Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgilius*
Edhe pse prej disa vitesh diplomat në pension, siç thuhet rëndom në kësi rastesh, me një urdhër ekzekutiv të presidentit të SHBA-së Joseph Biden, Christopher Hill emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi. Ish-ambasador në Irak, Kore, Poloni dhe, në atë që quhet sot Maqedoni e Veriut – kujtojmë këtu se pas një ndërprerje prej 52 vjetësh të marrëdhënieve diplomatike midis SHBA-së dhe Shqipërisë, Cristopher Hill do të ishte njeriu që më 1 tetor 1991 do të rihapte në Tiranë ambasadën amerikane, duke kryer funksionet e Chargé d’Affaires për t’i lënë vendin pasardhësit të tij W. E. Ryerson -, Hill ka qenë për një farë kohe edhe asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë dhe të Paqësorit lindor. Me pak fjalë, një diplomat race që, mjafton t’i hedhësh një sy të shpejtë CV-së, për të kuptuar se, për arsye që lidhen me përgatitjen dhe reputacionin e tij, ai ka shërbyer në një sërë pikash të nxehta të rruzullit tokësor.
Ambasadori Hill zëvendëson Anthony Godfrey-n, i cili u emërua në këtë detyrë nga ish-presidenti Trump në nëntor të vitit 2019. Përtej çdo komenti mund të themi se, duke krahasuar profilet e të dy diplomatëve, shihet qartë se, të paktën në Shtëpinë e Bardhë, është kuptuar se të ashtuquajturat nyje gordiane në Ballkanin Perëndimor nuk mund të zgjidhen nga nëpunës të përhimë, por njerëz që kanë nevojë për përvojën, mendimin dhe veprimin e figurave me spesor të lartë politik e diplomatik, siç është rasti i Christopher Hill-it. Largimi para kohe i Godfreyt, sipas një praktike të njohur diplomatike mandati përfundon pas katër vjetësh shërbimi, nuk ka të bëjë vetëm e thjesht me faktin se ky i fundit u emërua nga Presidenti i mëparshëm, ndoshta as me faktin se Godfrey parapëlqente një linjë të butë me Serbinë, duke i mëshuar forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe, veçanërisht, atyre në fushën e ekonomisë e të shkëmbimeve tregtare – siç bën të ditur gazeta “Danas” në një aktivitet të ditës së djeshme në Beograd me rastin e 140-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA-së dhe Mbretërisë së dikurshme, Godfrey do t’i mëshonte fort nivelit të lartë të bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Jugosllavisë së Titos në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe atë ushtarake – madje as emërimit nga ana e Serbisë vitin e kaluar të ish-Drejtorit të Kancelarisë për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç, njeri i afërt i presidentit Vuçiç, ambasador në Washington – konotacioni është i qartë dhe pa nevojë për shpjegime – se sa i faktit që vëzhgues të ndryshëm shohin në këtë lëvizje një rikthim të diplomacisë amerikane në Ballkan. Ndoshta këtë herë, për t’i vënë pikat mbi “i” – në mesazhin që i dërgonte presidentit serb Vuçiç me rastin e festës kombëtare, presidentin Biden theksonte përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës si dy vende sovrane, çka, në mënyrë të kuptueshme, fshiu çdo iluzion serb për ndonjë zbutje të politikës së jashtme amerikane me administratën e re të Presidentit Biden. Kjo gjë vihet re edhe në emërimin e Gabriel Escobar-it si i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në vend të Matthew Palmer-it dhe, sidomos, prania e të parit në bisedimet e zhvilluara në Bruksel për zgjidhjen e krizës më të fundit mes Kosovës e Serbisë.
Në mënyrë lakonike dhe pa kurrfarë nuancash politike lajmi është transmetuar edhe nga mediat e shkruara dhe elektronike të Beogradit. E përditshmja “Politika” thekson faktin se Hill është një njohës i mirë i rajonit – thënë me fjalë të tjera, i problematikave të tij – dhe se më parë ka kryer rolin e të dërguarit të posaçëm amerikan për Kosovën, duke përmendur faktin se në vitin 1999, në Rambouillet, ai ka luajtur një rol me peshë në krah të Sekretares së Shtetit të asaj kohe Madeleine Albright.
*Virgilius është pseudonim i një bashkëpunëtori të Politiko, njohës i zhvillimeve diplomatike dhe politike në rajon
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38