Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shembëtira informative e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
nga Shpëtim Doda
Nisja zyrtarisht e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në korrik, shenjon fazën më të rëndësishme në proceset integruese të vendit në Bashkimit Evropian. Nisja e kësaj faze ka sjellë në mënyrë sa të vetëkuptueshme, aq të pashmangshme, një rritje të ndjeshme të interesit të thuajse të tërë aktorëve të vendeve anëtare për të patur një pasqyrë të gjendjes reale të aspekteve të përfshira në 35 kapitujt e paketës së anëtarësimit.
Pjesë e këtij interesi të shtuar janë edhe tre projektet hulumtuese në të cilat jam i përfshirë, së bashku me tre gazetarë të një grupi mjaft të njohur mediatik me qendër në Bruksel, një prej të cilave lidhet me administratën publike, duke synuar, më konkretisht, që të pasqyrojë realitetin dhe problematikat e ndeshura në lidhje me parimet e administratës publike, me standardet, si dhe me kriteret e rekrutimit dhe të karrierës në administratën publike, pjesë këto të raportit mbi Shqipërinë që i parapriu vendimit të korrikut (Albania 2021 Report, 2.1. 2).
Ndërkaq, rritja e ndjeshme e interesit sjell, në mënyrë po të vetëkuptueshme dhe të pashmangshme, edhe rritjen po aq të ndjeshme të nevojës për informacion të palëve të interesuara, nga njëra anë, ku përfshihen edhe gazetarët dhe media, si dhe qytetarët, dhe, nga ana tjetër, të vullnetit dhe të gatishmërisë për transparencë të institucioneve shtetërore për të dhënë informacion në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor ekzistues.
Mbas përzgjedhjes së institucioneve, vendosëm të nisnim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke qenë se fjala është për institucionin që përfaqëson vendin dhe qeverinë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në kuadër të këtij projekti, por edhe si QYTETAR i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (neni 10 dhe 13), në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 23, pika 1), dhe Ligjin 119/2014 “E Drejta për Informimit”, në datë 18.08.2022, i drejtova Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) kërkesën e parë – ndërkohë që do të ketë disa syresh – për të më përcjellë informacion në lidhje me:
1) Emërimin Drejtore e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse pranë MEPJ e znj. Ilda Dega, në një kohë që zonja në fjalë kishte mbushur moshën e daljes në pension, si dhe arsyet se, përse asnjë nëpunës tjetër i administratës shtetërore apo i MEPJ në moshë aktive nuk u emërua në këtë detyrë.
2) Procedurat e ndjekura në përzgjedhjen në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të MEPJ e z. Gazmend Turdiu, shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
3) Kriteret e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të MEPJ, formën e emërimit (me konkurrim, apo me emërim ex cathedra), autoritetin emërues, si dhe bazën ligjore.
4) Procedurat e emërimit në postet diplomatike jashtë vendit, kriteret e përzgjedhjes, formën e emërimit, dhe bazën ligjore.
Përkundër pritshmërive tona, në vend të vullnetit dhe gatishmërisë për të bërë transparencë dhe për të na përcjellë informacionin e kërkuar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme zgjodhi të strehohej përfund një shembëtire të thellë dhe të errët informative, pikërisht të asaj shembëtire, ekzistencën e të cilës e përmendi këto ditë edhe kryeministri Rama në përgjigjen ndaj pyetjes “ku ishe ti?”, që i drejtuan qytetarët pas luftës që i shpalli objekteve të ndërtuar pa leje; dhe në vend të zbatimit të ligjit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme zgjodhi qartësisht dhe shëmtisht që të kthehet në një institucion në të cilin i vetmi ligj që respektohet dhe zbatohet, është mosrespektimi dhe shkelja flagrante e vetë Ligjit, duke i shkuar pas të njëjtës logjikë të njohur, asaj të manovrave alla Chaplin për të mbuluar një shkelje të ligjit përmes një shkeljeje tjetër, e këtë shkelje përmes një shkeljeje tjetër, e kështu me radhë, derisa shkelja e ligjit kthehet në i vetmi ligj që respektohet dhe i vetmi rregull që ndiqet.
Sidoqoftë, grupi ynë i punës është i përgatitur dhe i vendosur t’i shkojë deri në fund projektit në fjalë, duke ndjekur hapat dhe rrugën e parashikuar nga kuadri ligjor shqiptar dhe evropian. Pas ankimimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, po përgatitemi që t’i drejtohemi edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të BE-së në Bruksel, pasi nëse mali nuk shkon te Muhamedi, është Muhamedi që shkon te mali; nëse informacioni nuk vjen te ne, shkojmë ne tek informacioni, edhe nëse do të na duhet të zbresim si Talesi, jo në fund të pusit, por në fund të shembëtirës së thellë e të errët informative të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Pritja pafundësisht e Godosë, deri në kufijtë e absurdit, është një histori e të shkuarës dhe një histori e tejkaluar tashmë. Ndërkohë, kjo sjellje e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila bie haptazi ndesh me sjelljen që duhet të ketë institucioni që përfaqëson shtetin dhe qeverinë shqiptare në arenën ndërkombëtare, është një indicie e fortë e ekzistencës së shkeljeve ligjore në çështjet për të cilat kemi kërkuar informacion, pasi është më se e njohur se shkelja ligjore dhe terri informativ janë gjenetikisht e strukturalisht të lidhur; sa më e rëndë shkelja ligjore, aq më e thellë shembëtira në të cilën përfundet, më e thellë se tuneli sabatian dhe më e kokolepsur se labirinti borgesian, dhe aq më i trashë është terri informativ me të cilin mbështillet nga shkelësit e ligjit.
Nga ana tjetër, ky është një rast i mirë për kryeministrin Rama për t’i treguar qytetarëve shqiptarë se tashmë ka arritur të dalë prej asaj shembëtire të thellë dhe të errët informative më të cilën gjendej i përfundur deri ditën kur zbuloi ekzistencën e objekteve të ndërtuara pa leje. Le të shpresojmë dhe të presim me durim. Shpresimi dhe durimi për të tilla gjëra, ndonëse kanë një kufi, e rëndësishme është se nuk na mungojnë aspak.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38