Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
SHBA-BE janë cënuar nga marrëdhëniet korruptive të liderëve autokratë, si rasti McGonigal

Nga Ilir Meta
Të nderuar miq,
I nderuar Presidenti, Stipe Mesiç, mik i dashur i të gjithë shqiptarëve anembanë botës,
I nderuar Presidenti, Milo Gjukanoviç, lideri historik që arriti çdo gjë të paimagjinueshme 27 vite më parë duke realizuar Pavarësinë e Malit të Zi, anëtarësimin e tij në NATO dhe që e ka afruar kaq shumë me BE,
I nderuar Profesor Ahmet Davutoglu, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Pavarësisë së Kosovës, por edhe i shumë njohjeve në të gjitha kontinentet,
I dashur President Fatmir Sejdiu apo ndryshe Presidenti i Pavarësisë,
Ju jam mirënjohës, që pranuat ftesën për t’u mbledhur sot këtu në Tiranë, për të diskutuar për një çështje tepër të rëndësishme që ka të bëjë me të ardhmen e rajonit tonë “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”.
Ju, të nderuar miq, jeni ndër ata liderë që keni treguar se sfidat e mëdha të popujve tanë e të rajonit si një i tërë për paqe e zhvillim, për integrim dinjitoz mes vetes dhe në komunitetin europian dhe Trans-Atlantik kërkojnë jo vetëm vizion dhe kthjelltësi, por zgjidhjet përpara nesh kërkojnë edhe guxim e kurajë dhe bashkëpunim.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës u çeli sytë shumë politikanëve perëndimorë që deri atëherë ecnin somnambul, me iluzionin se rreziku i luftrave në Europë ishte përjashtuar përgjithmonë.
Ata që parashikuan se ambicja e Putinit do të ndalonte në Krime dhe iu kthyen “punëve të zakonshme”, u desh të njihnin realitetin politik dhe të rishikonin politikat europiane dhe euro-atlantike në përputhje me këtë realitet.
Kjo do të thotë së pari dhe mbi të gjitha ripërkufizim të rreziqeve.
NATO vendosi në strategjinë e saj të sigurisë Rusinë, si kërcënimin kryesor për paqen.
Rajoni ynë u përfshi në hartën e vatrave të rrezikut, duke parashikuar se vendet dhe aktorët proxi të Rusisë do të nxisnin destabilitet, duke insistuar në të njëjtën fabul të vjetër që synon ndryshimin e kufijve mes vendeve të Ballkanit.
Ndërkohë në nivel global, vërehet se demokracitë tkurren ndërsa rritet numri i vendeve autokratike.
Ka një ndërlidhje të qartë mes regjimeve hibride dhe kërcënimit që ato përbëjnë në mjedisin e sigurisë.
Për shembull, mjafton të shohësh raportet e OSBE/ODIHR për të identifikuar qartë se Shqipëria dhe Serbia kanë probleme madhore me zgjedhjet dhe me kufizimin ekstrem të hapësirave për opozitën dhe lirinë e shprehjes.
Në Shqipëri sot vazhdon të vuajë burgun politik për herë të parë një eurodeputet i sapozgjedhur, z.Fredi Beleri.
Vetëm pse ishte kandidat i opozitës në zgjedhjet e fundit në Bashkinë e Himarës, ai u rrëmbye nga policia dy netë para zgjedhjeve dhe përsëri fitoi.
U bë një vit që i është pamundësuar betimi në respekt të zgjedhësve që është një procedurë shumë e rëndomtë burokratike.
Kjo ndodh sepse ai kishte denoncuar zaptimin e pronave të komunitetit nga klientë pranë Kryeministrit për të ndërtuar resorte me qëllim pastrimin e parave.
Ndërkohë Elmar Brok një politikan shumë i njohur nga të gjithë ju dhe në BE vendosi që për ditëlindjen e tij të vizitonte shtëpinë e liderit historik të Partisë Demokratike, Profesor Sali Berishës, i cili në mënyrë antikushtetuese mbahet i izoluar politikisht për t’i pamundësuar përmbushjen e detyrimeve të tij si deputet dhe si lider.
Nuk është për t’u habitur se si mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta.
Autokratët risollën në tryezën politike europiane përmes lobimeve të dyshimta propozimin për ndryshimin e kufijve, zhvendosën vëmendjen nga procesi i anëtarësimit në BE tek krijimi i “Ballkanit të Hapur”, ku influencat europiane dhe jo-europiane përzihen dhe përplasen me kosto të lartë për vetë rajonin, për Europën dhe për NATO-n.
Pasojat e kësaj politike sollën dështimin e përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi, tentativën për grusht shteti në Mal të Zi, kërcënimet për shpërbërje të Bosnje-Hercegovinës, deri në përplasjen e parë fizike me trupat e KFOR dhe sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës.
Nuk janë të paktë politikanët, analistët dhe gazetarët në SHBA dhe BE që patën paralajmëruar se në rajon po ndiqej një qasje e gabuar si nga BE ashtu edhe nga SHBA.
Sot, edhe më shumë se dje, nevojitet rikthim urgjent në shinat e politikës së jashtme klasike, dhe jo eksperimentale apo në formatin e “biznesit për paqe”.
Nevojitet njohja e realiteteve, rikthim në shtyllat e parimeve dhe forcim i kushtëzimit.
Në vendet tona punohej më shumë dhe kishte më shumë përparim kur BE dhe SHBA flisnin më fort, më hapur dhe me një zë.
Reformat kuptimplota dhe të vërteta brenda secilit vend prodhuan lëvizjen pa viza drejt Europës dhe brenda rajonit, zgjeruan perimetrin e kufirit të NATO brenda nesh, forcuan ekonomitë, institucionet, ulën tensionet ndërmjet popujve dhe rritën shkëmbimet e natyrshme në të gjitha fushat.
Kishte më shumë llogaridhënie, më shumë entuziazëm, më shumë besim nga qytetarët, ashtu sikurse kishte leva më të forta të BE dhe SHBA.
Sot, autoriteti i BE dhe SHBA është cënuar edhe nga marrëdhëniet korruptive që kanë ndërtuar liderët autokratë me zyrtarë të lartë të caktuar, ku rasti i McGonigal është bërë shembull i përbotshëm se si autokratët korruptojnë edhe zyrtarët më të lartë të FBI për të eleminuar opozitën politike dhe pluralizmin.
Po kështu edhe përfshirja dhe imponimi i agjendave të diplomacisë nga aktorë jo-shtetërorë, që nuk dihet se kë dhe çfarë interesash përfaqësojnë ndërsa ulen në tryeza të larta politike vendimmarrëse.
Ballkani, po ashtu, nuk mund të jetë vendi ku tregtohen interesa të ngushta e afatshkurtra, si për shembull, koshi ku hidhen emigrantët e paligjshëm, sepse Ballkani nuk mund të jetë Ruanda e BE.
Vendet që nuk mbrojnë dhe respektojnë të drejtat minimale të shtetasve të tyre dhe ku institucionet qëndrojnë si fasadë për t’i shërbyer pushtetit, nuk ofrojnë asnjë garanci për të drejtat e emigrantëve që u shpëtojnë regjimeve mizore.
Përkundrazi, ata rrezikojnë të kthehen në viktima të rrjeteve të trafikantëve që i kanë ndërtuar tashmë korridoret e rrugëkalimeve, ndërkohë që rajoni ynë është brenda kufirit gjeografik të europës.
Ndaj, sa më shpejt të ndryshojë ky kurs politikbërjeje, sa më pranë realitetit të vendoset ai, aq më shumë do të frenohet rreziku për destabilitet për vendet tona, rajonin, vetë Bashkimin Europian dhe hapësirën euro-atlantike.
Prandaj, vizioni, guximi, kurajo dhe bashkëpunimi na duhen në të gjitha frontet, për forcimin e demokracisë funksionale në secilin nga vendet tona, në shpejtimin e ritmit të integrimit në BE, si dhe në rezistencën ndaj çdo influence që i devijon vendet tona nga rruga Trans-Atlantike.
Autokratët, në realizimin e kapjes së shtetit nuk lënë gjë pa bërë për t’i shërbyer agjendave të tyre dhe nuk i kursejnë shkopinjtë nën rrota ndaj atyre që kanë detyra e objektiva të qarta për demokracinë, për zhvillimin, për integrimin.
Autokratët janë gati edhe të “ndezin” rajonin me shkëmbime territoresh e ndryshime kufinjsh, mjafton që të kapitalizojnë mbështetje elektorale që u duhet për të konsoliduar autokracinë e tyre dhe shmangur vëmendjen nga përgjegjësia për korrupsionin e jashtëzakonshëm dhe lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Demokratizimi i vendeve tona është domosdoshmëri dhe një gur themeli i objektivave për paqen dhe zhvillimin e rajonit dhe të çdo vendi.
Vetëm forcimi i demokracisë do të bëjë të mundur zëvendësimin e regjimeve autokratike që kanë kapur shtetin, prishur balancat e pushtetit dhe kapur sistemin gjyqësor, duke rikthyer besimin te institucionet dhe garantuar llogaridhënien.
Promovimi i demokracisë është një detyrë jo vetëm e shoqërive ballkanike por edhe një domosdoshmëri që aleatët tanë duhet të kuptojnë seriozisht se vetëm kështu sigurohet stabilitet i qëndrueshëm në rajon.
Qëndrimet pragmatiste të deritanishme të disa partnerëve për të bashkëpunuar pa kushte me ata që vjedhin zgjedhjet, minojnë pluralizmin politik, lirinë e medias dhe vrasin demokracinë vijnë kundër interesave të popujve tanë dhe të vetë interesave strategjike të BE dhe NATO-s.
Kissinger ka thënë se nuk janë vendet ballkanike që krijojnë konflikte, por fuqitë e mëdha që luajnë për influencë në Ballkan.
Akoma më e rëndë kur mbyllin sytë përpara narkoshtetit i cili mund të bëhet një tokë pjellore edhe për terrorizmin ndërkombëtar.
Dhe ne i kemi parë këto influenca në rritje në Bosnjë-Hercegovinë apo në Mal të Zi për të destabilizuar situatën, apo për të larguar udhëheqës pro-perëndimore për të rikthyer influencat pro-ruse në rajon.
Ndërkohë, shpejtësia e afrimit të rajonit me Europën është ngadalësuar shumë, ndonëse procesi i integrimit të vendeve të rajonit ka rreth 30 vite që ka filluar.
Dhe përsëri janë ata, autokratët, që nuk duan më shumë Europë, më shumë standarde demokratike, më shumë llogaridhënie dhe që i ngadalësojnë këto procese sepse ata nuk duan të heqin dorë nga privilegjet e tyre dhe kapja e shtetit.
Prandaj “shpiken” edhe forma bashkëpunimi si “Ballkani i Hapur”, kur “Procesi i Berlinit” është prej kohësh një rrugë e sigurtë dhe solide me standarde europiane.
Prandaj, që në konceptimin e tij e kam konsideruar “Ballkanin e Hapur” si një rrugë çoroditëse, përçarëse, shfokusuese dhe të dëmshme për secilin dhe tërësinë e vendeve të rajonit tonë.
Por, ndërkohë, rajoni duhet të marrë më shumë përgjegjësi për të ecur drejt një integrimi më të thellë sipas modelit europian.
Duhet forcuar më shumë sensi i qëllimit dhe objektivit të përbashkët, që sa më shumë bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë përfitojnë vendet e popujt tanë, aq më shumë rritet mirëqenia e qytetarëve të vendeve tona, aq më shumë përfiton rajoni si i tërë, por edhe Europa.
Rajoni si një i tërë duhet të promovojë kushtet e zhvillimit, të infrastrukturës, të energjisë, të tërheqjes dhe nxitjes së investimeve, por edhe të arsimimit, për të formuar gjenerata të çliruara nga paragjykimet e së kaluarës.
Gjithashtu, duhet të punohet së bashku për të tërhequr investimet, që na ndërlidhin infrastrukturën dhe energjinë.
Të lehtësojmë e të heqim më tej, kufinjtë jo-fizikë.
Ne mund të përdorim modelet më të mira që i kemi në rajon apo pranë tij, për të përballur sfidat e zhvillimit demografik, për ndalimin e shpopullimit, emigracionit, për të garantuar rritje ekonomike të qëndrueshme, për të luftuar fenomenet që shpesh mbajnë peng shoqëritë tona dhe zhvillimin, si trafiqet, korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimi i organizuar ndërkombëtar.
Programi i Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut dëshmon një vizion të shkëlqyer sesi mund të arrihet një zhvillim ekonomik gjithpërfshirës, sesi duhet punuar për një model të ekonomisë që bazohet mbi prodhimin dhe eksportet, sesi mund të përmirësohet klima e biznesit, sesi mund të tërhiqen investimet e huaja, sesi mund të mbështetet bujqësia, blegtoria dhe zonat rurale.
Niveli i eksporteve të Maqedonisë së Veriut sot është në nivelin 57% të GDP, ndërsa në nivel rajonal është 32%.
Ndërkohë Shqipëria është e fundit me vetëm 8%. Ndaj edhe jemi të parët për shpopullimin.
Të nderuar miq,
Më lejoni së fundmi, të jap disa mendime për atë çka duhet bërë në mënyrë të shpejtë në rajonin tonë.
Së pari, rajoni ynë ka përqafuar prej kohësh konceptin Uillsonian të një rendi botëror të mishëruar tek normat edhe ligji ndërkombëtar, mbi të cilin është ngritur rendi i sotëm botëror dhe jo parimet e Uestfalisë së ekuilibrit të forcave e sferave të influencës.
Prandaj, duhet të promovojmë këtë përqasje të mishëruar tek integrimi ynë në BE dhe anëtarësimi në NATO, si dhe të forcojmë kohezionin dhe vendosmërinë për të përballuar sfidat e mëdha pranë rajonit tonë, siç është lufta në Ukrainë.
Së dyti, të luftojmë të forcojmë demokracinë në vendet tona, pasi autokracia është një shtrat i penetrimit të interesave dhe influencave të dëmshme për secilin vend në rajon.
Jo status quoja, jo stabiliteti i gënjeshtërt që sjellin metodat autokratike të qeverisjes, por forcimi i demokracisë dhe llogaridhënies është e duhet të jetë edhe pritshmëria e partnerëve tanë SHBA e BE.
Së treti, në themel të paqes është zhvillimi.
Këtë duhet ta kuptojmë mirë.
Rajoni duhet të ketë kohezion më të madh për të tërhequr investimet, për t’u përshtatur më shpejt drejt standardeve të infrastrukturës, si dhe politikave fiskale.
BE, nga ana tjetër, mund të tregohet më agresive dhe gjeneroze me investimet në rajon, sipas hartës së prioriteteve kombëtare dhe të lidhjeve mes shteteve të Ballkanit.
Kjo është plotësisht e mundur për BE, (pasi rajoni është veçse 3.7 përqind e popullsisë së BE dhe 0.0006% e GDP-së së saj)
Së katërti, mund të bëjmë më shumë së bashku për njohjen e realiteteve në Kosovë, promovimin e integrimit të saj në organizata rajonale, njohjen nga 5 vendet e BE, si dhe integrimin e saj në NATO.
Duhet të kalojmë nga NATO në Kosovë te Kosova anëtare e NATO-s.
Dhe Kosova e ka dëshmuar hapur se është jo vetëm faktor stabiliteti, por edhe me një demokraci funksionale për t’u marrë shembull.
Dhe së fundmi, por jo nga rëndësia, të jemi më të zëshëm kur në tregun politik e diplomatik hidhen tezat e paprincipta dhe të pamundshme për t’u realizuar si shkëmbimi i territoreve, të cilat në thelb kërkojnë krijimin e shteteve etnikisht të pastra, që do të shërbente si precendent i rrezikshëm për shpërbërje dhe anarki në rajon, e shumë përtej rajonit tonë.
Krijimi i shteteve etnike në Ballkan është provuar si i pamundur.
Rruga e sigurtë për paqen dhe zhvillim të rajonit janë respektimi njësoj nga të gjithë i të drejtave të minoriteteve, toleranca e respekti reciprok, pra, modeli europian i zhvillimit.
Pa as më të voglin dyshim, jo duke zbehur, por duke forcuar identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore kombëtare të secilit vend dhe të pakicave në secilin prej vendeve tona.
Ju falenderoj për vëmendjen Tuaj!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38