë organizimi shoqëror më i qëndrueshëm për sa i takon rendit, lirisë, drejtësisë dhe demokracisë moderne. E vërtetuar edhe në rastin e shqiptarëve, me kombin tonë të bazuar në konceptin rilindas të shqiptarizmit – i cili mbetet gur-themel i pazëvendësueshëm i bashkimit, lirisë së kombit dhe shtetit shqiptar. Koncepti i rilindësve shqiptarë e ka impresionuar Scruton-in, i cili nuk e ka lënë pa e trajtuar duke u shprehur:
Ky është një vend ku të krishterë dhe myslimanë kanë jetuar për pjesën më të madhe të kohës në mirëkuptim, duke ndarë dashurinë e tyre për vendin dhe vullnetin për ta mbrojtur atë. Në varrezat e fshatit ata prehen pranë e pranë, me dallimet e tyre fetare të kandisura në simbole të vogla mbi gurët e varreve të tyre. Ky ishte një nga vendet e para në botë, ku identiteti kombëtar zëvendësoi fenë si burim të rendit shoqëror, një fakt i cili me siguri duhet të jetë burim udhëzimi se si t’i mbijetojmë një bote të re tensionesh fetare. Shqipëria ka vështirësitë e saj; por te të rinjtë pikasa shpresën dhe angazhimin që do ta futë këtë vend plotësisht në rrjedhën e jetës evropiane, një simbol i ‘unitetit në diversitet’, që ka qenë tipari i kulturës sonë të përbashkët që nga iluminizmi.[1]
Pikërisht koncepti i shqiptarizmit ka filluar të sulmohet dhe përbuzet, duke bërë thirrje për ndryshim apo zëvendësim te tij me koncepte të tjera eksperimentale të cilat mund të kenë pasoja të rënda jo vetëm për kulturën, identitetin apo dy shtetet shqiptare, por edhe për rendin shoqëror dhe liritë themelore. Ndër to, liria e besimit dhe harmonia fetare që janë karakteristikë dhe thesar i paçmueshëm i kombit tonë. Këto liri i kanë rrënjët te koncepti ynë tradicional i shqiptarizmit – që mbetet garantuesi më i mirë i ushtrimit të të drejtave të tyre.
Harmonia fetare dhe shqiptarizmi qëndrojnë si kundërpeshë ndaj tendencave radikale të çdo lloji. Prandaj, përgjatë leximit të këtij libri lexuesi mund të mësojë nga filozofi anglez se atdhedashuria dhe kombi, veçanërisht në rastin tonë shqiptarizmi, nuk duhet të merren si të mirëqena, aq më pak si ide të vjetruara.
Alternativa utopike që na ofrohet, si çdoherë tjetër në të kaluarën e njerëzimit, mbetet eksperiment tejet i rrezikshëm. E pikërisht, historia na mëson se gjërat e çmuara krijohen me vështirësi, por mund të humben shumë lehtë; pasojat e eksperimenteve të përmasave të tilla kushtojnë shumë shtrenjtë për qytetërimin, lirinë dhe mbi të gjitha jetët e njerëzve.
-Albert Bikaj
*shkëputur nga fjala e përkthyesit Nevoja për Kombe, Roger Scruton.
[1] Shih: Roger Scruton, Filozofia moderne: nga Aristoteli te filozofia analitike, përkth. Spartak Ngjela (Tiranë: UET Press, 2017).
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38