Flash News

E-TJERA

Tare denoncon: Nis ndërtimi nr.2 brenda zonës së mbrojtur të Parkut të Butrintit

Tare denoncon: Nis ndërtimi nr.2 brenda zonës së mbrojtur të

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare ka denoncuar nisjen e ndërtimeve në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Tare shkruan në Fcaebook plazhi nr. 1, i cili u krye me bekimin e “gardianes” ministres Mirela Kumbaro, prishi relieving shkëmbor të parkut, por edhe bimëisnë unikale të zonës.

“Ndërkohë që dy Gardianët e Trashëgimisë sonë Kulturore dhe Natyrore janë në Paris për të garantuar se Parku Kombëtar i Butrintit do të jetë i sigurtë nga ndertimet, mund ti them te dy gardianeve se as ëe speak sic thuhet në anglisht, ka filluar ndërtimi i Plazhit numër 2 të një prej ndërtuesve brenda zones se mbrojtur se Butrintit. Plazhi numer 1 i cili u krye me bekimin e Guardianes numer 1 znj Kumbaro prishi jo vetem relieven shkembor ( ndaluar kjo me ligj) brenda nje zone te Shpallur Pasuri Boterore por shkaterroi edhe mjedisn e Makies Mediterane ( nje bimesi unikale endemike) te cilen vete Gardiani numer 2 dmth Z. Gonxhe ka bashkepunuar me mua dhe Fondacionin Butrinti per ta ruajtur nga ndertimet qe kishte planifikuar Qeveria Berisha 1.

Tashme ne te njejten tavoline me Unesco-s ne Paris per te folur per standarte dhe kritere jane ulur Gardiania numer 1 e pasurive tona natyrore qe ishte "kumbara" e "Pickes se Vogel" hequr nga zona e mbrojtur e Butrintit me Gardianin numer 2, dmth Z Gonxhe, qe punoi dikur per te mbrojtur vijen bregdetare te Butrintit (e cila po shpartallohet) dhe bimesine endemike Makia Mediterane sebashku me ish Drejtorin e Monumenteve te Qeverise se Saliut 2 qe punoi per te kaluar Ligjin per dhenien me qira biznesit te Pasurive tona Kulturore. Go and figure please”, shkruan Tare.

Të fundit