
Flash News
Përfshihet nga flakët një banesë në Kolonjë
CNN: Trump mund të mbyllë rreth 30 ambasada dhe konsullata të huaja, prek edhe Ballkanin
Trump vendos më shumë tarifa për çipat kompjuterikë dhe produktet farmaceutike
E rëndë në Fier, 53-vjeçarja gjendet e pajetë në garazh
Dosja “Toyota”, SPAK kërkon 4 vite burg për Aurel Zarkën
SPAK si kryeredaktor: Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj
Nga Flamur Vezaj
Përfaqësuesit e kryeprokurorit Altin Dumani në Gjykatën Kushtetuese, prokurori Bledar Maksutaj, bashkë me kolegun e tij Ols Dado, u paraqitën si dy kalorës të rendit kushtetues, ose më saktë, si “avokatët e moralit të ri të medias”. Në qendër të sulmit të tyre nuk ishte ndonjë grup kriminal, por një gazetar: Elton Qyno. Dhe arma që përdorën? Epo, një arsenal të tërë: izolim për orë të tëra në zyrat e SPAK, kontroll në banesë, në makinë, në vendin e punës, madje edhe lodrat e fëmijëve u konsideruan potencialisht “me ndikim kriminal”. Sepse, siç e dimë tashmë, çdo gazetar që shkruan pa leje, mund të fshijë prova me ndihmën e një makine lodër të fëmijëve…
Por spektakli kulminant nisi në sallën e Gjykatës Kushtetuese, disa ditë më parë, ku dy prokurorët u kthyen në mësues të gazetarisë dhe shpikën një rregull të ri loje: para se të shkruash një lajm, duhet të marrësh leje nga SPAK. Po, po. Gazetarët, sipas tyre, duhet të rreshtohen si nxënës para bordit editorial të Prokurorisë së Posaçme dhe të kërkojnë miratim për çdo fjali.
Kur gjyqtarja, me një kuriozitet që s’guxon të shfaqet shpesh në këtë sistem, pyeti:
– “A ekziston ndonjë dispozitë ligjore që kërkon një gjë të tillë?”
Prokurori, me një siguri që të bën të dyshosh për natyrën e arsimit juridik në vend, u përgjigj:
– “Jo, znj. Kryetare. Por kemi të bëjmë me një detyrim etik…”
Ah, etikë! Fjalë magjike që përdoret sa herë ligji mbaron e imagjinata fillon. Me këtë justifikim, mund të sekuestroni gjithçka, përfshirë laptopët, celularët, e ndoshta herën tjetër edhe kujtesën RAM të gazetarit. Sepse “në emër të etikës” gjithçka është e lejueshme sipas SPAK-ut!
Ironia nuk ndalet këtu: në një moment “Oscar-worthy”, prokurori shpjegoi që gazetari, duke qenë “i vjetër dhe me eksperiencë”, duhet ta kishte nuhatur vetë që ishte subjekt hetimi. Domethënë, në Shqipëri nuk të njofton askush për hetim, duhet të kesh një antenë të brendshme, një aplikacion në shpirt që të të bëjë ping kur je nën vëzhgim.
Një tjetër perlë: prokurori pranoi me qetësi se nuk ka asnjë kompetencë për të ndërmarrë masa ndaj “shkeljeve etike”, sepse ligjërisht s’kanë të drejtë – por kjo nuk i ndaloi të sekuestronin, izolonin, dhe ushtronin presion sikur të kishin në duar një armik të shtetit. Po, prokuroria nuk ka kompetenca për etikën – por mesa duket, kur bëhet fjalë për gazetarët, mjafton një dyshim dhe fillon parada.
Kështu që, përmbledhtazi: nëse je gazetar dhe ke informacion, nuk ke të drejtë ta publikosh pa u lutur më parë në zyrën e ndonjë “eksperti” në prokurori. Nëse e publikon, do të përfundosh në ndonjë skenar alla “SPAK Studios”, me hetim, sekuestrim dhe ndonjëherë edhe analizë të lodrave të fëmijëve për ndonjë USB të fshehur brenda.
Në këtë betejë për fjalën e lirë, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një arenë ku nuk vendoset vetëm fati i Elton Qynos, por i çdo gazetari që guxon të ketë një laptop, një mikrofon dhe një pyetje të pakonfirmuar nga “etikologët” e drejtësisë.
Nesër është dita vendimtare: fjala e fundit në këtë proces do të jetë ose një deklaratë në mbrojtje të medias së lirë, ose një vulosje zyrtare që SPAK jo vetëm të ndjekë penalisht, por edhe të redaktojë, miratojë, dhe ndoshta nesër të botojë editorialin e radhës në vend të redaksive.
Kolegë, mos mungoni! Sepse herën tjetër, nëse kjo kalon, lajmi juaj do të nisë me: “Titulli në pritje të miratimit të prokurorit. Shkrimi do të vijojë sapo të japë dritën jeshile etikën e SPAK.”
Të fundit






Pas shuplakës ndaj Gjestit, Jozi "zhduket"
15 Prill 2025, 20:45
Berisha: Rama nuk do guxojë të marrë ujin e fshatrave të Lumit të Vlorës
15 Prill 2025, 20:31
Irakli Davella, viktimë e mafies greke? Grupi operonte mes Sarandës dhe Korfuzit
15 Prill 2025, 20:27

Përfshihet nga flakët një banesë në Kolonjë
15 Prill 2025, 20:06



Thirrja "Rama ik" i ndërpret fjalën kryeministrit në Kamëz
15 Prill 2025, 19:20

Burimi: Vendimi për përshpejtimin e negociatave e bëri Ramën më agresiv
15 Prill 2025, 19:01
Berisha pritet me entuziazëm dhe flamuj blu në Fier
15 Prill 2025, 18:54

Diaspora përfshihet në zgjedhje, Celibashi njofton votën e parë nga jashtë
15 Prill 2025, 18:19




Trump vendos më shumë tarifa për çipat kompjuterikë dhe produktet farmaceutike
15 Prill 2025, 17:09
Georgina shkakton aludime për fejesë me Ronaldon/ A po vjen më në fund dasma?
15 Prill 2025, 16:56

Studiuesit paralajmërojnë: Bolonja po fundoset nga aktiviteti njerëzor dhe klima
15 Prill 2025, 16:26
Revoltohen emigrantët në Gjadër, lëndohen me mjete të mprehta 3 prej tyre
15 Prill 2025, 16:20


A është realist premtimi i Edi Ramës për anëtarësim në BE në 2030?
15 Prill 2025, 15:50

Vijon zvarritja e procesit, shtyhet seanca paraprake për dosjen “Partizani”
15 Prill 2025, 15:19
ZDF: Shqipëria e Ramës autokraci, korrupsion dhe trafik ndërkombëtar
15 Prill 2025, 15:11
FIFA gjobit FSHF-në, 'kyçet' një pjesë e 'Air Albania'
15 Prill 2025, 15:03
Universiteti refuzoi kërkesat/ Trump ngrin 2 miliardë dollarë fondet e Harvardit
15 Prill 2025, 14:53
E rëndë në Fier, 53-vjeçarja gjendet e pajetë në garazh
15 Prill 2025, 14:37
Rama: Inteligjenca Artificiale do zëvendësojë Parlamentin
15 Prill 2025, 14:28






Dosja “Toyota”, SPAK kërkon 4 vite burg për Aurel Zarkën
15 Prill 2025, 13:11

SPAK shtyn hetimet për Jurgis Çyrbjan
15 Prill 2025, 12:54
Tre momentet që çmontojnë fushatën e Ramës për 'pasaportën europiane'
15 Prill 2025, 12:41
Albin Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit para betimit si deputet
15 Prill 2025, 12:25
“Plumbi i Artë”/ Nuredin Dumani tregon detaje për vrasjen e Ervis Dedës
15 Prill 2025, 12:18

Po shkonin në Angli, kapen 20 emigrantë shqiptarë, mes tyre dhe një grua
15 Prill 2025, 11:51


Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Tiranë, një i plagosur
15 Prill 2025, 11:20

Humb jetën edhe 14 vjeçari në Shkodër, u aksidentua bashkë me 16-vjeçarin me motor
15 Prill 2025, 10:58
Bylykbashi: Durrësi foli qartë - është gati për Shqipërinë Madhështore
15 Prill 2025, 10:41
I akuzuar drejtimin e një grupi kriminal, SPAK dërgon për gjykim Mark Gilaj
15 Prill 2025, 10:32
Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për sekuestrimin e celularit
15 Prill 2025, 10:28

U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes: Fshihesha në xhami
15 Prill 2025, 10:09

'Uria' italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese
15 Prill 2025, 09:51
Universiteti i La Sapienzës i vë emrin Ilaria Sula një hapësirë të re studentore
15 Prill 2025, 09:38

Beteja për Kukësin, a do të ketë këtë herë përmbysje?
15 Prill 2025, 09:19

Shëndetësia, një luks për shqiptarët, 24% nuk përballojnë dot as mjekimin bazë
15 Prill 2025, 08:54
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
15 Prill 2025, 08:43
Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision
15 Prill 2025, 08:30
Bizneset po penalizohen, kërkojnë ndryshime për kategorizimin e taksave vendore
15 Prill 2025, 08:18
Parashikimi i motit për ditën e sotme
15 Prill 2025, 08:09
Britania sërish mbështetje financiare për Ukrainën
15 Prill 2025, 07:30
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
15 Prill 2025, 07:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Prill 2025, 07:01
LaCivita: Çfarë do t'i thoja Edi Ramës po të përballesha me të
14 Prill 2025, 23:01
“Non grata” për Berishën, Chris LaCivita: Gabim i administratës Biden
14 Prill 2025, 22:54


Shkullaku: Rama mashtrues si Rrapushi, mitingu i PS një cirk pa thelb
14 Prill 2025, 22:12



BKH kontrolle sërish në shtëpinë e Erion Veliajt
14 Prill 2025, 20:52
Berisha publikon skandalin: Shqiptarët bëjnë analiza mjekësore vetëm 20 ditë!
14 Prill 2025, 20:43

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 16-vjeçari, plagoset një tjetër i mitur
14 Prill 2025, 20:14

Hekurudha Tiranë- Durrës, nga Enver Hoxha te Edi Rama
14 Prill 2025, 19:40

Kremlini akuzon Gjermaninë për 'përshkallëzim' të mundshëm të luftës në Ukrainë
14 Prill 2025, 18:53


Aksident në aksin Lezhë–Laç, përplasen dy automjete mbi urën e lumit Mat
14 Prill 2025, 17:52

Shqiptarja humb jetën në vendin e punës në Greqi, arrestohet pronari i hotelit
14 Prill 2025, 17:23
Arrestohet një shtetas shqiptar me mbi 27 kg drogë dhe 37 mijë euro cash në Itali
14 Prill 2025, 16:52
