Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Lutfi Dervishi
Në një kontinent që është në buzë të katastrofës demografike, Shqipëria, që jo rrallë po mban peshë më shumë se ç’i mbajnë gjunjët, peshë që duhet ta mbanin fuqitë e mëdha, po shfaqet si një një superfuqi humanitare.
Ndërsa BE po përballet prej dekadash me plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore, Shqipëria ka marrë përsipër detyrën herkuliane për të shpëtuar e vetme unionin.
Gjermania, vendi që është quajtur motorri ekonomik i Europës po përballet me deficit të fuqisë punëtore dhe me tepricë të pensionistësh. Por ndërhyrja e Shqipërisë duke dërguar bujarisht më të mirët dhe më të ndriturit e saj për të menaxhuar linjat e prodhimit, spitalet dhe shtëpitë e pleqve të Evropës Perëndimore, po ringjall shpresën e humbur.
Ky akt vetëflijues nuk mund të nënvlerësohet; duke zbrazur spitalet, shkollat, fshatrat dhe qytetet e saj, Shqipëria po bën të mundur që të moshuarit në Frankfurt të marrin dozën e tyre të përditshme të kujdesit. Në fund të fundit, çfarë vlere kanë disa fshatra e qytete të braktisura në Shqipëri përballë nevojës që ka aleatja strategjike dhe mikja e madhe Gjermania, për ndërtues, shoferë, infermierë, mjekë etj etj?
Dhe të mos harrojmë Italinë, vendin e picës, pastave, serisë A Sanremos dhe, kohët e fundit, të krizave të papunësisë dhe emigrimit. Shqipëria, që ka lindur borxhlie ndaj fuqive të mëdha, dhe veçanërisht Italisë, ka vendosur t’i heqë gjitonit në hall, dhimbjet e kokës.
Në vend që Italia, e braktisur, nga vendet e tjera të Unionit, të përballet e vetme me azilkërkuesit Shqipëria i ka vënë gjoksin punës duke hapur bujarisht dyert e Shëngjinit, qytezës turistike, duke e shndërruar atë në një kamp emigrantësh me pesë yje.
Është një zgjidhje e vetëofruar ku të gjithë dalin të fituar—Italia e ruan reputacionin e saj si parajsë turistike e paprekur, BE mëson si zgjidhet problemi i emigrantëve dhe Shqipëria fiton shijen ekzotike të multikulturalizmit, për të cilin ka aq shumë nevojë.
Por kontributet e Tiranës nuk përfundojnë këtu. Ndërsa bota bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur dhe globalizimi është në zenitin e tij, Shqipëria ka kthyer vështrimin drejt Lindjes. Dikur udhëheqësi i fundit komunist thoshte se ne nuk jemi as Lindje as Perëndim. Sot jemi urë, madje më shumë se urë mes Lindjes dhe Perëndimit.
Konferenca vjetore e ambasadorëve që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, e ka kapur demin për brirësh. E informuar shumë mirë që Indonezia, Tailanda dhe Filipinet po përballen me papunësinë e lartë mes të rinjve, diplomacia shqiptare ka ndërhyrë për të ofruar tregun e saj të punës si një varkë shpëtimi. Është një koncept revolucionar: shkëmbejmë kokë për kokë të rinjtë e ikur të Shqipërisë me energjinë e pashfrytëzuar të Azisë Juglindore. Tek e fundit kush ka nevojë për talente vendase kur gjithçka (si shumëçka në vendin e shqiponjave) mund të importohet? Ndërsa të rinjtë shqiptarë ikin në Mbretërinë e Bashkuar për të shërbyer kafe dhe për të pastruar dhoma hoteli, të rinjtë e Xhakartës dhe Manilës vijnë në Tiranë për të bërë të njëjtën gjë. Quid pro quo. Kokë për kokë!
Eshtë për të ardhur keq që altruizmi i Shqipërisë, keqlexohet dhe keqkuptohet. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) sapo publikoi një raport tronditës: Shqipëria dhe Moldavia janë vendet më të prirura për emigrim në Evropë. Me 40% të fuqisë punëtore të Shqipërisë që tani punon në vende të tjera, shumëkush mund të mendojë se vendi është në prag të kolapsit. Por ky pesimizëm nuk e kap thelbin. Rasti klasik i gjësë që ti sheh, por ajo nuk është ashtu si ti e sheh. Shqipëria nuk po vuan; ajo po vetësakrifikohet për të mirën e kontinentit dhe globit.
Le të imagjinojmë, për një moment, një botë pa bujarinë e Shqipërisë. Pubet e Mbretërisë së Bashkuar do të ishin bosh, të moshuarit në Gjermani do të mbeteshin pa kujdes dhe kantieret e ndërtimit të Milanos do të qëndronin të shkreta. Të rinjtë e Azisë Juglindore do të mbeteshin në vendet e tyre, duke ëndërruar për një jetë më të mirë që vetëm Shqipëria mund ta ofronte. Kampet e emigrantëve të Shëngjinit do të qëndronin shkretë. Ja pra si do të ishte BE dhe Bota nëse një komb si Shqipëria do të tërhiqej nga përgjegjësitë globale.
Udhëheqësi i Shqipërisë, natyrisht, e di mirë çfarë do të thotë përgjegjësi globale. Ai e kupton se për të shpëtuar Evropën, për të shpëtuar botën, duhet të bëjmë sakrifica. Dhe kështu, me vendosmëri, ne vijojmë të zbrazin spitalet, shkollat, shtëpitë, fshatrat, qytetet duke dërguar qindra mijëra shqiptarë për të luftuar krizën ekonomike dhe rënien demografike të BE-së. Ne në anën tjetër ftojmë të papunët e Azisë, duke u ofruar atyre mundësi që më parë as në ëndërr nuk i shihnin.
Në këtë mision fisnik, Shqipëria është bërë shtylla kryesore e stabilitetit global, në një kohë që bota dhe veçanërisht fuqitë e mëdha e kanë humbur fillin duke u marrë me luftën në Ukrainë dhe Gaza.
Kështu që, herën tjetër kur të lexoni artikuj si ai bazuar mbi informacionet e IOM, për emigracionin e lartë të Shqipërisë apo statistika të INSTAT për tkurrjen e popullisë mos bëni gabim të përmendi ose mendoni fjalën krizë. Nuk është krizë është kontribut. Dhe pak rëndësi ka nëse na e njeh bota këtë kontribut.
E rëndësishme është që dje sakrifikonim për revolucionin proletar boteror, sot për fitoret e kapitalizmit rajonal, kontinental e global!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38