Flash News

OPINEWS

Sondazh: Rama, Kurti apo Berisha?

Sondazh: Rama, Kurti apo Berisha?

Nga Eduard Zaloshnja

Tre politikanët më të përmendur javët e fundit në mediat e trevave shqiptare kanë qenë Edi Rama, Albin Kurti dhe Sali Berisha. Ndërkohë, ata kanë qenë edhe më të kuotuarit në sondazhet e opinionit publik në trevat respektive gjatë këtij viti. Por cili është më i preferuari ndër ta aktualisht në opinionin publik të të dy shteteve shqiptare (Shqipëri e Kosovë) të marra së bashku?

Për t’i dhënë një përgjigje të përafërt kësaj pyetje, zhvillova një sondazh elektronik, duke e dërguar linkun e pyetësorit me SMS drejt numrave celularë krejt të rastësishëm të Shqiperisë dhe Kosovës. Plot 2155 banorë të rritur të këtyre dy shteteve e plotësuan pyetësorin e sondazhit.

Për të bërë ektrapolimin e përafërt të numrit të banorëve të rritur të të dyja shteteve, që preferojnë njërin apo tjetrin ndër tre politikanët më të kuotuar shqiptarë, shfrytëzova të dhënat publike të popullsise sipas grupmoshave të Shqipërisë dhe Kosovës. Problem kryesor me sondazhet elektronike me SMS është penetrimi relativisht i ulët i telefonisë celulare në zonat rurale dhe tek moshat e vjetra. Për këtë arsye, kreva ripeshimin statistikor të kampionit, në menyrë që ai ta përfaqesonte sa më mirë gjeografikisht dhe demografikisht popullsinë e rritur të të dyja shteteve.

Sondazh: Rama, Kurti apo Berisha?

Të fundit