Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekrem Spahiu*
Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashkëjetesë me politiken dhe korrupsionin, vijojnë të përbëjnë ankthin kryesor të shoqërisë shqiptare. Shkaku është i njohur: krimi, jo vetëm që nuk ka frikë nga shteti, por qëndron më lart se shteti në kapacitete dhe në inisiativë. Madje, e komandon shtetin.
Nuk ka mëdyshje se, kur fuqia e shtetit funksionon me institucione dhe kur vullneti politik iu nënshtrohet institucioneve, qytetarët ndjehen më të sigurt për jetën e tyre por edhe për qetësinë publike në përgjithësi.
Kur potencialet e krimit janë më të mëdha, janë institucionet ato që bëjnë diferencën, është fuqia e tyre, ndër to, fuqia e institucioneve të sigurisë. Shtetet e kërcënuara nga krimi, iu drejtohen pikërisht këtyre institucioneve, midis tyre xhandarmërisë. Është kjo arsyeja që, një numëri konsiderueshëm shtetesh të botës, ndër to shtete të mëdha si Franca dhe Turqia, aplikojnë sistemin e xhandarmërisë si forcë policore publike.
Gjatë tre dekadave të fundit, dy zhvillime të mëdha që kanë ndodhur pikërisht në vendet europiane, duket se tregojnë për një rritje në numër dhe në rëndësi të forcave të tipit xhandarmëri: së pari, xhndarmëria është zgjeruar më shumë se sa forcat e tjera të sigurisë dhe, së dyti, xhandarmëria po luan gjithnjë e më shumë rol të spikatur në adresimin e shumë sfidave të sigurisë të pas Luftës së Ftohtë. Kontrolli i kufijve, lufta kundër terrorizmit dhe kriminalitetit, mbajtja nën kontroll e rrebelimeve të frymëzuara nga motive etnike, fetare apo politike, angazhimi në operacione paqeruajtëse, etj., i bën forcat e xhandarmërisë të kenë rol unik në këto misione.
Në krahasim me forcat e tjera të policisë, xhandarmëria mund të ofrojnë një forcë më të mirëpajisur ushtarakisht, deri edhe grupe të blinduara, çka i bën ato më të afta për t'u përballur me grupet e armatosura dhe me të gjitha llojet e dhunës. Xhandarët luajnë një rol të rëndësishëm në rivendosjen e rendit dhe ligjit në zonat e konfliktit, zonat e largëta rurale, etj., detyra të cilat u përshtaten qëllimit, trajnimit dhe aftësive të tyre.
Rritja dhe zgjerimi i njësive të xhandarmërisë në mbarë botën lidhet edhe me problemin gjithnjë e më të ndjeshëm të përdorimit apo mospërdorimit të njësive të mirëfillta ushtarake në përballimin e kërcënimeve të brendshme. Sikurse është e njohur, përdorimi i forcës ushtarake në funksion të sigurisë së brendëshme, zakonisht ka degjeneruar misionin e tyre, çka rezulton në pasoja të pafalshme, sidomos për shtetet demokratike.
Pas konstituimit në Shqipëri të Mbretërisë më 1928, Xhandarmëria, e cila më parë përbëhej nga një numër simbolik, u shndërrua në një nga armët kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit. Në vitin 1928 numri i përgjithshëm i saj arrinte në rreth 3600 xhandarë dhe oficerë komandues, duke përmbledhur dhe policinë qytetëse, siç quhej në atë kohë policia bashkiake.
Në vitin 1928, Xhandarmëria Shqiptare u organizua në nivel qarqesh, rrethesh e postë komandash, në përshtatje me shtrirjen gjeografike të popullsisë së vendit. Pak vite më vonë, në ndihmë të Xhandarmërisë, Mbreti Zog angazhoi një grup këshilltarësh anglezë, me në krye një gjeneral britanik, çka shërbeu jo vetëm për rritjen e profesionalitetit, por sidomos për ta shkëputur atë nga ndikimi italian.
Kufijtë e paprekshëm të shtetit shqiptar dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë, të cilat ishin bërë proverbiale në ato vite që mbahen mend edhe sot si koha e artë e sigurisë publike, e rendisin armën e Xhandarmërisë Shqiptare përkrah armëve dhe shërbimeve kryesore të ushtrisë sonë kombëtare. Një nga gazetat e asaj kohe shkruante: “Viset, edhe ma të largëta të atdheut, u pasunuen me një tok godinash, në të cilat ushtaraku e shplodhte trupin dhe nga të cilat nisej kur e lypte detyra për të rikthyer paqen dhe rregullin, atje ku ato ishin të cënue. Udhëtari që dikur u trembej maleve tona, kalon sot lirisht dhe i sigurt dhe në kepat ma të braktisura, mbasi pothuaj nuk ka kënd në Shqipninë tonë, që të mos gjendet një vatër gjindarësh”.
Xhandarmëria Shqiptare, e edukuar me besnikërinë e pafundme ndaj Kombit, edhe pse përbënte rreth 20% të forcës së përgjithëshme të armatosur të vendit, në çastin kritik të pushtimit të vendit nga Italia fashiste luajti rol kryesor në mbrojtjen e qyteteve-port, kryesisht të Durrësit, ku ishin përqendruar forcat dhe mjetet kryesore pushtuese italiane. Mbrojtja shqiptare kundër forcave të pushtimit, praktikisht komandohej nga majori i xhandarmërisë Abaz Kupi.
Xhandarmëria e asaj kohe aplikonte forma të hapura informacioni. Në të kundërt, regjimi diktatorial i kohës komuniste e suprimoi Xhandarmërinë, duke e zëvendësuar me forcat e sigurimit dhe duke aplikuar forma të fshehta spiunazhi e shtypjeje psikologjike.
Është e pafalshme që sot, në një sistem politik që parakupton sigurinë e plotë ekonomike e publike, të kemi gjëndje më të pasigurt. Në këto kushte, alternativa e ringritjes së xhandarmërisë, me statusin e një force elitare sigurie, përbën zgjidhjen e duhur për rivendosjen e sigurisë publike e në veçanti të jetës së qytetarit, në çdo cep të jetës së vendit.
*Bashkëkryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38