Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si do t’i duket botës, SHBA-ja e presidentit Joe Biden?
nga Timothy Garton Ash
Çfarë është më e mira, që mund të shpresojë bota nga Shtetet e Bashkuara, nën presidentin e ri Xho Bajden? Përgjigja ime:që SHBA do të jetë një nga vendet udhëheqëse në një rrjet post-hegjemonik të demokracive.
Por jo udhëheqësja kryesore, dhe në kontrast të plotë me fillimin e këtij shekulli, kur “hiperfuqia” e SHBA-së dukej se po e dominonte botën si një kolos. Rënia e ndikimit ka dy shkaqe: rënien e SHBA-së, dhe ngritjen e të tjerëve.
Edhe nëse Bajden do të kishte korrur një fitore të madhe, dhe demokratët do të kontrollonin edhe Senatin, fuqia e Shteteve të Bashkuara në botë do të zvogëlohej shumë. Presidenti Donald Trump i ka bërë dëm të pa rrëfyer të reputacionit të saj ndërkombëtar.
Rekordi i tij katastrofik në menaxhimin e pandemisë së Covid-19, konfirmoi ndjenjën e të përhapur të një shoqërie me probleme të thella strukturore, nga kujdesi shëndetësor, raportet racore, infrastruktura, deri tek hiper-polarizimi i nxitur nga media, dhe një sistem politik jofunksional.
Në një sondazh të kohëve të fundit, më shumë se gjysma e atyre që u pyetën në të gjithë Bashkimin Evropian, thanë se demokracia në SHBA ishte “joefektive”. Dhe kjo para se Trump ta denonconte si të “manipuluar” procesin e numërimit të votave.
Kur SHBA0ja u jep vendeve të tjera leksione mbi demokracinë këto ditë, përgjigjja më e ndershme është:”Doktor, shëro më parë veten!” Edhe krahasuar me periudhën e zymtë të Vietnamit dhe skandalit të Uotergejtit, kjo e sotmja duhet të jetë pika më e ulët e gjitha kohërave për fuqinë e butë amerikane.
Evropa ka shumë probleme të vetat, por krahasuar me regresin për rekord të SHBA-së gjatë 20 viteve të fundit, historia jonë evropiane na duket si një progres triumfal. E njëjta gjë mund të thuhet për Australinë, Zelandën e Re ose Kanadanë. Akoma më dramatike ka qenë ngritja e Kinës, e lehtësuar nga vitet e shpërqendrimit strategjik të SHBA-së.
Edhe duke supozuar se të gjitha sfidat ligjore për zgjedhjen e tij do të jenë trajtuar, kur presidenti i 46-të të marrë detyrën janarin e vitit të ardhshëm, Xho Bajden do të përballet me një vend të shumë të përçarë, me një qeveri të fragmentuar, dhe gati me siguri me një Parti Demokratike larg nga të qenit e bashkuar.
Por për fatin e mirë të ne të tjerëve, fusha në të cilën ai do të ketë më shumë hapësirë manovrimi është politika e jashtme. Bajden ka përvojë të madhe personale në politikën e jashtme, si ish-zëvendëspresident, dhe para kësaj si Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme në Senatin Amerikan.
Ai ka edhe një ekip me përvojë në politikën e jashtme. Anëtarët e këtij ekipi, identifikojnë si sfidat e tyre më të mëdha 3 “C” strategjike: Covid (përfshirë pasojat e tij ekonomike globale), ndryshimi i klimës dhe Kina. Kjo është një agjendë, në të cilën aleatët e SHBA-së në Evropë dhe Azi, mund të angazhohen me shumë gëzim.
Ribashkimi i Shteteve të Bashkuara me Marrëveshjen e Parisit, që ajo e braktisi zyrtarisht të mërkurën, do të jetë një hap i parë i rëndësishëm. NATO mbetet thelbësore për sigurinë e Evropës përballë një Rusie agresive, por çelësi për të fituar sërish mbështetjen e evropianëve të zhgënjyer, do të jetë ofrimi i një cilësie të re të partneritetit SHBA-BE.
Vizita e tij e parë presidenciale në kontinentin e vjetër, duhet të përfshijë institucionet e BE-së në Bruksel, dhe ndoshta një fjalim në Parlamentin Evropian. Në këtë partneritet të barabartë, SHBA nuk do të ulet gjithnjë në krye të tryezës. Kjo është ajo që unë nënkuptoj me termin “post-hegjemonike”.
Evropianët duhet të bëjnë më shumë për sigurinë e tyre, por Bajden nuk do të tregohej i zgjuar, po të këmbëngulte tek tema e vjetër “Shpenzojeni 2 për qind të PBB-së tuaj në mbrojtje”. Eksperti gjerman Volfgang Ishinger, ka sugjeruar një mënyrë të mirë për të riformuluar çështjen:mendojeni më shumë si 3 për qind në 3D – domethënë në mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim.
Një BE e vetëquajtur “gjeopolitike”, duhet të marrë një barrë më të madhe në lagjen e saj më të gjerë, pra në jug, përtej Mesdheut në Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe në lindje, në marrëdhëniet me Bjellorusinë, Ukrainën, dhe me një Rusi agresive por edhe në thelb më të dobët nën Vladimir Putinin.
Nëse administrata Bajden do të jetë e zgjuar, ajo mund të krijojë një rrjet demokracish, në vend të një aleancë fikse, apo një bashkësie demokracish. Edhe një “samit i demokracive”, e premtuar prej tij në fushatë, do të ngrinte pikëpyetje të ndërlikuara se kush përfshihet dhe kush jo.
Por duke e menduar si një rrjet, ai mund të jetë fleksibël, duke ndryshuar koalicionet sipas çështjeve. Për çdo çështje, si SHBA-ja ashtu edhe Evropa, duhet t’ia fillojnë duke identifikuar demokracitë përkatëse. Por sigurisht ato nuk mund të ndalen këtu.
Ato duhet të bashkëpunojnë me regjime jo liberale dhe anti-demokratike, përfshirë Kinën. Kina është sfida më e madhe gjeopolitike e kohës sonë. Është një nga “3 C”, por gjithashtu ajo është thelbësore për adresimin e 2 C-ve të tjera:ndryshimi i klimës dhe Covid-19.
Ajo është një rivale, ideologjikisht dhe strategjikisht më e frikshme, sesa Bashkimi Sovjetik të paktën nga vitet 1970 e tutje. Por ndërkohë, është thelbësor bashkëpunimi me të në fusha më të mëdha. Në zbatimin e një strategjie të dyfishtë të konkurrencës dhe bashkëpunimit, SHBA-ja ka pikat e forta unike.
Ajo është e vetmja fuqi ushtarake, që mund ta pengojë Kinën e Xi Jinping të pushtojë Tajvanin. SHBA-ja e udhëheq ende botën në fushën e teknologjisë. Ndërkohë Evropa nuk është askund në krahasim me Kinën dhe SHBA, në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Por duke pasur parasysh shqetësimet e saj të brendshme, SHBA-ja nuk mund të përballet vetë me një Kinë, që është tashmë një superfuqi shumëdimensionale.
Ajo ka nevojë për atë rrjet partnerësh në Evropë dhe Azi, po aq sa edhe këto të fundit kanë nevojë për Uashingtonin. Ndaj demokracitë e botës, duhet të jenë gati ta kapin dorën e zgjatur të një njeriu të mirë në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht ndryshimit që mund të vijë. / “The Guardian” – Bota.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38