Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kim Mehmeti
Në Republikën e Maqedoni së Veriut së shpejti do mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Me çka partitë e këtushme kanë nisur betejën për të ardhur në pushtet dhe për ta drejtuar këtë shtet ku politika është biznesi më fitimprurës dhe ku shumica e sunduesve veprojnë sipas mendësisë komunistë se kapitalist nuk bëhesh me punë, por duke e plaçkitur popullin dhe vendin tënd. Apo se në shtet çdo gjë mund të ndryshojë, por jo edhe çmimi i një votuesi, që nuk duhet ta tejkalojë atë të një deleje. Dhe se shoqëri demokratike është ajo ku një budalla me librezë partiake mund të përfaqësojë me qindra qytetarë të mençur dhe një funksionari hajdut i bie në hise të zhvatë e plaçkitë me mijëra qytetarë të ndershëm.
Beteja e partive të këtushme maqedonase e shqiptare për t’i forcuar koalicionet e tyre parazgjedhore ka shenjat e kah moçme të orvatjes t’i joshin e t’i përfitojnë partitë e etnive më të vogla etnike. Gjë që kryesuesit e këtushëm partiak shqiptarë e maqedonas i bënë të shpërfaqin ndjenja ‘vëllazërore” e të një gjaku politik ndaj turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve.... Por jo edhe ndaj bullgarëve të cilët nuk i dëshiron thuajse askush, mbase pse në Maqedoninë e sotme, ata qëmoti trajtohen si armiq të popullit e të shtetit, me çka çdo kush që i përkrahë ata rreshtohet në frontin antishtetëror.
Dhe përderisa për partitë e etnisë maqedonase është sadopak e kuptueshme të jenë refuzuese ndaj bullgarëve që duan popullit të tyre t’ia ndryshojnë të dhënat në ‘Librin amzë të lindjes’, është krejt e pakuptimtë pse edhe partitë shqiptare udhëhiqen nga mendësia serbe dhe nuk bëjnë të duhurën që sot dhe në këto hapësira ta ripërtërijnë miqësině e kohëve të Rilindjes kombëtare me popullin bullgar.
Po, në Maqedoninë parazgjedhore partitë shqiptare dhe ato maqedonase i forcojnë muskujt zgjedhorë nëpërmjet bashkëpunimit me partitë e turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve..., por jo edhe me ato bullgare. Me çka bullgarët e këtushëm janë lënë ta jetojnë vetmine e tyre parazgjedhore duke u ndje si faktor i parëndësishëm politik. Dhe mbase edhe ta pyesin veten si u bë që nga faktor vendimtar e përcaktues në të shkuarën për fatin e këtij vendi e këtij populli sot të jenë ‘armik’ i tyre.
Dhe mu kjo vetmi e tyre politike parazgjedhore më së miri e shpalos arsyen e heshtjes së bullgarëve të këtushëm, si dhe pse, shpeshherë ata janë të detyruar ta përdorin formulën që e shpikën maqedonasit e gjindshëm: të jetosh në kopenë e etnitetit tënd e të kryqëzohesh në kishë, por për të mbijetuar e për t’u punësuar nëpërmjet çelësit etnik, të deklarohesh se je shqiptar i cili falet në xhami?!
Pra kjo vetmi e tyre më së miri tregon se edhe Maqedonia e sotme është peng e mendësisë politike serbe sipas së cilës mendësi bullgarët e shqiptarët janë armiq të saj të natyrshëm dhe, nëse nuk ia del dot t’i mohojë shqiptarët, atëherë duhet të bëjë çmos që t’i dobësoj sa më shumë e t’i mbajë sa më larg bullgarët. Edhe atë kryesisht duke ua rrezikuar mbijetesën dhe duke i heshtur, ashtu siç i heshtë dhe të gjithë të tjerët që janë të papërdorshëm për partitë politike.
Ndërkohë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, individi nuk ka asnjë vlerë dhe nuk është askush nëse nuk voton për ‘hajdutokratët’ e vet që do e përfaqësojnë nëpër institucionet shtetërore dhe nëse nuk ka librezën e partisë së vet, e cila është ‘diploma’ më superiore për t’u punësua. Pra në Maqedoni mund të jesh, por politikisht të mos ekzistosh, kur je në duart e atyre që bëjnë çmos për t’u dukur më shumë seç janë dhe ndryshe nga ajo që janë.
Po, në Republikën e Maqedonisë së Veriu afrohet dita e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare. Dhe partitë maqedonase premtojnë se nuk do u nënshtrohen kërkesave bullgare dhe nuk do lejojnë dikush nga jashtë t’ua shkruaj historinë, e ato shqiptare betohen se e duan shtetin ku jetojnë dhe se atë do e çojnë drejt Perëndimit.
Ndërkohë, edhe njërit edhe tjetrit nuk duan të përballen me të vërtetën se sa më mirë e kanë drejtuesit partiak, aq më keq e ka shteti dhe sa më shumë varfërohet populli aq më shumë pasurohen pushtetarët. Siç nuk duan të përballen as me të vërtetën se shteti ku ata veprojnë, gjithnjë e më shumë kalbet nga brenda dhe se qytetarët e këtij vendi gjithnjë e më shumë ndjehen si numra të thjeshtë.
Numra që kanë vlerë vetëm gjatë regjistrimit periodik të popullsisë apo gjatë zgjedhjeve kur hapet panairi i shitë-blerjes së votave dhe kur ngrihen çadrat e cirkut parazgjedhorë.
Dhe kur në Republikën e Maqedonisë së Veriut fillon beteja për të përfituar sa mẽ shumë votues, kur te gjithë i harrojnë ofendimet e djeshme të ndërsjella si dhe përkatësin etnike të atyre që do votojnë. Pra kur partiakët i ndjejnë si vëllezër të gjithë përkrahësit dhe votuesit e vet.
Gjë që nuk është fare e çuditshme në këtë vend ku jo vetëm përkatësia partiake, por edhe ajo etnike, për të mbijetuar, ndryshohet sezonalisht. Siç ndodhi, për shembull, me shqiptarët ortodoksë dhe pjesën dërmuese të bullgarëve, te cilët pasi e pranuan mendësinë politike serbe dhe, mbase të lodhur nga vetmia politike, u asimiluan dhe u bënë maqedonas etnik.
Dhe jo vetëm aq por që sot, ata të jenë ndër mbrojtësit më fanatik të etnitetit maqedonas nga rreziku shqiptarë dhe ai bullgarë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38