Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqiptarët shtohen, e Plazhi i Madh i Ulqinit mbetet saç ka qenë!

Nga Kim Mehmeti
Nuk ka verë të mos vij në Ulqin, sepse atë e dua dhe ai është pjesë e biografisë sime. Por Plazhi i Madh i tij kurrë nuk më është dukur me kaq pak pushues, pa lazdranin fëmijërore, si i plogësht dhe i lodhur nga vetvetja.
Ekspertë e ‘shkathtë’ menjëherë i tregojnë shkaqet e rënies së numrit të pushuesve: çmimet e larta! Ndërkohë Ulqini që ka det, thuajse me asgjë nuk është më i shtrenjtë se Prishtina që nuk ka as lum, se Tirana të cilën e qelb Lana dhe Shkupi të cilit Vardari i kalon në mes, thuajse vetëm sa për ta ndarë pjesën shqiptare të tij ku mezi merret frymë nga ajo maqedonase me përplot gjelbërim dhe ku mungojnë vetëm palmat.
Andaj, them në vetvete, mbase nuk janë në pyetje çmimet e larta, por rritja e numrit të shqiptarëve që duan të ushqehen me mish e peshq, por që kanë para vetëm sa për të paguar atë që hanë nëpër shtëpitë e veta: bukë, domate e djathë!.
Sidoqoftë edhe sivjet, si edhe shumë vite më parë , kam ndjenjën se nuk vij në Ulqin që të pushoj, por që të ‘lodhem’ duke e ndërmendur të shkuarën. Si për shembull, vitet e rinisë, kur për ne shqiptarët e Maqedonisë, Ulqini ishte shumë më i largët se sot, sepse duhej t’i biem rreth e rrotull Shqipërisë dhe ngaqë ishim të paraparë t’u shisnim akullore e petulla pushuesve gjerman, e jo të laheshim në det.
Disa nga ne edhe asokohe vinim në Ulqin në rolin e pushuesve. Por me ‘bukën tonë’ dhe me bujtinë të ‘rezervuar’ nën hijen e ndonjë pishe te Plazhi i Madh. E ku arrinim me makinën e famshme në formë veze, të quajtur ‘FIço’, që ishte shpikje italiane e prodhim jugosllav dhe që, nuk kishte mjaftueshëm vend as për grahësin e saj e le më për ne katër vetat që nuk ishim të sigurt nëse ajo do na çonte neve deri te Pazhi i Madh, apo ne atë deri te punëtoria e vogël e ndonjë automekaniku ulqinak.
Dhe kur arrinim atje nuk harronim t’i afroheshim Bunës, duke ëndërruar që një ditë të dalim matanë lumit, atje ku kishim mëmëdheun dhe ku do mund të pushonin ‘shqip’ e jo ‘serbisht’. Por pa e ditur se përderisa nga kjo anë e lumit, pra përderisa te Plazhin i Madh i Ulqinit pushonin gjermanët, atje matanë, në plazhin e Velipojës, kullotnin gomarët.
Përndryshe edhe ne të rinjtë e asaj kohe, njësoj si këta të sotmit, fotografoheshim duke u hedhur në det. Dhe fotot e atëhershme bëheshin krejt ndryshe dhe ishin bardh e zi, por ne i shinim në ngjyra. Mbase pse në prapavijën e tyre shiheshin shpresat tona rinorë për një të ardhme të ndritur, e jo si në këto të sotmet të bëra me telefona celular, të cilat janë në ngjyra, por që rrezatojnë vetmi.
Më vonë, kur unë isha në moshën që kanë sot fëmijët e mi, e kur ata ishin sa fëmijët e tyre tani, Plazhi i Madh i Ulqinit thuajse mezi mund t’u bënte vend të gjithë atyre që donin të rreziten mbi zallin e tij. Dhe asokohe mua më dhimbseshin shqiptarët e Maqedonisë që e ushqenin me akullore e petulla thuajse tërë bregdetin jugosllav , por pa mundur ta shijojnë ujin e njelmët të detit.
Për dallim nga atëherë, sot më dhimbsen ulqinakët të cilët mbase edhe gabuan kur nisën të besonin se nuk kanë nevojë më për shqiptarët e Maqedonisë, se ata vet do mund të bëjnë byrek të shijshëm si ai i tetovarëve dhe se akullorja bëhet nga uji i ngrirë e jo nga qumështi.
Përderisa shëtis bregut të detit, më bëhet se i dëgjoj thirrjet e largëta to shitësve të gazetave, në të cilat njësoj si sot, dominon lajmet për luftërat që kanë nisur qysh se botën e kanë populluar njerëzit, e që do përfundojnë kur të mos këtë njeri mbi tokë. Pra lajmëronin edhe për luftën në Palestinë ku qartë thuhej se Izraeli është okupator e palestinezët viktimë, edhe atë jo vetëm pse Titoja e Arafati ishin si vëllezër të një nëne, por pse mediat e asaj kohe nuk redaktoheshin në një kryeqendër të botës.
Po pra, nuk ka verë të mos vij në Ulqin. Mbase jo gjithaq për të pushuar, por që të pushojnë nga unë familjarët e mi, të cilët, si i papunë që jam, për çdo ditë i bezdisa me përshkrimin e asaj që ishte dikur. Si dhe duke i lodhur me shpjegimet se numri i pushuesve bie çdokund, e jo vetëm në Ulqin. Dhe mbase jo shkaku i çmimeve të larta, por pse numri i banorëve të botës dhe ai i shqiptarëve rritet, por toka dhe Plazhi i Madh i Ulqinit janë aq saç ka qenë gjithmonë. Kështu që nuk kanë mjaftueshëm ushqim të lirë për t’i ushqyer të gjithë skamnorët e kësaj bote!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38