
Flash News
GJKKO dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, gjyqtari: Puç i mirë organizuar, por do të dështojë
Pas Halimit, Eno Bozdo koordinator i Energjisë; Basha skicon "qeverinë hije"
Zgjedhjet/ LSI prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Zgjedhjet e 25 prillit, japin dorëheqjen dy kryebashkiakët socialistë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Enver Robelli
Asgjë nuk dihet në këtë botë. A më e mirë rakia e kumbullave apo e mollëve? Një dreq e di. Kur nuk e di kryetari pse iu arrestua nënkryetari, pra zëvendësi, pse të dihen punët e tjera tokësore e hyjnore. Asgjë s’dihet. Repeat at libidum. Përsërite sipas qejfit. (Për ata që nuk e dinë latinishten e përzier me anglishte).
Mosdija dhe hutesa nuk janë diçka e re. Para nja 120 vjetësh dikush doli në pazarin e Prishtinës dhe tha: Sulltani e ka ndërmend të na e fusë edhe një tatim. Thuhej: kush bart mjekër, paguan tatim. E, pra, tatim për lesh. Njerëzit besuan dhe për pak e kallën çarshinë. Kur kanë besuar dikur se do ketë tatim për lesh, atëherë – sot! - duhet të besojmë se nënkryetari u prangos për “nacionalizëm dhe irredentizëm”.
Njeriu i ndershëm është barrë për shoqërinë e Kosovës. Sa e lehtë do të ishte jeta pa njeriun e ndershëm. Do të ishin bashkë mashtrues e kriminelë, dhënës e marrës tenderësh, pronarë gurthyesish dhe pronarë përrallash, pasanikë të pasuruar nga pasuria e popullit dhe të poshtër të tjerë, po ashtu të pasuruar ilegalisht. Palaço oborri me talent për të lozur mbi tavolina oligarkësh.
Njeriu i ndershëm është “mish i huaj”, ai konsiderohet njeri naiv, madje budalla, budalla që s’di(ti) të shfrytëzojë rastin, nuk di(ti) të bëhet i pasur, nuk di(ti) të bëhet pronar vilash në det e në mal, pronar veturash të shtrenjta dhe shëtitës në pjesët më ekzotike të botës – kuptohet me para të vjedhura. Me para të popullit të vjedhur. Në Greqinë antike polisi ka qenë qyteti shtet, pra modeli burimor i shtetit të mirëqeverisur, një shtet që i shërben të gjithë qytetarëve. Polisi kosovar është antimodel që shemb shtetin, çdo ditë. Marrin, grabisin e plaçkitin dhe përherë thonë: “Arrestimi i filan fistekut është bërë për arsye politike”.
Ndërrojmë temë: Peter Bichsel, shkrimtar i madh zviceran, njëherë ka thënë se krejt diktatorët e mëdhenj dhe shkatërruesit e tjerë të botës kanë qenë optimistë që dëshironin ta ndryshonin botën. Dhe çfarë kanë bërë? E kanë ndryshuar botën, por jo për të mirën e njerëzve, por për të mirën e tarafit të tyre politik, klanor, kriminal, familjar, nepotist etj. Kështu kthehemi prapë te ajo fjalia “arrestimi i filan fistekut është bërë për arsye politike”. Kur kjo fjali jehon nga megafoni i partisë-patericë, s’ka se si të mos jetë i vërtetë. Ha, ha! Punë e shijes është edhe korrupsioni, edhe koalicionet me partitë e korrupsionit, edhe arrestimet për “nacionalizëm dhe irredentizëm”. Shqisa e shijes thonë se gjendet te gjuha. Me gjasë kjo është rrenë. Shija krijohet në kokë, aty ku gjendet komanda e fantazisë dhe qendra e mizorisë. Edhe Sokrati ka thënë: e di që nuk di gjë. Por kush është vjedhës – kjo është ditur në Greqinë antike. Duhet edhe në Prishtinën heroike.
Ditari politik









Të fundit


Aksident në aksin Lushnje-Divjakë, humbin jetën dy persona
8 Mars 2021, 16:07
Dy vite pas divorcit me Jeff Bezos, MacKenzie martohet sërish
8 Mars 2021, 15:58
"8 marsi në Durrës", homazh ndaj viktimave të dhunës
8 Mars 2021, 15:42
Analiza/ Konçesionet- Testi i parë i 'Qeverisë Basha'
8 Mars 2021, 15:23
Fjoralba Ponari flet për moderimin e "Portokallisë" dhe përmend Xhemi Shehun
8 Mars 2021, 15:02


"S`doja të jetoja më", Meghan Markle flet për ditët e errëta në pallat
8 Mars 2021, 14:42


Greqia synon të heqë masat anti-Covid, kur mund të nisë sezoni turistik
8 Mars 2021, 14:13






Papa Françesku përfundon vizitën historike në Irak
8 Mars 2021, 12:35

Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet koalicionit opozitar
8 Mars 2021, 12:05

