Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Strasburgu i dha të drejtë/ Thoma Gëllçi u godit se Rama e donte RTSH-në 'pa kokë'

Nga avokat Dorian Matlija
Përtej një përgjigjeje Kryeministrit për Thoma Gëllçin, avokaturën sovrane të shtetit dhe ca gjëra të tjera që thuhen në kësi rastesh…
Dëgjova sot ligjërimin publik të Kryeministrit, i cili kishte marrë në konsideratë një mesazh publik që postova në faqen time në Facebook. Konkretisht, ai nuk ishte dakord që Avokatura e Shtetit të kishte mbajtur qendrim pro Thoma Gëllçit në Strasburg, sepse fundja, sipas mendimit të tij, Avokatura e Shtetit, si organ sovran që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, ka detyrë të mbrojë shtetin dhe se nuk ka çfarë ndikimi të ketë nga qeveria. Mua më ngjau që me këtë rast bëri një devijim nga përgjegjësitë politike të qeverisë në raport me shkeljen e të drejtave të njeriut që raportohen në Strasburg. Në fakt, Kryeministri gabohet, por nuk do ndalem vetëm këtu. Historia ka një përmbajtje dhe një kontekst.
Si fillim, Avokatura e Shtetit varet nga Kryeministri. Po të ishte ndryshe do varej nga Kuvendi. Avokatura e Shtetit në gjyqet në Strasburg quhet “agjenti qeveritar“ dhe shteti mbrohet nga pushteti ekzekutiv. Nuk mbrohet as nga Kuvendi dhe as nga ndonjë xhep i pushtetit gjyqësor. Qeveria mund të ndodhë që të mos jetë dakord me gjykatat vendase dhe mund të jetë dakord me ankuesin që ka paditur Shqipërinë në Strasburg. Madje, në çdo gjyq atje në Strasburg, Gjykata fton palët që të zgjidhin çështjen me pajtim. Dhe herë pas here ndodh që të arrihet pajtimi. Madje, është pjesë e mekanizmit “kontrollo e balanco” që është i domosdoshëm. Pra, gjykatat e vendit mund t’ja fusin kot, të shkelin të drejtat e individëve, dhe kur Gjykata e Strasburgut pyet “agjentin qeveritar” (Avokaturën e Shtetit në rastin tonë), kjo e fundit mund të dalë kundër gjykatave vendase dhe pro individit ankues. Në këto raste, Avokatura e Shtetit bën një marrëveshje, ose deklaratë të njëanshme ku pranon shkeljet e bëra, si dhe ofron zgjidhje për problemin, duke shtuar edhe një shpërblim dëmi që e merr përsipër vullnetarisht.
Në praktikë, në të paktën tre raste ku unë kam qenë i përfshirë, Avokatura e Shtetit, gjatë kohës së kësaj qeverie, ka ofruar zgjidhje me pajtim. Në rastin Veizi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, në rastin Myrtaj dhe të tjerët kundër Shqipërisë, si dhe në rastin Matlija kundër Shqipërisë. Dy të parat kanë lidhje me të drejtat e shkelura të familjarëve të të vrarëve të 21 janarit, dhe e treta ka lidhje me shkeljen e të drejtës për informim që më është bërë mua personalisht nga Kryeministria për një dosje që nuk ma jepnin. Mbase ka edhe të tjera si këto raste.
Pse ndodhi që Avokatura e Shtetit në rastet e 21 janarit ra dakord me ankuesit dhe doli hapur kundra gjykatave vendase? Sepse u bind që gjykatat shqiptare kishin shkelur standardet. Ankuesve iu mor përsipër riçelja e hetimeve, si dhe një shpërblim dëmi për andrallat që kishin kaluar për ta çuar çështjen deri në Strasburg. A është e drejtë kjo mënyrë veprimi? Po, është e drejtë dhe e bazuar në Konventë dhe rregulloren e Gjykatës së Strasburgut. Po pse nuk e bënë të njëjtën gjë edhe për Gëllçin? Aty kishte shkelje të hapura të standardeve nga gjykatat shqiptare. Madje Strasburgu i bëri të qarta që nga mënyra se si i shtroi pyetjet për qeverinë. Por Avokaturës së Shtëtit nuk iu duk me interes për të rënë dakord me Gëllçin dhe madje e luftoi përmes një morie shkresash e kundërshtimesh, duke bërë të bardhën të zezë e të zezën jeshile, a thua se erdhi dita e qametit që Gëllçi i rrezikshëm mund të transformohej befas në viktimë dhe SPAK në persekutor.
Për ta futur lexuesin pak në kontekst, për habi, Avokatura e Shtetit ishte aty kundër Gëllçit edhe kur ai kërkonte në gjykatën e Tiranës që të hapej gara për Drejtor të RTSH. Për çudi e them sepse RTSH mbrohet zakonisht nga juristët e vet, përveç rastit Gëllçi ku juristëve të RTSH-së iu hoq demonstrativisht autorizimi në mënyrë të paprecedentë për ta kaluar direkt mbrojtjen te Avokatura e Shtetit, e cila as sot nuk arrij dot ta kuptoj pse kundërshtonte hapjen e asaj dreq gare. Asaj gare që si përfundim u hap me urdhër gjykate, por vetëm pak ditë pas arrestimit të Gëllçit që nuk mund të rikandidonte dot nga biruca ku e futën.
Ajo avokatura sovrane, qëlloi dy herë kundër Gëllçit, një herë në Tiranë kundër të drejtës së tij për të garuar për drejtor dhe një herë në Strasburg kundër arrestimit pa baza dhe shkeljes së prezumimit të pafajësisë. Ajo avokatura sovrane jo vetëm që nuk duhet parë si sondë jashtëtokësore nga Kryeministri, por duhet, dhe siç e thashë më lart ka ndodhur herë të tjera, të orientohet nga politikat e qeverisë. Aq më tepër kur ajo reklamon që synon BE-në. Aty ku ka shkelje të ligjeve, konventave e standardeve ta pranojë shkeljen dhe të kërkojë marrje masash, e jo të luftojë kot kundër gjithë logjikës së Strasburgut, apo ligjeve tona vendase, kur në fund prapë dihet që do humbasë, por do humbasin edhe ca vite nga jeta jonë. Qeveria dhe Kryeministri i kanë të gjitha mundësitë që të rregullojnë standardet jo andej nga fundi kur vijnë dhimbjet e ardhjes së ndonjë veze, por që kur jepen shenjat e para që ka diçka që nuk shkon. Gëllçi e dha sinjalin që në vitin 2021. Jo një sinjal, por dy.
Ai e dha sinjalin në një kohë kur i vetmi rrezik real që përfaqësonte Gëllçi ishte që kishte shndërruar RTSH në një përbindësh që kishte thithur befas shikueshmërinë, kishte shtuar një mori kanalesh të reja, i kishte përpirë konkurencës edhe Champions League, Formula 1, etj., kishte investuar në teknologji të reja në studio, në antena, në programe kompjuterikë e aplikacione telefoni, kishte bërë reformë administrative si dhe transmetonte edhe ca investigime të hidhura.
Dikush, ose disa, mbase e donin RTSH-në pa kokë dhe pa Thoma, dhe për ironi e akuzuan pikërisht për arritjet, për hapjen e një kanali të ri, për tenderimin e një teknologjie të re, për blerjen e Champions League, për atë aplikacionin RTSH Tani (i përjetshëm qoftë kujtimi i këtij aplikacioni tashmë të zhdukur), për antenat e riparuara, për mënyrën e menaxhimit kompjuterik të programeve, e shumë të tjera. Akuzat ndaj tij ranë njëra pas tjetrës, por ama efekti i tyre, i shoqëruar me spektaklin e arrestimit në momentin kyç të rikandidimit, bëri që drejtori afatshkurtër i mëvonshëm (i zgjedhur pak ditë pasi Gëllçi u neutralizua me arrestim), mbase i terrorizuar nga çfarë i bënë Gëllçit nuk hodhi ndonjë hap me rëndësi dhe dha dorëheqjen shpejt. Më pas një dretor tjetër afatshkurtër, në dijeninë time u njoh në publik vetëm për shkarkimet nga puna që i bëri një morie profesionistësh. Sot, RTSH është jo vetëm pa drejtor, por edhe pa Këshill Drejtues fare. Sot e ka humbur jo vetëm shkëlqimin e përkohshëm që pati në kohën e Gëllçit, por po i bien edhe ciflat e asaj që ka mbetur. Dhe të mendodh që BE kërkon jo vetëm standarde në drejtësi, por edhe përmirësimin e medias publike.
SPAK dhe ajo avokatura sovrane u sollën si ai budallai i dobishëm që me një gur vranë dy zogj të bukur për standardet evropiane. Gëllçit i morën 10 muaj nga jeta në arrest pa standarde, dhe RTSH-së i morën lavdinë që duhej dhe mund të kishte si media publike me standarde. Thoma Gëllçi sot është mirë me shëndet e humor dhe i zgjidh vetë problemet me standardet e arrestimit, por RTSH sot është sëmurë dhe nuk do ishte habi edhe të mbyllej fare. Por, si çdo e keqe që ka një anë të mirë, edhe në këtë rast RTSH e ka akoma një vlerë në rritje dhe kjo është vlera e truallit të godinës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38