Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria në NATO- Nga armiqësia tek anëtarësimi dhe bashkëpunimi strategjik

NGA Albert Rakipi
Ky vit përkon me 75 vjetorin e themelimit të NATO-s si dhe dhe 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë.
Eshtë kjo arsyeja që Instituti i Studimeve Ndërkombëtare do të realizojë në këtë vit jubilar një projekt kërkimesh dhe debatesh të posacme. Projekti ynë synon që, në bashkëpunim më kolegët tanë në vendet e tjera anëtare të Aleancës, të inkurajojë një proces reflektimi, për çështje të sigurisë, në nivelin kombëtar, rajonal, por dhe atë global.
Çështjet e sigurisë dhe, në mënyrë të posaçme, integrimi euroatlantik i vendit, ka qënë dhe vijon të jetë në fokus të punës së Institutit, përmes kërkimeve, publikimeve, debateve në një bashkëpunim të ngushtë me qendra kërkimi jashtë vendit dhe në një bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante shtetërore. Gjatë njëzetë viteve te fundit, Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare është rankuar si një nga think tanket më të mira në Europën Qëndrore, Lindore dhe Juglindore, duke zenë pozicionin e 22-të midis disa qindra think tank-esh me përvojë dhe nga vende shumë më të mëdha se Shqipëria. Gjithashtu, Instituti është rankuar globalisht, si një nga institutet më të mira, në çështjet e politikës së jashtme, çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Nga Prilli i vitit të kaluar, AIIS është një anëtar i Kolegjit Europian të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke qënë i vetmi institut që vjen nga një vend ende jo anëtar i Bashkimti Europian. Instituti ka patur angazhime të spikatura në zhvillimin dhe modernizimin e vendit, duke u angazhuar në një numër projektesh strategjike, siç, së fundi, është edhe ardhja e Kolegjit të Europës në Tiranë. Kolegji i Europës, në Tiranë, e vendos Shqipërinë në një hartë politike të rëndësishme dhe është një hap tjetër, që e lidh vendin me Europën, me Perëndimin.
Në 15 vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, ne jemi krenarë për ndihmesën që kemi dhënë për përgatitjen e vendit për anëtarësinë dhe, sigurisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi arritur të realizojmë me institucione të Aleancës, apo me qëndrat kërkimore, në vendet anëtare.
Tani, këtu dëshiroj t’i mbyll lëvdatat për institutin, me një vlerësim të Daniel Serëer, të Hopkins University. Serëer thotë se Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, gjatë tridhjetë viteve të fundit dhe është duke ecur në mënyrë të mençur, drejt shtëpisë së saj europiane. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare,- thotë Serëer,- është edhe një nga shkaqet, por edhe një pasojë e këtij transformimi të jashtëzakonshëm.
Qysh nga krijimi i saj, më 1949, NATO është një histori suksesi, një nga institucionet themelore të arktekturës euroatlantike të sigurisë, por, njëherazi, edhe të vlerave të demokracisë dhe lirisë së kombeve dhe shteteve dhe lirisë e të drejtave të njeriut. Përgjatë Luftës së Ftohtë, midis Lindjes dhe Perëndimit, NATO ishte garantuesi i sigurisë dhe paqes për hapësirën euroatlantike. Fundi i Luftës së Ftohtë, fillimisht, përveç të tjerash, solli edhe një shpresë për paqen dhe sigurinë.
Por, ashtu si ç’thoshte ish sekretari i përgjithshëm i Aleancës, i ndjeri Manfred Verner, rënia e Bashkimit Sovjetik dhe Fundi i Luftës së Ftohtë, krijoi një paradoks: Më pak kërcënime, por, në të njëtën kohë, më pak paqe.
Perëndimi dhe Aleanca u ballfaquan me ndryshime substanciale të mjedisit të sigurisë, në rajone të ndryshme të botës, për shkak të një zinxhiri shtetesh të dobëta dhe të dështuara, përshirë shpërthimin e politikave nacionaliste dhe konfliktet brënda shteteve. Ballkani ishte një nga këto rajone që riktheu tmerret e Luftës së Dytë Botërore.
NATO ka ruajtur me sukses paqen dhe sigurinë në zonën euro-atlantike, përmes angazhimit të saj të mbrojtjes kolektive, duke penguar agresionet potenciale dhe duke promovuar stabilitetin midis vendeve anëtare.
Aleanca ka nxitur një partneritet të fortë transatlantik, duke promovuar bashkëpunimin dhe solidaritetin midis aleatëve të Amerikës së Veriut dhe Europës, në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Zgjerimi i NATO-s ka kontribuar në përhapjen e vlerave demokratike dhe stabilitetit në Europë, duke integruar vendet e reja anëtare dhe duke promovuar bashkëpunimin e sigurisë, në të gjithë kontinentin.
NATO ka luajtur një rol kyç në menaxhimin e krizave dhe operacionet paqeruajtëse, duke u përfshirë në Ballkan dhe Afganistan, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë, në rajonet e prekura nga konflikti.
NATO është përshtatur vazhdimisht ndaj sfidave të reja të sigurisë, duke përfshirë terrorizmin, kërcënimet kibernetike dhe luftën hibride; duke modernizuar aftësitë dhe strategjitë e saj për të adresuar kërcënimet në zhvillim.
Në përgjithësi, arritjet kryesore të NATO-s, gjatë 75 viteve të saj përfshijnë: promovimin e paqes dhe sigurisë; nxitjen e bashkëpunimit transatlantik; kontributin në menaxhimin e krizave dhe ruajtjen e paqes dhe përshtatjen ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë, për të siguruar rëndësinë e vazhdueshme të organizatës, në shekullin e 21-të.
Por, qysh nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, Aleanca ndodhet përpara sifidave dhe kërcënimeve serioze për sigurinë dhe paqen. Agresioni i Rusisë nuk drejtohet vetëm kundër një vendi sovran, që është një shkelje flagrante e Ligjit ndërkombëtar, por kundër rendit europian dhe atij ndërkombëtar, kundër lirisë së popujve dhe vlerave dhe misionit për të cilat aleanca është krijuar.
Një muaj më parë, u përurua, në Shqipëri, në qytetin e vogël të Kuçovës, një bazë ajrore e NATO-s. Kjo nuk është baza e parë ushtarake. Pothuajse gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, në Shqipëri, ka ekzistuar një bazë ushtarake ajrore. Deri në vitin 1990, qyteti i vogël ku ishte vendosur kjo bazë, Kucova e sotme, njihej me emrin Qyteti Stalin. Deri në vitin 1968, baza ushtarake ajrore, në Qytetin Stalin, i përkiste Traktatit të Varshavës. Dalja e Shqipërisë nga traktati i Varshavës, krijoi, fillimisht, një shpresë dhe një ide, të gabuar, sigurisht, se Shqiperia mund t’i hidhte sytë nga Perëndimi. Por, dalja pompoze nga pakti i Varshavës, në fakt, ishte ndarje nga Lindja, por jo nga stalinizmi. Madje, ishte revizionizmi i stalinizmit si doktrinë dhe praktikë totalitare, nga udhëheqësit e rinj, në Bashkimin Sovjetik pas vdekjes së Stalinit, që e shtynë Regjimin e Tiranës drejt një izolimi ekstrem.
Shpresa se ky vend mund të tentonte të vendoste një marrëdhënie me Perëndimin dhe me Aleancën, u shuan, të nesërmen e deklaratve publike të regjimit të Tiranës:
Të mund të vizotoje Shqipërinë, 30 vjet më parë, ishte, si ç’thoshte, i ndjeri, profesori austriak, Karl Kaser, sikur të vizitojë një planet tjetër. Qytete gri dhe uniforme të komunizmit, të mbushura me portrete të dikatorit dhe buste të Stalinit. Përndryshe, do të thoshte të vizitoje të vetmin vend stalinist në botë që kishte shpallur armikun numër një NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
NATO dhe, sigurisht, SHBA, mbeteshin armiku numër një i Shqipërisë. NATO dhe SHBA, që regjimi komunist në Tiranë i identifikonte me njëra-tjetrën mbetën të tilla: armiku numër një, për gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, deri në rënien e regjimit komunist, më 1992.
Dhe, me rënien e komunizmit, fillon një udhëtim i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. Pa asnjë dilemë, qeveria e parë jokomuniste kërkoi anëtarësimin në Aleancë. Dhe, sigurisht që motivet drejt anëtarësimit kishin të bënin me kërcënimet e sigurisë kombëtare, deri tek rreziku i përfshirjes në luftë, në një ballafaqim ushtarak që, në vitet nëntëdhjetë, nuk ishte i pamundshëm.
Por, pavarësisht nga mjedisi i sigurisë në Ballkan dhe kërcenimet reale që motivonin anëtarësimin, motivi themelor i Shqipërisë ishte lidhja e vendit me Perëndimin, pas një izolimi të gjatë, ekstrem. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e lidhte vendin dhe të ardhmen e tij me Perëndimin. Në fakt, gjithë tranzicioni postkomunist është mbështetur tek lidhja e vendit dhe e të ardhmes së tij me Perëndimin.
Anëtarësimi në NATO, 15 vjet më parë, mbetet arritja më e madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, qysh nga krijimi i shtetit modern shqiptar. Falë një numri reformash, që nuk lidheshin vetëm me ndryshimet në forcat e armatosura, por me të gjithë procesin e ndërtimi të një shteti demokratik.
Por, ëndrra e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Aleancë, ishte pjesë e ëndrrës së madhe për t’i përkitur Perëndimit. Ajo nuk do të ishte bërë e mundur pa ndihmën dhe mbështetjen e vendeve anëtare dhe, në mënyrë të veçantë, pa mbështetjen vendimtare të SHBA. Në qershor 2007, Presidenti Bush, në një vizitë historike në Shqipëri, parlajmëroi anëtarësimin në Aleancë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kur, 16 vjet më parë, në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria morri ftesën për t’u anëtarësuar në NATO e ku pata rastin e fatin të isha pranishëm, një gazetar austriak më pyeti: Përse ju duhet NATO? Përse i duhet NATO Shqipërisë? Dhe kishte një pritshmëri se do të flisja për sigurinë që Aleanca sjell. Dhe sigurisht që, së pari NATO, është për sigurinë dhe paqen. Por, për Shqipërinë, me trashëgiminë më të rëndë totalitare, ftesa për t’ju bashkuar Aleancës ishte një hap i jashtëzakonshëm për të dalë nga izolimi, përmes ndërtimit të një shteti demokratik, zhvillimit dhe modernizimit të shoqërisë dhe, njëherazi, edhe një pengesë e madhe për të mos rrëshqitur mprapa, në një kulturë politike totalitare, nga trashëgimia e të cilës duket se ende nuk jemi ndarë në mënyrë përfundimtare.
15 vjetori Shqipërisë në NATO është për të festuar, por, ndoshta, edhe për të reflektuar thellë për rrugën e ndjekur, arritjet dhe mosarritjet
( Ky shkrim është një përmbledhje e fjalës që Albert Rakipi mbajti në Konferencën Ndërkombëtare për 75 vjetorin e Aleancës dhe 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë, organizuar nga Instituti I Studimeve Ndërkombëtare, Divizioni I Diplomacise Publike I NATO, ambasada e ShBA në Tiranë dhe Fondacioni Konrad Adenauer)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38