Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Romeo Gurakuqi
Sikurse të gjithë e dinim, nuk do të ketë asnjë surprizë dhe asnjë shpresë për naltësimin e institucionit të Kreut të ri të Shtetit dhe krijimin e premisave për modelim të ri të formateve udhëheqëse të Shqipnisë.
Një ditë para se makinat elektronike të kryejnë veprimet formale në sallën e mbushur me të bindur, të verbër, të përkulur dhe të varur nga Forcat Udhëheqëse të Organizatave, publiku në Shqipëri nuk ka një profil mbi Garantin e Ardhshëm të Unitetit të Kombit, Laicitetit dhe Drejtesise Ndershqiptare.
Në Fletoren Themeltare të kthyer në një dokument të lënë mënjanë dhe harruar, thuhet se jemi Republikë Parlamentare me spikatje të asambleare, por ky është shembulli ma kuptimplotë se Republika jonë e ngratë nuk është aspak e tillë. Jo vetëm sovrani është i pakonsultuar dhe i painformuar, por edhe Parlamenti, Këshilli i Ministrave, Kabineti i ngushtë kryeministror, Grupet Parlamentare, nuk kanë asgjë të regjistruar në proces-verbalet e mbledhjeve, siç e kërkon rregulli i një shteti serioz. Fletorja është leckosur aq shumë, sa nuk pengon zaptuesit e zyrës kryesore ekzekutive të bëjnë çfarë t’u teket. Shkelja e saj me dy këmbë nuk i bën përshtypje më askujt.
Ky është shteti informal i kryeministrave të kthyer në sovranë pa kunorë, që replikohen prej dekadash dhe nxjerrin nga hiçi e vendosin në maje, pothuajse çdo herë noterin e tyre dekorativ.
Ky është pra shteti që nuk merret asnjëherë seriozisht nga askush, edhe kur i vjen radha të drejtojë OSBE ose Këshillin e Sigurimit. Ekstravangantët e tij mund t’i vendosin sa të duan këmbët mbi tavolinat ndërkombëtare, por mbetën përherë thjeshtë batutaxhinj, që enden nëpër kancelari pa asnjë plan rimëkëmbjeje nga e mbara për vendin e tyre, asnjë reformë demokratizuese dhe qytetnuese.
Të gjithë presin sot me ankth mbërritjen e avionit nga Neë Yorku që do sjellë Diktatorin e Ndritur që përhap kaos, liri dhe tallava, Ndërtuesin e Stadiumeve me Kulla në qendrat e mbrojtuna historike, Rrënuesin e Teatrove Antike, Groposësin e Porteve Romake, Betonuesin e Mureve Helenistike, Shfarosësin e Parqeve dhe Plazheve, Toëer Builder-in Skenderbegian, të shpalosë andrrën e tij të fundit, gjykimin e tij të epërm, të realizuem naten e madhe me shkreptima rrëze Dajtit.
Si fillim ai ka urdhnuar again e Grupit Parlamentar të hedhë ca emra pronaresh liçencash hidrocentalesh malore dhe prokurorësh të diktaturës, ndërkohë që mendjen e ka te modeli i lënë prapa hekurave, që e end përherë në gjetjen e surprizave në Verilindje, mbasi në asnjë rast këta individe, ose nuk njohin prapaskenën e Shqipnisë, ose nuk do t’i nxjerrin asnjë telashe në vijimësinë e tij zaptuese të Tiranës shtetnore, ose do jenë zgjatime manikin-e lehtësisht të komandueshëm dhe përjetësisht të nderuem në ceremonialin shtetëror.
Ndërkohë, Opozita e tregoi qartë se është pa një plan, e përçarë, e pandriçuar, dritëshkurtër, me frekuencë të cunguar, me dozim meskiniteti dhe egërsie, përherë në gjysmakëri dhe larg pritshmërive publike për rikthim në binarët e një Shtëpie të Mirëfilltë të Lirisë dhe Tradicionalizmit.
A po lozin të gjithë të Mëdhenjtë një lojë të tyren personale për ruajtjen e status quo-së së kënetës politike dhe institucionale të krijueme? Prova nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë, por analiza e rezultateve finale këtu të shpie: tek një lojë shahu mes kontrollorëve të Shqipnisë, politikisht, institucionalisht, financiarisht dhe territorialisht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38