
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
Skema e trefishtë elektorale: Fasadë, mobilizim social dhe blerje pushteti
Nga Romeo Gurakuqi
Një skemë shumë e hershme e mirënjohur në histori, por që në vendin më të prapambetur të Europës ka filluar të aplikohet masivisht, së paku nga viti 2013.
Ajo filloi të zërë rrënjë në këtë vend, atëherë kur u kuptua dhe u provua se barbaria, idiotësia, injoranca nuk janë më pengesë për të përparuar në politikë, se dhuna dhe frika mund të nënshtrojnë pa dallim këdo, se paraja në një vend kaq të vonuar në qytetërim, mund të blejë pa dallim në tanësi në piramide, nga maja në bazë.
Skema elektorale ngjan të jetë e trefishtë: fushatë moderne fasadë; mobilizim social i te nenshtruarve e te llogorizuarve; blerje dhe ruajtje pushteti, me të rrezikshmit e lindur nga shoqëria periferike e një kohe.
Ajo bazohet në përdorimin e njerëzve të rrezikshëm për të marrë dhe ruajtur pushtet. Dhe njerëzit e rrezikshëm gjithmonë tërheqin ithtarë, përkulin karaktere, blejnë administrata, qorrojnë e shurdhojnë policinë, ç'orientojnë e riprogramojnë median, heshtin, frikësojnë e blejnë opozitat, asfiksojnë elitat duke i kërcënuar me prerje të plotë të burimeve të jetës.
Ndërkohë, pushteti llogorizon lehtësisht shoqërinë dhe administratën, që brohoret, bartet me komandë nga njëri miting në tjetrin, duke shtypur në një mënyrë dinake lirinë dhe demokracinë.
Edhe kësaj radhe, gjithshka ishte e organizuar me shumë mençuri, kohë para eventit, mbërritjes së vëzhguesve, zgjimit të medias dhe shëtitjeve të misioneve, duke përfshirë në këtë operacion të sofistikuar dhe të pakapshëm nga askush, një duzinë ndërmjetësish, ose interpretuesish të vullnetit madhor, që e dinë kush ishte blerësi i madh, territori i targetuar nga ai, të nominuarit për t'u përthithur në entuziazmin e fushatës së programuar, festen e fitores, etj.
Aq e madhe është shuma e paguar sekserëve dhe aq të shqetësuar janë ato për të mos inatosur paguesin e tyre të padukshëm, sa për pjesen më të madhe të njerëzve të zakonshëm, median e telekomanduar, etj., nuk kishte asnjë votë në shitje dhe asnjë fjalë që të zbulonte se kush ishte ai blerës dhe intendentët e tij.
Thuhet se, duke qenë se zakonisht askush nuk i beson askujt në këtë lojë, paratë depozitohen më pas nga një tjetër kategori ndërmjetësisht, të njohur si sekuestrues, të cilët i mbajnë paratë në dispozicion për kontroll.
Në fund, kur zgjedhjet përfundojnë dhe vjen koha për të larë hesapet, një specie e tretë delinkuentësh, të ashtuquajturit ndarës, shpërndajnë paratë. "Kjo mënyrë e bën jashtëzakonisht të vështirë pikasjen, ndjekjen penale, sepse edhe nëse dikush kapet me presh në duar duke paguar rryshfetin, ai ne të vertetë nuk ia ka as idenë se kush e ka nisur zinxhirin e korrupsionit elektoral".
Fitimtarët, ndërmjetësit, senkserët, oligarkët dhe parlamentarët pavarësisht vendeve, mbetën të njejtët në këtë vend. Ato kanë bërë dhe do vazhdojnë të bëjnë "pirgjet e tyre të pasurisë për vetën", por edhe për riciklimin e skemës përjetësuese, ndërkohë që shteti është i falimentuar, nga vetë ata, Republika sulmohet dhe akaparohet, ndërsa për mbrojtjen e saj nuk mbetet askush.
Një komplot është organizuar nga oligarkia dhe politikanët e rangjeve të larta "për t’i vënë zjarrin qytetit të tyre të lindjes", atdheut të tyre të "dashur", por të dërmuar nga ata vetë.
Dhe "Prokuroria ende ngurron dhe është e paaftë për të marrë vendimin se si duhen trajtuar Armiqtë Publike të kapur me presh në duar brenda mureve të shtetit tonë".
Të fundit


Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39