Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Lutfi Dervishi/
RTSH është si një pasuri e madhe kombëtare që sot është strukur. Ka më shumë punonjës se çdo televizion tjetër privat në Shqipëri, por ka më pak audiencë se një live në TikTok.
Ideja e shpallur për ta mbyllur, sado e diskutueshme apo e papranueshme, nuk ka dalë nga hiçi. Dinozauret nuk u zhduken nga ndryshimi i klimës, por sepse nuk u përshtaten me kohën.
Në vend që të udhëheqë, RTSH ndjek dhe kopjon të tjerët. Në vend që të krijojë, i drejtohet arkivës dhe imitimit. Ndërkohë që teknologjia ecën përpara me ritëm të çmendur, Transmetuesi Publik shpesh duket sikur funksionon me valë të mesme dhe mentalitet analog.
Problemi fillon te koka
E gjithë kjo histori ka një nyje të madhe: drejtuesin e institucionit. Se cili është roli, pesha dhe rëndësia e drejtuesit u provua me rastin e Thoma Gëllçit. Ishte koha kur ai shtroi dhe inauguroi shinat e digjitalizimit dhe dha shenjat e kthimit të RTSH-së te publiku. (Për gjithçka bëri, "sistemi" e çoi në burg, ndërkohë që Strasburgu e quajti skandaloze masën ndaj tij).
Bota e informacionit sot është dinamike, e ndërlidhur, vizuale, sociale dhe mobile. RTSH ka një rrjet të ri digjital që i ka kushtuar miliona euro, (dhe për të cilën paguan çdo vit 7 milionë euro kredi dhe shërbim mirëmbajtje) por nuk ka ende një sistem modern të informacionit, një redaksi të integruar apo një qasje të re ndaj lajmeve dhe çështjeve që i interesojnë publikut. Në vend që fokusi të jetë te liderët dhe institucionet, duhet të drejtohet te njerëzit dhe problemet. Në vend të raportimeve e reportazheve nga terreni, ka më shumë deklarata nga zyra dhe dalje live nëpër inspektime. Në vend të gazetarisë, ka protokoll.
Tre herë ‘C’: Cilësi, Cilësi, Cilësi
RTSH nuk ka pse t'ia nisë nga e para, nga ABC-ja, por duhet ndalet te gërma C.
Nuk ka nevojë për më shumë programe, por për programe më të mira. Njerëzit nuk shohin televizionin, por programin. Cilësia, është oksigjeni që mungon.
Biseda bëjnë të gjithë, emisione politike bëjnë të gjithë, gjasme show bëjnë të gjithë, gallatë bëjnë të gjithë, ajo që RTSH mund të bëjë është një gjë që edhe nëse e bëjnë të tjerët, duhet ta bëjë më mirë se të tjerët.
Pyetja që nuk merr përgjigje të lehtë është: më thuaj çfarë programi të shoh?
RTSH është e "dënuar" të bëjë emisione me përmbajtje edukative, dokumentarë cilësorë, reportazhe që prekin realitetin dhe argëtim që nuk fyen inteligjencën. Këto nuk kanë pse të kushtojnë miliona e miliona, thjesht kërkojnë ide të mira dhe njerëz të përkushtuar.
Audienca?
Me audiencë të vogël, RTSH nuk ka më luksin të jetojë me lavdinë e djeshme dhe iluzionet e sotme. Nuk ka më as “publik të sigurt”, as “fonde 100% të garantuara”. Ose ofron vlerë të shtuar në treg, ose mbetesh një muze televiziv.
RTSH ka gjithçka për t'u ringritur: ka histori, ka transmetues të fuqishëm, ka staf të madh,(që kur ka dashur e ka treguar veten) ka arkiv, ka orkestër, ka radio Tiranën, ka detyrime ligjore që i japin ekskluzivitete që nuk i ka askush tjetër. Por mesa duket mungon motivimi, cilësia po e po dhe bashkë me to edhe vizioni.
Padyshim, po të kishte vullnet politik, sot do të ishte situatë tjetër.
Të bësh programe të mira kërkon kohë, fonde dhe njerëz, por ndryshimi dhe sinjalet se punohet për publikun mund të jepen më shpejt.
Nuk duhet as shkencë as kohë, as fonde për të bërë lajme të mira.
RTSH mund të jetë streha e lajmit të balancuar dhe të verifikuar, jo altoparlanti i qeverive, institucioneve dhe partive. Në vend të fjalëve boshe, mund të jetë zë i pavarur. Është koha që lajmi të ketë ritëm, imazh, thellësi dhe integritet profesional. Pa propagandë, pa servilizën, me vend për kritika, por edhe për zgjidhje. Pse jo dhe gazetari hulumtuese?
Është koha kur bëhet fact check live. Është koha që një brez i tërë e merr informacionin nga WhatsApp e Instagram.
Sfidat e epokës digjitale nuk përballohen me mendësi analoge.
RTSH mund të ringrihet. Por vetëm nëse zgjedh me kurajo drejtuesit e duhur, përqafon epokën digjitale, investohet në përmbajtje me vlerë dhe qytetari-konsumator vendoset në qendër të ekranit.
Nëse jep shenja ndryshimi ideja për ta mbyllur/kufizuar do të mbetet një lajm fushate. Në të kundërt, zërat që do e mbështesin ideatorin do të shtohen.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38