
Flash News
Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë
Përplasja në KZAZ Vorë, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve
Sherr në një qendër votimi në Fushë-Milot, qëllohet me armë
Shifrat/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
Shqiptarët (e Maqedonisë) kanë vetëm dy elita, atë të ‘tenderbegëve’ dhe të ‘hajdutokratëve’!

Kim Mehmeti
Më lejoni pak jetërrëfim: në vitet e fillimeve të mia krijuese, pra në vitet kur – për shkak të rrethanave jetësore dhe shkollimit në gjuhët sllave – ende shkruaja kryesisht në gjuhën e atëhershme serbo-kroate dhe në atë maqedonase, disa miq dhe qarqe maqedonase, bënin çmos që të më ndihmonin të çaja rrugën drejtë afirmimit tim, ndërkaq individ dhe qarqe mediatike shqiptare, bënin çmos që të më pengonin e të dëshmonin se kishte ardhur edhe një i dyshimtë nga i cili duhej mbrojtur shqiptaria.
Nuk m’u desh shumë kohë që ta kuptoja se qarqet maqedonase e dëshironin afirmimin tim shkaku i strategjisë së tyre që ta ‘forconin’ një të vetëm për t’i eliminuar dhjetëra krijues tjerë shqiptarë, e ndërkaq, qarqet dhe individët shqiptarë, e luftonin konkurrentin e tyre dhe poltronin e ardhshëm në mua, e që do mund t’i zëvendësonte ata nëpër organizatat, komisionet, këshillat, institucionet maqedonase…, aty ku dekada me radhë ata kishin mbijetuar, edhe atë duke mos qenë asgjë më shumë se sa ‘evet efendilerë’.
Pra e kuptova se qarqeve maqedonase u nevojitesha shkaku se, si shkrimtar dygjuhësorë, isha shumë i përshtatshëm për të shërbyer si pjesë e buqetës së rrejshme për barazinë ndëretnike në Maqedoni, ndërkaq për ‘intelektualët’ shqiptarë isha i rrezikshëm pse do mund të bëhesha një lëpirës më shumë në ‘sofrën’ ku ata i lëpinin ato pak eshtra që ua hidhnin qarqet maqedonase.
Dhe ta kuptosh këtë e të vazhdosh tutje sikur nuk din e nuk sheh gjë, do të thotë se trurin e ke të cekët e xhepin të thellë dhe se nuk të pengon kur dëgjon si ta shajnë nënën shqiptare ata që brohorasin ‘Vdekje shqiptarëve’ edhe kur i rreh serbi edhe kur i shan greku.
Andaj, jo që të më pëlqejnë shqiptarët, por ngaqë si i tillë më pëlqente vetvetja dhe, jo si qëndrim ndaj popullit dhe gjuhës maqedonase, por ndaj elitave antishqiptare të këtij populli, në vitin 2001, publikisht e thash se nuk do botojë më në maqedonisht përderisa nuk zyrtarizohet gjuha ime amtare (që sipas meje nuk është zyrtarizuar as sot e kësaj dite, ngaqë ajo nuk përmendet askund në Kushtetutën e këtij shtetit) dhe u tërhoqa nga gjitha shoqatat e organizatat maqedonase, duke mos pranuar të jem anëtarë i asnjë jurie, këshilli….., me çka mbeta ky që jam – vetvetja, më i pakti nga të gjitha ‘pakicat’ tjera që jetojnë në Maqedoni.
Në ndërkohë kurrë nuk e kuptova si mund të jesh Akademik i Akademisë që publikon Enciklopedinë që e ofendon popullin tënd, ku drejtuesit e saj të sojit të ‘katicave e maticave’, nga njëqind herë në ditë publikisht tregojnë sa nuk të duan e sa të urrejnë, nuk e kuptova pra si mund të jesh anëtarë jurish e shoqatash, mes atyre që thonë se gjuha maqedonase është vetëm e tyrja dhe s’kemi pse merremi me të edhe ne shqiptarët, në ndërkohë, duke harruar se Maqedonia është edhe e shqiptarëve dhe se shkaku i shovinizmit maqedonas gjuhës shqipe as që i përmendet emri në Kushtetutë, por quhet ‘gjuha e 20 për qindëshit’.
Shkurt e shqip: u plaka por ende nuk e kam të qartë si është e mundur që alamet artistë, profesorë, shkencëtarë e intelektualë të këtushëm shqiptarë, të mos e kenë kuptuar se nga gjitha elitat e mirëfillta, ne shqiptarët e Maqedonisë kemi vetëm atë të ‘tenderbegëve’ dhe ‘hajdutokratëve’. Pra si mund të shtiremi se nuk e dimë që ne shqiptarët e anëtarësuar nëpër shoqatat dhe organizatat e ndryshme artistike, shkencore, kulturore… shërbejmë vetëm si mbulesë që pjestarët e elitës së ‘tenderbegëve’ dhe ‘hajdutokratëve’, të papenguar t’i realizojnë përfitimet e veta personale.
Dhe tani shtrohet pyetja si duhet vepruar tutje? Ka dy mundësi: ose ta mbrojmë dinjitetin tonë duke u ndarë nga ato të përbashkëtat ku nuk na duan, pra të themelojmë Akademinë dhe organizatat tona tjera shqiptare, ose të veprojmë si ‘tenderbegët’ dhe ‘hajdutokratët’ tanë’: aty ku jemi të anëtarësuar, çdo gjë ta matim nëpërmjet asaj sa na e mbushin xhepin. Sepse kështu, kur ne nga dhjetëra herë në ditë betohemi sa e duam këtë shtet, e kur shumë pjesëtarë të elitave maqedonase, nga qindra herë në ditë tregojnë sa nuk duan shtet të përbashkët me shqiptarët, është perverse dhe idiotizëm të besosh se mund të kemi çka do qoftë të përbashkët e ku ne do u pëlqejmë atyre të atillë siç na pëlqen vetvetja.
Të fundit



Fotografoi votën, arrestohet një person tjetër në Qarkun e Elbasanit
11 Maj 2025, 17:27







Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë
11 Maj 2025, 16:42
Vëllai i kandidates së PS në Belsh intimidon votuesit
11 Maj 2025, 16:24

Përplasja në KZAZ Vorë, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve
11 Maj 2025, 16:15

Këto fruta dhe perime largojnë toksinat nga mëlçia
11 Maj 2025, 16:03
Zgjedhjet 2025/ Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:59
Sherr në një qendër votimi në Fushë-Milot, qëllohet me armë
11 Maj 2025, 15:56
Shifrat/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime
11 Maj 2025, 15:37
Zgjedhjet 2025/ Sa ishte pjesëmarrja e votimeve deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:32


Celibashi: Fotografimi i votës ndëshkohet me 3 vjet burg
11 Maj 2025, 15:13
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
11 Maj 2025, 14:59






Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës
11 Maj 2025, 14:11

Ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd, një person fotografoi votën
11 Maj 2025, 13:54

Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë
11 Maj 2025, 13:47


Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës
11 Maj 2025, 13:26
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021
11 Maj 2025, 13:00





E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
11 Maj 2025, 12:15




Shqipëria voton, sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00
11 Maj 2025, 11:30


Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
11 Maj 2025, 10:57
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
11 Maj 2025, 10:50


I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
11 Maj 2025, 10:26

Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
11 Maj 2025, 10:09





Socialistët blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD
11 Maj 2025, 09:16
Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të shëroni Shqipërinë
11 Maj 2025, 09:05

Votuesja fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë nga komisionerët
11 Maj 2025, 08:46
Iu gjetën listë me emra, policia arreston dy persona në Rrëshen
11 Maj 2025, 08:37
Giro d’Italia në Vlorë, Policia publikon listën e rrugëve të bllokuara
11 Maj 2025, 08:33
100-vjeçari voton në Tiranë: Kam hedhur votë që në vitin 1946
11 Maj 2025, 08:17
Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë
11 Maj 2025, 08:13


Shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri, Berisha: A jeni gati njisha?
11 Maj 2025, 07:54

Procesi i votimeve nis me probleme teknike edhe në Berat e Lezhë
11 Maj 2025, 07:41





India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36